Raporti sekret: Si funksionon “mafia” e kromit në Bulqizë

Postuar në 02 Maj, 2012 05:57

U desh denoncimi publik i Shemsi Prençit, ish-drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër, në lidhje me aktivitetin mafioz që kryhej në minierat e Bulqizës për të rikthyer vëmendjen e medias në këtë drejtim. “Shekulli” hapet sot me një raport sekret të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Polici, në të cilin zbardhet skema se si funksionon shfrytëzimi i paligjshëm i minierave, jashtë çdo standardi teknik duke sjellë çdo vit viktima nga aksidentet, por edhe nga lufta midis rivalëve jashtë galerive.

Skema është e njëjtë: Hallexhinjtë, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, nxjerrin kromin në sipërfaqe nga minierat e zaptuara nga të fortët e zonës. Më pas këta, ia shesin mallin një kompanie të licencuar me një çmim më të ulët duke ligjëruar kështu aktivitetin dhe të ardhurat. Kompania e licencuar nga ana e saj e dërgon kromin e blerë në Durrës me qëllim eksportin.

Raporti zbardh edhe arsyet e disa vrasjeve në zonë, të cilat lidhen pikërisht me aktivitetin e paligjshëm në minierat e kromit. Për më tepër, vërehet që shteti është i pafuqishëm, pasi siç duket edhe nga raporti, Policia e Shtetit por edhe Prokuroria e Përgjithshme janë në dijeni të asaj çka po ndodh në Bulqizë por deri më tani nuk kanë ndërhyrë.

Ja disa pjesë nga raporti; Në galerinë nr.60, zona D, punojnë në mënyrë të jashtëligjshme një grup punëtorësh për llogari të shtetasve E.C dhe B.Ç. Minerali transportohet nga hyrja e galerisë për në shesh-grumbullimin e zonës D me kafshë ose karroca dore! Pasi e grumbullojnë materialin, këta persona e shesin atë me një çmim më të lirë tek një kompani e licencuar

-Në këtë galeri punojnë në mënyrë të jashtëligjshme punëtorë për llogari të shtetasit L.T.....Zakonisht, punëtorët futën në galeri pasdite, pra jashtë orarit të punës.

-Në galerinë nr.48, nxjerrësit e kromit punojnë për llogari të shtetaseve D.Gj dhe I.J, të cilët janë persona të shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes se kryer në bashkëpunim!

 

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.