Arkiv-Lajme

Shqiptarët protestojnë kundër dhunës shtetërore në Maqedoni; dhe kundër partive të tyre

Postuar në 04 Maj, 2012 08:40

Në klimën jo fort miqësore për shqiptarët pas plojës së kryer ca ditë më parë në afërsi të Shkupit (mbetën të vrarë pesë vetë, katër prej të cilëve ishin të moshës 18-20 vjeç), sot është organizuar një protestë. “Shqiptarët nuk janë terroristë”, “Shqiptarët nuk janë radikalë islamikë”, ishin dy nga parrullat që lexoheshin gjatë protestës, por nga brenda turmës, sipas agjencisë së lajmeve INA, dëgjoheshin dhe zëra që përcillnin mesazhe të ndryshme: “Kaurë”, “Politikanë pederastë”.

Saimir Tahiri: Mafia mbrohet nga Kryeministri

Postuar në 04 Maj, 2012 06:57

Disa orë pasi Śtefan Fŭle kishte mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë të cilit theksoi, ndër të tjera, se sa e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për integrimin e Shqipërisë në BE, deputeti socialist Saimir Tahiri, gjatë diskutimeve të lira, bëri këto akuza të rënda:

Delio Rossi kërkon ndjesë për grushtat mbi lojtarin e vet; por me një ‘por’

Postuar në 04 Maj, 2012 05:10

Delio Rossi ish deri dje trainer i Fiorentinës, që luan në Serinë A të Italisë. Të mërkurën, gjatë ndeshjes së radhës së kampionatit, ai bëri një gjest të paprecedent. Teksa një lojtar i zëvendësuar prej tij doli duke bërë gjeste përqeshëse e duke thënë diçka në adresë të tij, vetë Rossi kthehet vrik dhe i vërsulet me grushta. Ngjarja u filmua e tëra. Presidenti i Fiorentinës, Della Valle, e shkarkoi të nesërmen.

“Trofta” Bossi, asnjëherë në Shqipëri. Ish-Rektori: Se mbaj mend si student

Postuar në 04 Maj, 2012 04:31

Të mbarosh fakultetin dhe të mos të të mbajë mend profesori që të ka dhënë mësim? Ndodh nganjëherë në vendin tonë, por nganjëherë ama. Kështu i ka ndodhur edhe Enzo Bossit tek është diplomuar në vitin 2010 në Universitetin Kristal. “Shqiptarja.com” i referohet sot Marenglen Spiros, ish-Rektorit të këtij Universiteti tek thotë se nuk mban mend të ketë pasur një student të tillë si “trofta Bossi”. Për më tepër që diploma e dhënë mban firmën e Profesor Spiros.

S. Këlliçi riboton Atentatin në Paris; por për Esat Toptanin mendon po njësoj

Postuar në 04 Maj, 2012 03:38

Libri i Skifter Këlliçit me titull Atentat në Paris është publikuar në fund të viteve ‘970, por publiku shqiptar, sipas shumë gjasash, është më familjar me versionin e dramatizuar të tij, që është shfaqur një duzinë herësh në televizionin shtetëror shqiptar (gjithmonë TVSH). Autori e ka ribotuar këtë roman të vetin, por tanimë në një formë të ripunuar me synimin për të “mbushur vrimat” që ka pasur botimi i parë prej rrethanave të censurës e të autocensurës.

Italianët sulmojnë Bossi-n; dhe zhbirilojnë në botën universitare shqiptare

Postuar në 04 Maj, 2012 01:33

Reporteri i së përditshmes italiane la Repubblica, Riccardo Staglianó, kish bërë një shënim dje në versionin online të kësaj gazete lidhur me diplomën e Renzo Bossi-t. Titulli ishte ironik e bënte pak a shumë: “Si mund ta bëjë baltë një legist? Duke marrë një diplomë shqiptare” (vetëm se në vend të fjalës ‘legist’ ish emri i Renzo Bossi-t, alias Trofta). Dhe aty na risillte në vëmendje shtatorin e vitit 2010, kur senatori legist, Piergiorgio Stiffoni, lëshonte rrufe mbi parlamentin europian që kish dhënë ok-in për qarkullimin e lirë të shqiptarëve në zonën Schengen.

Kush mashtron, Universiteti Kristal apo Renzo Bossi?

Postuar në 03 Maj, 2012 14:14

Pas scoop-it lidhur me diplomën shqiptare të djalit të politikanit italian Umberto Bossi, ka reaguar Universiteti Kristal.

François Hollande pushton web-in me shprehjen «Moi président de la République»

Postuar në 03 Maj, 2012 13:38

Në një moment të debatit të mbrëmshëm mes dy kandidatëve për postin e Presidentit të Republikës franceze, Nicholas Sarkozy e François Hollande, fjalën e mori i dyti, dhe përdori si leitmotif a refren shprehjen «Moi président de la République». Donte të bënte një seri premtimesh, gjithsej 15, dhe për këtë arsye tha 15 herë “Moi président de la République” në kuptimin “unë, nëse do të zgjidhem në postin e Presidentit të Republikës ....”. E pas çdo here vijonte një premtim. Tri minuta të plota iu deshën për t’i dhënë fund këtij ligjërimi të dominuar nga ky togfjalësh.

Kosova, sot pa politikë dhe politikanë

Postuar në 03 Maj, 2012 12:42

  Qytetarët e Kosovës kaluan një ditë ndryshe sot. Televizionet, radiot, gazetat dhe portalet në internet nuk kanë publikuar që prej fillimit të ditës së sotme të gjitha aktivitetet e institucioneve qeveritare dhe të partive politike. Bojkoti bëhet sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit kundër ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat parashikojnë kriminalizimin e shkrimeve investigative dhe publikimin e burimeve në rastet kur gazetarët përballen me procese gjyqësore  .

Një diplomë e Universitetit Kristal i ka rënë në dorë ngelësit me patentë, Renzo Bossi

Postuar në 03 Maj, 2012 10:11

Renzo Bossi, i biri i udhëheqësit të partisë Lega Nord, Umbertos, me amen-in e inkurajimin e këtij të fundit, ka kohë që i është futur politikës. “Është delfini yt?”, e pyetën Bossi-n senior njëherë. “Jo, është Trofta ime ime”, u përgjigj ai duke bërë ironi me të birin. Dhe duhet thënë se Trofta nuk ka shkëlqyer në shkollë. Provimet e maturës i ka marrë në moshën 21 vjeçare, pas disa tentativash e pas disa vajtimeve e denoncimeve publike të të atit mbi diskriminimin e tij për arsye politike e ideologjike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme