Saimir Tahiri: Mafia mbrohet nga Kryeministri

Postuar në 04 Maj, 2012 06:57

Disa orë pasi Śtefan Fŭle kishte mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë të cilit theksoi, ndër të tjera, se sa e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për integrimin e Shqipërisë në BE, deputeti socialist Saimir Tahiri, gjatë diskutimeve të lira, bëri këto akuza të rënda:

“Drejtori i policisë Shemsi Prençi theu kodin e heshtjes së mafies në luftën e tij të vogël kundër krimit të organizuar. Denoncoi korrupsionin. Ia denoncoi strukturave të shtetit. Ia denoncoi Sali Berishës. Po kjo është qeveria që korrupsionin e mban në këmbë, duke gjunjëzuar njerëzit e ndershëm dhe ata që e luftojnë atë. Kjo është qeveria që gjunjëzon profesionistët, për të mbajtur në këmbë militantët mediokër, që pavarësisht dialektit, dinë të flasin vetëm gjuhën e mafies dhe përfitimeve të paligjshme. Sepse kryeministri vetë, i është gjunjëzuar të birit sekser, të bijës koperturë, ish badigardit mafioz, ministrave që vrasin njerëz e shpëtojnë nga burgu me avokatë sekserë e gjyqtarë pazarxhinj”

Deputeti socialist theksoi se Berisha është kapobanda i kromit. “Një drejtor policie në Bulqizë theu heshtjen në luftën e tij të vogël për të thyer kodin e mafies, mafies së shpellave të kromit siç e quajti ai. Shefat e tij, dhe më i pari vetë Sali Berisha, e hodhën në rrugë. Në Bulqizë po konsumohet një masakër e tërë, me një qytet të nënshtruar ndaj bandave mafioze, që kokën e kanë në Tiranë, e mercenarët në shpellat e kromit. Ndërkohë që fëmijë e të moshuar, gra e burra, janë ushtria e tërë e skllevërve që varfëria e tyre dhe uria e të babëziturve i detyron të mbledhin mineral me trastë në dorë e tua shesin agallarëve me lekë në dorë”, tha Tahiri.

Deputeti Tahiri pohoi se lufta për kromin po merr jetë njerëzish, të vrarë me armë e të zhytur në shpella. “Megi, vajza 25-vjeçare që gjeti vdekjen nga plumbat natën e 2 shkurtit të këtij viti te Komuna e Parisit, mu në mes të Tiranës, është viktima e pafajshme e plumbave të mafies së kromit. Sa të tjerë vriten, plagosen, masakrohen për kromin e paligjshëm. Sepse kodi i mafies i lan hesapet pa fjalë, me konsensusin në tytë të kallashnikovit, mu nën hundën e qeverisë, nën hundën e Sali Berishës, por dhe nën hundën tonë, të medias e publikut. Kodi i heshtjes vlen për ata, për kriminelët e kromit, për agallarët e galerive, për qeveritarët që mbushin xhepat, për zyrtarët e marrë peng nga mafia”, deklaroi Tahiri.

Ç’do të kish thënë Fŭle-ja, po të kish dëgjuar këto fjalë të deputetit Tahiri?

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by endri (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Sajmir Tahiri ben mire te shkoje ne gjykate ku eshte paditur per shpifje dhe te mos fshihet si nje frikacak qe bertet si burrec ne parlament dhe fshihet si bythec ne gjykate ! Nese Fyle do kishte degjuar fjalimin e Tahirit jam i sigurte qe nuk do te ishte eksituar si Zaloshnja por do te kishte pyetur veten se perse ku njeri nuk ndodhet ne prokurori per te deponuar faktet ku mbeshtet fjalet qe thote ose nen akuze per fshehje te provave te krimit - (po e perjashtojme vraintin qe genjen sepse per Zaloshnjen kjo do te ishte e pamundur pasi PS nuk genjen)</p>

Submitted by Fiku detit (not verified) on

<p>&nbsp;Fyle do thosh z. Zaloshnja : &quot; Kenga eshte e bukur ; kompozitorin nuk e honeps ! &quot;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.