Kosova, sot pa politikë dhe politikanë

Postuar në 03 Maj, 2012 12:42

  Qytetarët e Kosovës kaluan një ditë ndryshe sot. Televizionet, radiot, gazetat dhe portalet në internet nuk kanë publikuar që prej fillimit të ditës së sotme të gjitha aktivitetet e institucioneve qeveritare dhe të partive politike. Bojkoti bëhet sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit kundër ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat parashikojnë kriminalizimin e shkrimeve investigative dhe publikimin e burimeve në rastet kur gazetarët përballen me procese gjyqësore  . “Gazetat do të publikojnë njoftimin për bojkot dhe nëpër faqet e tyre të cilat mbulohen me lajme të aktiviteteve të institucioneve do të ketë hapësira të zbrazura, ose në to do të vendoset shenja e bojkotit “Stop Playing”. Televizionet do të japin njoftimin dhe arsyetimin për bojkot gjatë edicioneve të lajmeve, si dhe për 10 sekonda do të transmetojnë shenjën e bojkotit. Po ashtu, sipas tij, edhe agjencitë e lajmeve do të mbajnë shenjat e bojkotit të postuara gjatë gjithë ditës. Ndërsa radiot, gjatë edicioneve të lajmeve do të japin njoftimin për bojkot dhe do të vendosin fishkëllim bilbili për 10 sekonda”, - citojnë mediet e Kosovës, Kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës, Arben Ahmeti.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.