S. Këlliçi riboton Atentatin në Paris; por për Esat Toptanin mendon po njësoj

Libri i Skifter Këlliçit me titull Atentat në Paris është publikuar në fund të viteve ‘970, por publiku shqiptar, sipas shumë gjasash, është më familjar me versionin e dramatizuar të tij, që është shfaqur një duzinë herësh në televizionin shtetëror shqiptar (gjithmonë TVSH). Autori e ka ribotuar këtë roman të vetin, por tanimë në një formë të ripunuar me synimin për të “mbushur vrimat” që ka pasur botimi i parë prej rrethanave të censurës e të autocensurës. Por nga një intervistë e Këlliçit për shqiptaren.com marrim vesh se ndryshimet, edhe pse mund të jenë të shumta, nuk janë esenciale; të paktën, qëndrimi ndaj Esat Pashë Toptanit është po ai. Koha që ndan botimin e parë nga i dyti nuk ka bërë gjë tjetër, veçse i ka dhënë autorit prova të tjera që e nënvizojnë dhe e përforcojnë bindjen që ai ka pasur, dmth që Esat Toptani “është një veprimtar politik që punoi kundër interesave kombëtare”.
Re.Pu.
Comments
Esat Toptani,Ahmet Zogu dhe

Esat Toptani,Ahmet Zogu dhe berisha jane njesoj,kuislinge tradhetare te Shqiperise,saliu ja kalon per kohen qe po jetojme 2012

shiti nafte tek serbi ,linja e Interkonjuksionit etj,shiti detin te greku etj dhe urrejtja kaq e madhe sa te vrase jashte dyerve te Kryeministrise ?????

Vetem Haga i zgjidh punet .

Prite kur te na dale edhe

Prite kur te na dale edhe Esati me master nga Kristali. Viti akademik 1919-1920. Dhurate nga nipat post-mortem.

Shume mire Skifter. Nuk duhet

Shume mire Skifter. Nuk duhet te mohojme bindjet tona per t'i bere qefin epokes ne te cilen jetojme, apo personave te veçante. Aq me shume per ty qe ke qene ne shenjestren e Sigurimit te mallkuar shqiptar, per qendrimet e tua "liberale". Kur kam qene i ri kam lexuar edhe nje liber tjeter nga ty, qe fliste per muziken dhe kompozitoret e medhenj.

Add new comment