Një diplomë e Universitetit Kristal i ka rënë në dorë ngelësit me patentë, Renzo Bossi

Postuar në 03 Maj, 2012 10:11

Renzo Bossi, i biri i udhëheqësit të partisë Lega Nord, Umbertos, me amen-in e inkurajimin e këtij të fundit, ka kohë që i është futur politikës. “Është delfini yt?”, e pyetën Bossi-n senior njëherë. “Jo, është Trofta ime ime”, u përgjigj ai duke bërë ironi me të birin. Dhe duhet thënë se Trofta nuk ka shkëlqyer në shkollë. Provimet e maturës i ka marrë në moshën 21 vjeçare, pas disa tentativash e pas disa vajtimeve e denoncimeve publike të të atit mbi diskriminimin e tij për arsye politike e ideologjike.

Lidhur me ecurinë e tij shkollore, më e bukura del tani. Shqiptarja.com në versionin online ka publikuar një fakt ‘shumë interesant’, me burim policinë financiare dhe prokurorinë italiane që po heton zullumet e familjes Bossi. Trofta ka një diplomë shqiptare. E ka marrë në vitin 2010 në Universitetin e famshëm me emrin .... Kristal. Tok me të ka qenë dhe një legist tjetër, Pier Mosca, që i shërbente familjes. Edhe ky ka marrë një diplomë të Kristalit. Njësoj me Bossi-n e në stilin 'kristalin': në harkun e një viti. Sipas gazetës italiane la Repubblica, “ekziston dyshimi që këto dy diploma të jenë marrë në këmbim të parave të paguara”.

Nuk na falet që s’na ka shkuar mendja se Renzo Bossi, alias Trofta, mund të kish një diplomë të Universitetit Kristal.

M.N.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Te Kristali, nje e njohura ime qe punon ne nje institucion shendetesor publik, do te diplomohet vitin qe vjen... Ka disa muaj qe eshte rregjistruar, por diplomen do ta marre kur te dale... ne Pension. Ndoshta nuk e merr fare... Rregjistrimi eshte sa per te qendruar edhe pak muaj ne pune, pasi keshtu i erdhi urdheri nga vartesit e LSI-stit Vasili. "Kush nuk rregjistrohet per ne Universitet, do humbase punen..." Ky eshte nje urdher banditeskt dhe "vjedhje nen dhune", e cila ka nisur qe ne kohen kur minister ka qene opozitari Ndoka. Ligji duhet te ndryshoje ne kete drejtim: Duhet qe me univesritet e master te jene punonjesit e ri, por jo infermieret qe kane mbi 20 vite pune, qe dine e njohin 100 here me mire profesionin se cdo i shkolluar ne 20 vite tranzicion.

Jam i sigurte qe djali i ketij Bossit nuk ka qene asnjehere te Kristali... Po ka qene ai vetem 1 dite, hallall e paste diplomen...

Submitted by Dorian (not verified) on

Nje gje me habit! Si ka mundesi qe ne nje vend te detyrueshem, pra aty ku kerkohet atesia, ai vend te jete bosh? Me sa di une dhe me sa po e shoh per momentin dhe diplomen time, kjo eshte e detyrueshme. Pra nje menyre qe te provohet "origjinaliteti" i dhenies se provimeve, marrjes se diplomes apo ku di une.

Submitted by Lom Deliu (not verified) on

Çfare keni o shqiptar nuk thoni shyqyr se rriten eksportet dhe Fullani me Salen

na rrisin dhe GDP-në.

Kesaj i thone : Selanik e tatepjete mut ka qene e mut do jete.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Pse njihen diplomat  'Kristali' dhe ne Itali ?!

Submitted by Ilir (not verified) on

Mustafa do pare edhe Ministrat, deputetet, drejtoret, menaxheret, dhe te gjithe me radhe...........se cfare behet bile do pare se mos edhe Presidenti ate Doktoraturen edhe itali e ka fallso .....apo edhe te tjere edhe te tjere....Shqiperia eshte mbushr shume te tiel sidomos nga Bankat......shihe pak te ashtuquajturin NYUniverisity  Tirana qe ska lidhje fare me ate te NY sot ke shume qe i ke menaxher neper banka..................

Submitted by xhulia ana (not verified) on

po kristali njihet ne te gjithe europen dhe kjo eshte e vertete! pastaj universiteti kristal nuk eshte i vetmi qe jep diploma.......te gjith universitetet private ne shqiperi japin

Submitted by Astrit (not verified) on

Une ndaj mendimin e shume gazetareve dhe te nje pjesete opinionit: ky eshte nje skandal i vertete qe meriton te hetohet. Sistemi arsimor i vendit eshte i semure dhe investigime te tila mbase behen sebep qe te permiresojme sistemin.

Nje gje me bie ne sy kur shikoj diploment origjinale: "gjuha e huaj 8 (tete), matematika 10 (dhjete)"... Qe ky djale ngeles ne Itali te jete permiresuar ne matematike eshte pak probabel por jo e pamundur. Por gjuha e huaj??? Cilen gjuhe te huaj paska dhene ky qe nuk e ka marre dot 10? Italishten?

Kasaphana e universiteteve private duhet te marre fund sa me pare. Shpresoj qe me kete rast skandali te rritet e te arrije permasa te tilla qe qeveria te mos e evitoje dot me por te vere dore.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.