Delio Rossi kërkon ndjesë për grushtat mbi lojtarin e vet; por me një ‘por’

Postuar në 04 Maj, 2012 05:10

Delio Rossi ish deri dje trainer i Fiorentinës, që luan në Serinë A të Italisë. Të mërkurën, gjatë ndeshjes së radhës së kampionatit, ai bëri një gjest të paprecedent. Teksa një lojtar i zëvendësuar prej tij doli duke bërë gjeste përqeshëse e duke thënë diçka në adresë të tij, vetë Rossi kthehet vrik dhe i vërsulet me grushta. Ngjarja u filmua e tëra. Presidenti i Fiorentinës, Della Valle, e shkarkoi të nesërmen.

Dje ishte hera e reagimit të Delio Rossi-t. Dhe gjëja e parë që bëri ish të dënonte veprimin e kryer: “U kërkoj falje të gjithëve, njerëzve të Firences, lojtarëve të mij, klubit, dhe Ljajiçit (lojtari, me të cilin u ndesh). Ajo që unë bëra ishte e shëmtuar. Por ....”.

Pati një ‘por’ në ndërhyrjen e vet para gazetarëve. “Por.... ka gjëra, me të cilat nuk bëj dot kompromis. Dhe këto gjëra janë respekti për personin tim, për punën time, për skuadrën e për familjen. Nëse më prekin në këto pika, atëherë .... dhe ta dini që më kanë prekur në këto pika.”

Dhe për ta bërë më bindës ‘por’-in e vet, shtoi: “Nuk kam thënë kurrë që jam Padre Pio”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>O Muç, tani ta kemi mesuar permendesh stilin. Vetem nje poliglot si ti mund te kete aftesine te mendoje ne gjuhe te huaj e njekohesisht te shkruaje ne shqip perla frazeologjike si &quot;Dje ishte hera e reagimit...&quot;. &nbsp;Apo mos ishte thjesht e perkthyer fjale per fjale?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.