François Hollande pushton web-in me shprehjen «Moi président de la République»

Në një moment të debatit të mbrëmshëm mes dy kandidatëve për postin e Presidentit të Republikës franceze, Nicholas Sarkozy e François Hollande, fjalën e mori i dyti, dhe përdori si leitmotif a refren shprehjen «Moi président de la République». Donte të bënte një seri premtimesh, gjithsej 15, dhe për këtë arsye tha 15 herë “Moi président de la République” në kuptimin “unë, nëse do të zgjidhem në postin e Presidentit të Republikës ....”. E pas çdo here vijonte një premtim. Tri minuta të plota iu deshën për t’i dhënë fund këtij ligjërimi të dominuar nga ky togfjalësh. Më pas, në vetëm pak orë janë hedhur në Youtube disa video që përmbanin këtë mesazh elektoral. Disa rapper-a francezë kanë përdorur këtë copë të fjalimit të Hollande-it për ta përdorur si tekst në këngët e duetit Daft Punk.
E.G.
Comments
kjo me kujton nje djale te ri
<p>kjo me kujton nje djale te ri nga parisi, qe kendonte O Tiron Tirona dhe O Doktor Rrumpalla. Edhe ai na kenaqi per disa vite (une ne fakt asnjehere, por i referohem socialistave te Respublices), por tani sikur na ka merzit pak, apo jo Muco?</p><p>Me Hollande, nje gje eshte e sigurte, qe Franca do te shkoje disa vite per lesh. Jo se me Sarkozy-ne po ecte me cudira. Por me Hollande do te shkoje me keq. Kjo tregon qarte inatin qe populli ka me te pasurin dhe ne vecanti me simbolin e kapitalistit. Me kujton ate shprehjen: per inat te sime vjerre shkoj me mullixhiun. Keshtu qe mund te qendrojme rehat, ne shqiptaret, nuk jena aq keq persa i perket marrezive.</p>
Ore po me mullizhin ckeni ju
<p>Ore po me mullizhin ckeni ju shqiptaret se se marr vesh une</p>
Add new comment