Kush mashtron, Universiteti Kristal apo Renzo Bossi?

Pas scoop-it lidhur me diplomën shqiptare të djalit të politikanit italian Umberto Bossi, ka reaguar Universiteti Kristal. Ja teksti i drejtuesve të këtij Universiteti të shpërndarë për mass-media-n: “....Universiteti Kristal dëshiron të sqarojë opinionin publik [se] shtetasi italian Pierangelo Moscagiuro është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. [Ndërsa] shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. “ (Marrë nga balkanweb.com)
Ka një kontradiktë mes pretendimeve të Universitetit Kristal dhe informacioneve që vijnë nga Italia. Të gjitha agjencitë e lajmeve e gazetat italiane thonë se Renzo Bossi ka përfunduar maturën, pas shumë rropatjeve, në moshën 21 vjeçare; ai e ka marrë dëftesën e pjekurisë në muajin qershor të vitit 2009. Pa marrë këtë dëftesë, ai s’mund të regjistrohet në asnjë universitet të botës. Mirëpo ja që ai qenka regjistruar në Universitetin Kristal në vitin shkollor 2007-2008. Këtë na e thotë vetë Universiteti në njoftimin e mësipërm. Nëse Universiteti thotë të vërtetën, atëherë i bie që Renzo Bossi është regjistruar me ndonjë dëftesë italiane të rreme. Nëse dëftesa e tij e maturës nuk është e rreme, atëherë i bie që gënjen Universiteti Kristal, dhe që Bossi është regjistruar pas qershorit të vitit 2009.
Në fqinjin tonë të pëtejdetit nuk është ngritur ende dyshimi që Bossi junior të ketë ardhur në Tiranë me dëftesë të rreme. Përkundrazi, sipas gazetave italiane, të cilat u referohen fjalëve të hetuesve, Renzo Bossi ka marrë ‘tre vjet në një’ në Universitetin Kristal. Gjë për t’u provuar, sigurisht.
Re.Pu.
Comments
A nuk e keni degjuar te rene?

A nuk e keni degjuar te rene? Ne mender-universitetin Kristal ben (me mik) 15000 euro nje diplome per farmacist, diplome qe merret vetem duke u regjistrur. Po kush eshte nje sekser i kesaj pune? Nje me emrin E. Beqiraj. Merreni si thashethem, ëëëëëëëëëë? Se mos te ne ndodhin gjera te tilla. Larg qoftë!

si duket te gjitha diplomat

si duket te gjitha diplomat ne KRISTAL janë te falsifikuara,shko deri ne Tiran paguaj lekun per 3 vite dhe kthehu me diplomë,e cila nuk vlen asgjë.

Eshte e cuditeshme se per

Eshte e cuditeshme se per cfare harxhojne energji gazetaret,lexuesi,publiku etj,per kete lajm.Nga qe jemi nje shoqeri e sajuar,ne

te gjitha nivelet,pa moral,diskutojme per gjera qe i dime te gjithe,se cfare ndodh ne universitetet shqiptare,qe vete edhe disa perso

nazhe te "larta" jane diplomuar ne kete fare feje.Shikoni diplomat,kualifikimet e deputeteve,te iken truni,me mastera,phd,doctorratura,qe

po te jene te verteta,cdo njeri ne bote do i kishte zili.Shikoni kush jane pronaret e universiteteve,injorante klasike,shumica pa shkolle,dhe besoj

diplomen e pare ja kane dhene vetes.Eshte shume turp me keto universitete qe ka Shqiperia,tani po infektojme edhe te huajt per marrje diplomash

dhe Saliu mund te thote tani qe e kemi aq te zhvilluar arsimin e larte,sa vijne edhe te huaj te kryejne studimet.

O fort fare se te Opinion i

O fort fare se te Opinion i Fevzos ishin mbledhur per te diskutuar universitet ca dite perpara.

Ky Kristali ta dergon diplomen me poste. Hallall zotit...kot u ludha me masterin ketu ne USA kur mund te ma sidhte posta shqiptare rekomande.

O deti adriatik i Amerikes:

O deti adriatik i Amerikes: nuk thuhet "te ma siDHte" por "te ma siLLte". Meso shqipt njehere pastaj bej masterin atje!

Keteproblem e zgjidhe

Keteproblem e zgjidhe programi i Canal TV - 5 te mediasetit ne Itali "STRISCIA LA NOTIZA" .

Dergojani atyre se e zgjidhin menjihere.

Miq te ResPublika-s! Me vjen

Miq te ResPublika-s! Me vjen mire qe po i kushtoni vemendje ketij fakti. Dhe eshte vertet bukur, pasi keto dite keni patur diten tuaj, te medias.

Fillimisht, duke u ankuar neper TV e shtyp per veshtiresite e zanatit tuaj, po na trajnoni dhe ne me mjaft elemente te zanatit tuaj (te themi, po na qartesoni dallimin e faktit nga lajmi, e ketij te fundit nga opinioni ose komenti, apo investigimin ne kerkim te se vertetes etj). Por, po na njihni edhe me veshtiresite e zanatit tuaj - e, ne kete rast, e tille do te ishte pamundesia per te gjetur e publikuar disa te vertete qe i sherbejne publikut, jo vetem si informacion, por dhe per t'u orientuar ne kaosin e kesaj jete "demokratike". Ajo qe me ben pershtypje ne kete lajm eshte gatishmeria juaj - jo vetem e ResPublika-s per ta publikuar kete zbulim bere ne Itali. Do ta vleresoja, nese do te ishte nje afere e tipit Berisha- Fazlliç, ku avancimi do te ishte i veshtire vertet. Por te ngazelleheni, pse u gjet nje deftese, leshuar nga nje kioske e dijes e quajtur Kristal, kur nje avaz i tille ka me vite qe gelon diten per diell ne mbare vendin tone, kjo me duket vertet qesharake. Cdo gazetar, kushdo qofte ai, do mund të siguronte me qindra deshmi te te vertetave edhe me skandaloze se kjo e fatlumit Renato, te atij Bossit te famshem - mik i ketij bosit tone te famshem. Ndoshta edhe e kane bere, e nese keshtu, OK. Por, a nuk eshte ngazellimi juaj rreth ketij "zbulimi" nje rast tipik i inferioritetit provincial? A vertet mendoni se duke publikuar cka publikohet ne Itali [nje dy-pllomë e kioskes kristal], po informoni studentet tane se cfare behet ne mjediset tona universitare? Po u a kursej une mundin, mos u lodhni kot t'u tregoni minaren besimtareve, pasi "fashti qe duket nuk do me kallauz". Do me vinte mire nese ju, gazetaret, te hetoni me tej, ne te gjithe sistemin e akreditimit - vleresimi - rangimit, me se pari, e, ne vijim, neper hullite e MASH, per t'i treguar publikut se ku e ka zanafillen kjo e keqe qe po e derrmon trurin dhe shpirtin e te rinjve tane. Ju siguroj per dy gjera - nuk eshte shume e veshtire dhe do te jene te shumete ata qe do t'ua dine per nder. Pse jo femijet ose vellezerit e motrat tuaj, pse jo dhe ndonje komshi.

Zotni "Iluminist". Ma shume

Zotni "Iluminist". Ma shume do te kishte vlere fjala jote sikur te delshe me emen e mbiemen si na disa ketu ne kete gazete e stilit europian dhe te mos japish opinione gjykuese si ai qe hjedh gurin nga mbas gardhi. Ky veprim bjen ne kundershtim me vete Iluminizmin.

Se dyti a harrove se pikrisht njaja MINARJA 600 vjeçare, qe po permend zotrrote dhe po i reshet pa za, na i ka katandise keto trojet tona shqiptare ne kete mjerim e ku rinia po na bahet edhe terroriste islamike me fame neper bote ?!

Gazetaria zotni nuk bahet me lajka a me dredha o nenkuptime. Gazetaria bahet tue trajtue guximshem temat e nxehta, pa e shikjue asnji person ne fetyre se kush asht a kush nuk asht, a po na i mbete hatri o jo, a po me sulmojne a jo, a po ia shof sherrin o jo. Kjo quhet gazetari e vertete. Te tjerat jane limonata.

Jam nje student Shqiptar ne

Jam nje student Shqiptar ne Itali.Studjoj ketu prej 8 vjetesh,per Inxhinjeri Ndertimi.Kam vuajtur,qe vecse zoti dhe une e di.Tashme me mungojne vecse 5 provimet e fundit,per te mbaruar studimet.Para disa kohesh,diskutoja me nje shkoun tim Shqiptar te vuajtje dhe te halleve ketu ne Itali,se kishim gabuar qe kishim zgjedhur Italine per te studjuar,nderkohe qe shoket tane ne Shqiperi,jo vetem qe i kane mbaruar tashme studimet ne Inxhinjeri Ndertimi,por kane bere edhe para te madhe,nderkohe qe ne vazhdojme kamarier Part-Time dhe studimet njekohesisht.Natyrisht qe ndoshta gaboheshim,por kjo eshte e verteta.Une personalisht di te them,qe sakrifica per tu bere Inxhinjer Ndertimi ne Itali eshte shume e madhe,e po ta dija keshtu qe ne fillim te studimeve,jam akoma i bindur qe nuk ja vlen edhe pse ka plasur skandali Renzo Bossi,qe kerkon dhoma gazi per Shqiptaret.Megjithate historia eshte e pameshirshme dhe hakmarrese.Nderkohe qe kerkohej zhdukja e Kosovareve,e se Milloshevici po vepronte shume mire,qe kerkonte ti shfaroste,djali i Umberto Bossit,nje injorant i mirfillte,e madje nje idiot spektakolar,na qenka dipllomuar ne Shqiperi,ne vendin tone te dashur,qe deri dje na quanin injorante qe u duhet ndaluar te shkelin Europen,qofte per pune,e qofte per studime,e se vetem dhomat e gazit e mbytja e anijeve me emigrante Shqiptar ne det ishte denimi merituar.Ketu ne Itali,po perhapet nje debat i madh,rreth diplomes se "Peshkut Trofte" e po dalin ne pah vlerat e Shqipatreve qe studjojne ne Itali e mbare Europen.Nderkohe qe Shqiptaret kerkojne fakultete cilesore per te studjuar,e sakrifikojne ne maksimum per te arritur kete,djali i rracistit anti-Shqiptar shkon ne shtepine e Shqipatreve te urryer per te rrembyer nje cope dipllome,qe dhe vete Shqipatret refuzojne ta kene.Keshtu po shprehen mediat e ketushme.Pergezimet e mija Respublica.al per kete fushate ndergjegjesimi qe po nderrmerr.Pasuria,zhvillimi,prosperiteti dhe mireqenia e nje kombi fillon nga arsimimi.Nje profesor Italian i ketushem,mbasi na mori shpirtin ne lenden e vet ne fund na tha."Ndokush nga ju,mund te mos jete dakort,me stermundimin qe une ju imponova,por une jam profesor shtoi ai,dhe nqs nuk e bej punen time ne rreptesine me te madhe te mundshme,behem autori i vrasjes se nje kombi,e mqs ketu ka dhe plot studente te huaj,aq me keq akoma,rrezikoj te vras disa kombe njekohesisht,u shpreh ai"Pershendetje,dhe shpresoj qe ne vendin tim te shpirtit,zemres dhe mendjes,gjerat te ndryshojne sa me pare.

Bravo!

Bravo!

I nderuar Enerti...Me mire

I nderuar Enerti...Me mire kamariere ne itali, e me vuajtje, e me nje shkolle e studime dinjitoze e te shperblyeshme me vone, sesa nje parazit ne Shqiperi me nje diplome te blere e pune te pandershme.

Te uroj suksese ne provime dhe nje pune sa me te mire ne Itali. Je ne nje vend te bekuar.

si thashethem qarkullon edhe

si thashethem qarkullon edhe se "disa" muratore e zanatcinj kane te njejten diplome si te "troftes" se Bossi-t ngaqe ne kohen qe kane bere punimet e suvatimet apo ku di une,me pretekstin qe nuk ka likuiditet(muratoret e kuptonin si term!!!),"shefi i godines universitare" ju dha nga cope kartoni me vlere tek 2500-3000 euro....

Po per Kristalin dihet qe me

Po per Kristalin dihet qe me 2000 Euro e merr nje vit universitet dhe me 6000 e merr bachelorin pa vajtur fare

..................... po,

..................... po, merr "bathore-lorin"

Po kristali kot flet se edhe

Po kristali kot flet se edhe sikur ta ket "mashtruar" ky tipi me dipllome gjimnazi fallco, si ka mundsi qe dipllomohet pa u paraqitur asnjeher ne shkolle?! Per me teper pa ditur asnje fjal ne shqip?! hahaha

Kaq e pat dhe kristali! hahahaha

KristSali

KristSali

Studentit shqitar ne Itali

Studentit shqitar ne Itali Enerti Begaj!

Mos u merzit aspak se koha do te te vij e mbar dhe mundi nuk do te shkoje kot. Vazhdo rrugen qe ke nisur dhe heret apo vone do te ia dalish dhe do te keshe sukses. Te keshilloj te mos kethehesh ne Shqiperi se ke mbarue me te tana. Aty nuk te don kush me diplome europiane. Ti mettono il bastone tra le ruote. Do te me kujtosh, shpresoj per te mire. Ta tham me gjith zemer si te ishe djali i im. Kriza asht nji periudhe historikisht tranzitore. Neve kaluem kohen e diktatures se komunizmit qe na u dukte e perjetshem dhe tash 22 vite po e gezojme lirine, ketu ne prendim. Edhe un jam ne Itali. Sikur vetem kryeveprat botnore te artit te shikosh, ti i jep kuptim jetes sate. Vijne nga e gjithe bota vizitor ne Itali per ti pare keto kryevepra. Mos e humb rastin se jeta vetem nji here jetohet.

Add new comment