“Trofta” Bossi, asnjëherë në Shqipëri. Ish-Rektori: Se mbaj mend si student

Postuar në 04 Maj, 2012 04:31

Të mbarosh fakultetin dhe të mos të të mbajë mend profesori që të ka dhënë mësim? Ndodh nganjëherë në vendin tonë, por nganjëherë ama. Kështu i ka ndodhur edhe Enzo Bossit tek është diplomuar në vitin 2010 në Universitetin Kristal. “Shqiptarja.com” i referohet sot Marenglen Spiros, ish-Rektorit të këtij Universiteti tek thotë se nuk mban mend të ketë pasur një student të tillë si “trofta Bossi”. Për më tepër që diploma e dhënë mban firmën e Profesor Spiros.

Dyshimeve që Bossi e ka marrë diplomën pa ardhur asnjëherë në Shqipëri, i shtohet edhe deklarimi i Ambasadës Italiane. Gazeta citon burime nga kjo ambasadë, të cilët theksojnë se nuk janë vënë në dijeni për një vizitë të Bossit në Shqipëri. “Aq më tepër kur në mars 2010 ai u zgjodh si anëtar i krahinës së Lombardisë, duke u bërë një politikan zyrtar dhe sipas protokollit, në rast ai kishte ardhur në Shqipëri, ambasada italiane në Tiranë duhej ta dinte patjetër”, - shkruan gazeta.

S.E.

Comments

Submitted by victory (not verified) on

Prokuroria duhet te veproje menjehere. Te implikuarit ne dhenien e kesaj diplome te shkojne para drejtesise!Neve, nuk ka pse na shqeteson fakti qe "trofta" na qenka me diplome false, por kush e ka leshuar ate dhe a ka diploma te tjera falso?.( sigurisht qe ne shumicen e tyre jane te tilla) Kurajo ,prokuroria!  Ne jami te bindur qe qe shumica e universiteteve private vuajne te njejtat semundje dhe simptoma.

Submitted by Anonimi_i_paanshem (not verified) on

Perkthimi "trofta" eshte i gabuar. Nuk duhet te perkthehet fjale per fjale. Perkthimi i sakte duhet "trupeshk", ky eshte percaktimi i sakte ne shqip per nje njeri te trashe.

Submitted by Johnny (not verified) on

Ore po shifni sa vula ka ne pashaporte ky tipi se me skaf ska ardh nga italia . . . pa dogane e ka fut rektori i kristalit kete sa here qe eshte futur ne shqiperi, neseeshte futur ne shqiperi. Kristal hesapi.

Submitted by Alba (not verified) on

Ky eshte nje nga rastet e shpallura publikisht per kete fenomen i cili ndodh rendom ne universitetet private. Duhej italiani qe te nxirrte ne pah cfare ndodh ne Shqiperi! Kjo eshte nje skandal i madh per universitetin Kristal dhe drejtuesit e tij, por deri ne momentin kur jane te lidhur ngushte me qeverine qe i mban akoma aty ku jane, ata nuk tremben nga asgje! Turp!

Submitted by Artisti (not verified) on

Le ta bejne organet kopetente shembull kete universitet, qe te marrin vesh mashturesit se diplloma nuk shitet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.