Freedom Information Act – ky është emri i reformës ligjore të PS-së në mass-media

Edi Rama e ka emërtuar në mënyrë pretencioze e në stilin amerikan ndërhyrjen ligjore që do të bëjë me të ardhur në pushtet në funksion të përmirësimit të klimës së lirisë së shtypit. “Freedom Information Act” – ky është emri që ai e ka bërë publik në një takim të hapur që ka patur me puntorë e njerëz të mass-media-s. Dhe në qendër të këtij ligji do të jetë mundësimi i “aksesit të menjëhershëm të gazetarëve në çdo dokument zyrtar të çdo dikasteri dhe agjencie shtetërore”. “Kjo do të vendoset në themel të punës, qysh në ditën e parë të qeverisjes socialiste.”- tha i pari i PS-së, dhe me këtë ka bërë një premtim shumë të rëndësishëm, që e ndihmon shtypin të ushtrojë një nga funksionet bazë të vetat, dmth të bëjë transparencën e qeverisjes.
Sipas Temës, Rama ka bërë dhe dy premtime të tjera të rëndësishme: 1. Krijimin e një Radio Televizioni publik sipas standardeve; dhe 2. Krijimin e një kuadri ligjor transparent në lidhje me reklamat. Veçse këto dy premtime të fundit kanë nevojë të detajohen e të shpjegohen.
Sipas Panoramës, Rama, në ndryshim nga tryezat e rrumbullakta për tema të tjera, ka folur pak duke ua lënë radhën të tjerëve.
Re.Pu.
Comments
O Muco, mos te lutem se po
<p>O Muco, mos te lutem se po uleras neper shtepi prej nervave! Po plotesoje o burre pak artikullin! Per shembull, ne lidhje me pjesen "2. Krijimin e një kuadri ligjor transparent në lidhje me reklamat." nuk ke asgje per te shtuar? Mua sapo e lexova me erdhi ndermend ai tenderi i reklamave buze rrugeve te Tiranes, te cilin gjate viteve te bashkise edviniste, e fitonte gjithmone Koco Kokedhima. Dhe kur ia ndieu bytha humbjen e Edvinit (ndoshta e dinte qe Edvini do ta shiste bashkine) shkoi dhe shiti firmen e reklamava per 8.000.000 (milione, lexo mire) Euro. Jo keq. Ja ky eshte Edvini qe preokupohet per media dhe lirine e tyre...</p>
Add new comment