Njeriu i Orbanit zgjidhet President i Hungarisë

Postuar në 02 Maj, 2012 07:08

Janos Ader, një nga njerzit më të afërt të kryeministrit hungarez Orban, u zgjodh sot President i Hungarisë. Opozita e bojkotoi votimin në parlament, i cili dominohet nga blloku Fidesz-KDNP, të udhëhequr nga Orbani. Ky votim çimenton përfundimisht kursin autoritarist të ndjekur nga Orbani, i cili pati vota të mjaftueshme për të bërë ndryshime kushtetutese sipas midesë së tij. Këto ndryshime u shoqëruan me një reagim të ashpër të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zgjedhja e Aderit në postin e presidentit e thellon më tej hendekun mes Budapestit dhe Brukselit e Uashingtonit. Dhe kjo ndodh kur Hungaria ka aplikuar për fonde ndihme nga BE-ja dhe FMN-ja, për të evituar një falimentim financiar të thesarit hungarez.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by magyar (not verified) on

<p>victor orban po e mbron hungarine nga diktati burokratik i brukseli, ai nuk eshte diktator e as sali ram berisha</p>

Submitted by Petro (not verified) on

<p>magyar! Na trego paksa të lutem, shkurt, çfarë diktati burokratik ushtron Europa mbi Hungarinë? Ta marrim vesh në kohë, se mos na e bën dhe ne aspirantëve këtë gjëmë? Na jep ndonjë shembull, që të hapim sytë dhe të tregohemi të kujdesshëm.</p>

Submitted by tani97 (not verified) on

<p>Analogjia Hungari-Shqiperi eshte e qarte dhe nuk ka nevoje per shume lexime apo interpretime. Por sidoqofte, Z. Zaloshnja, a ia lexon dhe shpjegon njehere Edi Rames, sepse akoma s&#39;e ka kuptuar se cfare e pret me Salen? Ne qytetaret e thjeshte qe e vuajme per dite ne kurriz klanin e tij e kemi kuptuar me kohe, por Edi duket sikur jo.</p>

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Shtese informacioni : Janos Ader, 52 vjec , eurodeputet, ish drejtues i larte i Fidesz 2oo2-2oo6, nga votimi mori 262 vota nga totali 386. Partia e Orban dhe e Ader ka dy te tretat e parlamentit. Socialistet dhe Jeshilet nuk morren pjese ne votim pasi nuk perfaqesonte &#39;&#39; unitetin e kombit hungarez&#39;&#39; sipas Kushtetutes...Kur ke dhe &#39;gurin dhe arren&#39; si Orbani bene c&#39;te duash me &#39;kartonat&#39;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.