Le Pen të vetëve: Ju bëni ç’të doni; por unë do të abstenoj

Në 1 maj feston dhe Le Pen, udhëheqësja e të djathtës ekstreme në Francë, por jo për solidaritet me punëtorët. Përkundrazi, feston në homazh të Zhan D’Arkës. Me një tubim të madh në Paris. E me këtë rast bëri atë që pritej nga shumë francezë. Deklaroi votën në raundin e dytë. “Do ta dorëzoj të bardhë fletën e votimit. Ndërsa juve do t’ju ftoja të bënit atë që ju thotë ndërgjegja”, u tha ajo mijra mbështetësve të mbledhur në shesh, por dihet tanimë që zemra e saj do donte që secili prej të vetëve të votonte kundër Sarkozy-së. Puna ia do që këtë t’mos e thotë, ose ta thotë në mënyrë të balancuar (“Hollande? Një shpresë e rreme. Sarkozy? Një zhgënjim i ri.”, ia bën), por të gjithë e dinë se asaj i duhet një fitore e Hollande-it. Disfata e Sarkozy-së rrit votat në favor të Frontit Nacional.
E.G.
Comments
Jo jo, nuk ishte miting i
<p>Jo jo, nuk ishte miting i madh. Vizualisht, fashistja ne fjale nuk ka mbeshtetes te shumte (sikunder nuk ka patur i ati, sepse partine e të atit ka trasheguar - mirmengjes nepotizem ! :).<br /><br />Francezet qe votojne realisht per te, nuk e kalojne cakun e 6-7% te mases se votuesve (45 miljon), pra nuk e kalojne 3 miljonshin. Pjesa tjeter e 17% (qe ajo realizoi ne zgjedhje), pra 10%-shi tjeter eshte vote kundershtuese ndaj sistemit (e majte- e djathte), meqe vota abstenuese nuk njihet. Dhe ç'te bejme ? Hajde dhe votojme fashisten.</p><p>Gjothsesi, 'muhabeti' i zgjedhjeve ka muaj (per te mos thene vite) qe eshte mbyllur : fiton socialisti Hollande. Mbetet te shihet a do te fitoje rendshem (me 55%). Ose thene ndryshe : a do te ikë i turperuar (ose me sakt : i poshteruar) apo do ike gjysem-i poshteruar Pétain-i i shek. XXI (Sarkoziu pra mo)</p>
Add new comment