Detaje anektodike nga xhirimi i fimit ‘Udha e shkronjave’

Postuar në 07 Maj, 2012 03:51

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, regjizori Vladimir Prifti rrëfen disa detaje anektodike që kanë lidhje me procesin e xhirimit të filmit ‘Udha e Shkronjave’ që, siç dihet, është ngritur mbi një tregim të Dhimitër Shuteriqit me titull ‘Buka dhe thika’ dhe vërtitet rreth jetës së personazhit historik Dhaskal Todri.

“Rolin e Ndrios ia kisha propozuar Kadri Roshit”, thotë Prifti, “por pikërisht atë ditë që do fillonim xhirimet, ai nuk u paraqit. Pse? Nuk donte të luantedhe një rol tjetër negativ, pasi më pas nuk e përballonte dot presionin pas daljes së filmit. Nuk donte pra që njerëzit ta identifikonin në vijimësi me një personazh ‘të lig’.

Por detajet më interesante, kanë të bëjnë me xhirimet dhe presionin e censurës së regjimit:

1. Na thanë se pantallonat e Tunxhit ishin pak të ngushta e ngjanin si pantallona cowboys-ish. Na thanë të rixhironim çdo skenë me Tunxhin, por ngaqë ri-xhirimi ish punë e madhe i “shpëtuam pantallonat”.
2. Na thanë se Sanndri i kish flokët shumë të gjata në rol, por censorëve u është shpjeguar se rilindasit mbanin flokë të gjatë; pas kësaj u tërhoqën.
3. Na thanë  që mbiemrin Todri ta hiqnim, por insistuam me idenë se “filmi përveçse ishte artistik, ishte dhe historik”.
4. Na pyetën se “pse shkronjat duhet të vijnë nga perëndimi, e jo nga lindja, me të cilën kemi marrëdhënie të mira?”.

Etj, etj, etj. Anektoda të një kohe absurde.

E.G.

Comments

Submitted by Baku (not verified) on

Une kam kujtuar se floket e Sandrit ishin te gjate per ti ngjasuar Marksit!

Submitted by Bama (not verified) on

Pse s'thoni qe edhe ky Vladimir Prifti , paska qen dhe qenka patriot , liberal dhe demokrat i madh dhe e paskan persekutuar ne kohen para '90-tes ? Po cfare jane mer keta pacavure njerez ! Nuk merret me filmin kryeveper dhe vendin qe ai ze ne panteonin shqiptar , mesazhet qe percjell , aktualitetin e tyre , por me anektodat e filmit ! Ja , keta pacavure , Vladimir Priftat me shoke , jane pionieret e gjithe ketij nihilizmi dhe letyre ku rron populli shqiptar sot ! Keta servile pa asnje bosht njerezor , qe i serviloseshin dje PPSH-se dhe i servilosen po sot antishqiptarizmit ! Lypsare te pandershem (se i ndershem eshte ai qe te del tek makina dhe te lyp) per nje kothere , qe shesin jo vetem dinjitetin , por duan t'i quash edhe "intelektuale" dhe "krijues" !

Submitted by voica (not verified) on

Bama: ketu nuk ka asgje per t'iu kundervene Priftit per servilizem apo dicka tjeter. Keto gjera ndodhnin per aresyen e vetme se ata qe gjykonin artin per keto "shfaqjet e huaja", jo vetem qe s'kishin lidhje me te, por dhe nga niveli i pergjithshem ishin me mangesi. Ne ato komisione duhej te kish dhe nje anetar qe ishte p.sh. inspektor per kulturen ne komitet te partise a ne ndonje hallke tjeter. Keta zakonisht qene kuadro nga klasa punetore. Ndaj ndodhnin dhe ''anekdotat", qe per hir te se vertetes ka shume dhe kane ndodhur ne cdo fushe te artit dhe kultures. Sic e sheh ky rast ka qene ne Tirane, merr me mend c'behej neper rrethe. Di ndaj te them. Ciao.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Shume i drejte reagimi juaj Bama ! " Na hapen barkun " sic i thone ketej nga Vlora keta lloj intelektualesh qe paraqiten jo vetem si lypsare te pandershem, por nuk kane respekt per punen e tyre ; cdo fjale e shkruar dhe cdo pune kur eshte e lidhur dhe ka dale nga " vetja " jote mbetet e pandryshuar dhe e vlefshme  ; nuk tregon dinjitet, perkundrazi, te njollosesh nje pune te mire me barcaleta mejhanesh , te cilat edhe te rinjve  te sotem nuk u bejne me pershtypje !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.