Arkiv-Lajme
Berisha në Grupin Parlamentar: Blloku është gjallë
Ja një fragment tjetër, i dytë, nga fjala e Berishës në mbledhjen e Grupit Parlamentar, në krah të majtë të Astrit Patozit:
Berisha: Edi Rama e braktisi Klosin; ndërsa unë e kam vlerësuar (!!!!)
“E vërteta është se kam pasur vlerësim për përkthyesin Ardian Klosi, i cili edhe në vitet ’90 kishte shkruar për gjuhën. Ishte një zë i shoqërisë civile, me të cilin nuk isha dakord në disa raste, por unë e kam vlerësuar. Por, çfarë bëri Rama? Dëgjoni skenarin tipik të manipulimit: Meqë nuk e ktheu dot në Kosta Trebickë, shkroi një editorial si hipokrizi totale, asnjë fjalë nga zemra. Titulli duhet të ishte “Papafingo e klithmës së braktisjes” dhe kjo e vërtetë nuk mund të fshihet me asnjë makinacion. Pati vetëm një moment sinqeriteti kur dikush tha: Nuk e ndihmuam.
Sondazh: Grekët nuk duan zgjedhje të reja
Në Athinë janë duke u bërë negociata vibrante me synimin për të formuar një qeveri të ngritur mbi një shumicë të improvizuar në parlamentin e ri. Ka vetëm një pengesë në këtë mes: Partitë që janë të sigurta, sipas sondazheve, se në rast zgjedhjesh të tjera, mbështeteja elektorale në favor të tyre do të vijë si ortek. Dhe këto parti harrojnë të merren me pyetjen: a do ketë vallë rëndësi për ta kjo mbështetje elektorale, nëse Greqia ndërkohë është nxjerrë nga Eurozona dhe është lënë të rikthehet tek Dhramia? E keni harruar se ç’dmth Dhrami? Është monedha greke.
Teodor Laço: Kadare ka dashur të bëhej President, por s’ia ka propozuar askush
Para nja dhjetë vitesh, Teodor Laço ka qenë në Rogner Hotel me Ismail Kadarenë, dhe aty është folur për Presidentin që do zgjidhej (do ketë qenë ndonjë moment para-presidencial, si ky i tanishmi). Këtë e rrëfen sot vetë Laço. “I propozova që të bëhej President”, thotë dramaturgu e shkrimtari, por nuk tregon statusin, me të cilin ia ka bërë këtë propozim. Cili ka qenë, megjithatë, reagimi që ka marrë? “Si mund të kandidoj pa më propozuar të mëdhenjtë e politikës?”, ia ka kthyer me pyetje Ismail Kadare.
Një deklaratë myslimanësh që denoncohet nga vetë myslimanët
Një Forum i të Rinjve Myslimanë me qendër në Pejë ka lëshuar një deklaratë në përgatitje të protestave të shqiptarëve kundër politikave diskrimiminuese të ndjekura prej qeverisë e shtetit maqedonas. Nuk dimë nëse kjo deklaratë është publikuar në median e shkruar, por ka gjetur përhapje të gjerë online, herë për t’u përshëndetur e herë për t’u denoncuar.
Andrea Stefani në Shqip: Me ‘Stalinin’ kundër ‘Hitlerit’
Jehona mediatike e riafrimit mes Ramës e Metës vijon, dhe herë merr formën e kritikës, herë formën e mirëkuptimit apo të mbështetjes. Andrea Stefani i bnë të dyja. Ai ngre shumë pikëpyetje lidhur me këtë aleancë të ripërtërirë, por arrin ta kuptojë e ta mbështesë, pasi ka rrethana kur nuk ke rrugë tjetër, veçse të rreshtohesh – kështu thotë ai qysh në titullin e shkrimit të tij në Shqipin e sotëm – me ‘Stalinin’ kundër ‘Hitlerit’. Dhe me këtë kuptohet qartë mesazhi i Stefanit.
Islami: President, jo ata që vetëshpallen
Zgjedhja e presidentit ishte argumenti qendror i disa prej gazetave kryesore sot në vend. Mapo hapet me një intervistë të ministrit të Shëndetësisë, dhënë tek ABC News, i cili shprehet se Presidenti i Republikës nuk mund të zgjidhet pas një kombinacioni numrash për të arritur thjesht shifrën prej 71 votash në Kuvend.
Partitë greke i bëjnë diversion njëra-tjetrës; dhe zgjidhja duket e largët
U duk sikur grekëve u erdhi momenti për të bërtitur “ia dolëm”, por nuk ish kështu. Ishte Aleksis Tsipras, kreu i Syriza-s, partisë së ekstremit të majtë që doli e dyta në zgjedhjet e të dielës së shkuar, që e dha lajmin, sipas të cilit “është arritur marrëveshja mes Demokracisë së Re, Pasok-ut dhe partisë së majtë filo-europiane”. “Unë vetë nuk mund të pranoj një gjë, që e konsideroj gabim, por të tjerët e kanë pranuar”, tha ai në thelb.
Tkurret rritja ekonomike
Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka vëren se vrojtimet e saj mbi treguesit e besimit sinjalizojnë për një ngadalësim të mundshëm të aktivitetit ekonomik, në pjesën më të madhe të sektorëve.
Sipas saj, i vetmi sektor që shfaq shenja të lehta përmirësimi në tre-mujorin e parë është ai i shërbimeve, ndërsa aktiviteti i ndërtimit dhe prodhimi industrial vlerësohet të jenë tkurrur më tej gjatë kësaj periudhe. Vlerësimet pesimiste mbi ekonominë konfirmohen edhe nga të dhënat e para që lidhen me konsumin dhe investimet private.
Një e diel thrilling: Del Piero ndahet me Juven; Manchester City fiton kampionatin
Dy ishin ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme futbollistike në Europë. E para u zhvillua në Torino, por nuk ka të bëjë me Juven kampione; ka të bëjë me kampionin e Juves, Alex Del Piero-n, që sipas shumë gjasave luajti ndeshjen e fundit me Zonjën e Vjetër. Del Piero don të rrijë aty edhe një a dy vjet të tjerë, por klubi ka planet e veta pa të, dhe me sa duket ishte ky fakt që e bëri edhe më melodramatike se sa pritej ndarjen e Del Piero-s me tifozët e vet, një pjesë e të cilëve qanin me dënesë.