Një e diel thrilling: Del Piero ndahet me Juven; Manchester City fiton kampionatin

Postuar në 13 Maj, 2012 12:02

Dy ishin ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme futbollistike në Europë. E para u zhvillua në Torino, por nuk ka të bëjë me Juven kampione; ka të bëjë me kampionin e Juves, Alex Del Piero-n, që sipas shumë gjasave luajti ndeshjen e fundit me Zonjën e Vjetër. Del Piero don të rrijë aty edhe një a dy vjet të tjerë, por klubi ka planet e veta pa të, dhe me sa duket ishte ky fakt që e bëri edhe më melodramatike se sa pritej ndarjen e Del Piero-s me tifozët e vet, një pjesë e të cilëve qanin me dënesë. Sot në shkallët e stadiumit ‘Juventus’ janë derdhur lotë si rrallë në ndonjë stadium tjetër.

Ndoshta do derdheshin lotë më të shumtë në stadiumin Etihad (në fakt, City of Manchester), nëse skuadra e Mancini-t do të humbiste. Por ajo fitoi në mënyrën më dramatike të mundshme. Në harkun e 4 minutave të fundit, kur të gjithë tifozët i kishin humbur shpresat e kur këmbët e lojtarëve të Manchester City-it mezi po mbanin, rezultati u përmbys nga 2-1 për QPR-in në 3-2 për City-n, që fitoi kompeticionin Premier League për herë të parë pas 44 vitesh.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.