E enjtja dhe e premtja, ditët televizive ‘bombë’

Në shumë vende të Europës, dita e enjte në intervalin 21.00-24.00 është bombë në pikëpamje televizive (transmetohen rëndom talk-show të natyrës socio-politike). Dhe kuptohet pse. Është mesi i javës, dmth dita kur kurba e aktivitetit human, kuptohet dhe politik, arrin pikun përpara se të vijë fundjava, dhe kur nuk ka veprimtari të tjera që kërkojnë mbulim televiziv live (sidozot, ndeshje futbolli). Dhe në Shqipëri është bombë, gjithashtu. Në Top-channel është Top Story i Ballës, talk-show më i rëndësishëm politik i këtij televizioni (më i rëndësishëm edhe për shkak të ditës së enjte), dhe në TV Klan është programi Opinion i Fevziut, që është një nga më jetëgjatët në treg. Por përveç këtyre televizioneve nacionale, ka dhe programe të tjera në TV të tjera, siç është ai i Pekës në UFO TV.
Këtu tek ne është ditë e rëndësishme televizive edhe dita e premte. Ndiqet programi i Pezës në Vizion Plus, ai i Ilva Tares në Ora News, dhe pjesa politike e programit të Çanit në TV Klan.
Re.Pu.
Comments
Redaksia, e keni gabim
<p>Redaksia, e keni gabim titullin. Duhet, <strong>"NETËT"</strong> televizive bombe</p>
ose 'MBRËMJET'
<p>ose 'MBRËMJET'</p>
E enjtja per mua eshte nata e
<p>E enjtja per mua eshte nata e pokerit ndersja e premtja nata e "pub-it". Nuk e di sa deshtak duhet te jesh qe te ndjekesh Fevziun apo Peken te enjete ose Canin apo Taren te premten ?</p>
Add new comment