“Taksa e sheshtë transferoi barrën tek individët duke prekur konsumin”

Në një shkrim për SETimes, gazetarja Jonilda Koçi ka mbledhur tok një mori ekspertësh të sektorit të ekonomisë në kuadër të debatit mbi taksën e sheshtë dhe atë progresive.
Për Florion Mimën, i cili ka qenë një mbrojtës i flaktë i taksës së sheshtë, qëllimi i vendosjes së saj ishte stimulimi i konsumit nga individët me të ardhura të mesme dhe të larta. “Reforma e përgjithshme e taksave ndihmoi thjeshtëzimin e sistemit të taksave, rritjen e investimit, eksporteve, punësimit dhe të ardhurat e shtetasve. Ajo përballi gjithashtu korrupsionin dhe sektorin informal,” – shpjegon ai. Por duket se një gjë e tillë funksionoi gjatë viteve të para të aplikimit duke sjellë një rritje të ndjeshme të të ardhurave për buxhetin e shtetit, por po kthehet në një bumerang në këtë periudhë. Kësaj i mëshon edhe ish-nën drejtori i Tatimeve, Xhavit Curri, i cili thekson se taksa e sheshtë transferoi ngarkesën nga kompanitë te individët dhe në këtë mënyrë preku konsumin. “Individët paguajnë dhjetë deri 20 herë më shumë taksa krahasuar me taksimin progresiv. Taksat për punonjësit si në sektorin privat dhe publik u rritën me 95 %. Në vetëm një vit, qeveria mblodhi 120 milion dollarë më shumë nga ata me paga të ulëta e të mesme,”.
Deputeti i PS-së, Ilir Beqja ofron edhe ekspertizën ekonomike në këtë parti, është kategorik kur thotë se taksa e sheshtë duhet hequr. “Sistemi i taksës së sheshtë duhet të hiqet sepse nuk është i drejtë apo i ndershëm. Ato (korporatat shën Re.Pu) llogariten për 25% të xhiros dhe patën 50% të fitimit dhe janë përfituesit e vërtetë në këtë histori”, - shpjegon Beqja.
Deputeti demokrat, Selami Xhepa shpjegon se taksa e sheshtë është rekomanduar për shtete që kanë administratë të dobët tatimore. “Ngarkesa e ulët e taksës shërbeu si kompensim për qeverisjen e keqe dhe koston e lartë të transaksionit, që do të thotë se mungesa e efektshmërisë është balancuar me taksa më të ulët”. Kurse Arbër Mazniku i PS-së, argumenton se kjo taksë rriti koston e punës në Shqipëri duke bërë që të humbin punën rreth 22 mijë shqiptarë që prej vitit 2007 kur ajo filloi të aplikohej.
Re.Pu.
Comments
Foreign direct investments of

Foreign direct investments of Albania, B&H, Macedonia, Montenegro and Serbia slowed since the second half of 2008, and it is now 60 % less of the pre crises level 2007 according to South East Europe Regular Economic Report, WB, November 2011.

Debati mbi taksen e sheshte

Debati mbi taksen e sheshte eshte kthyer nej teme kryesore ne politiken shqiptare te koheve e fundit. Spostimi i debatit politik nga retorika e demagogjia drejt temave qe kane nje ndikim direkt mbi qytetaret nuk mund te perbeje vec se nje hap para ne kulturen demokratike te vendit. Nga ana tjeter, verehet nje improvizim ne mase i gazetareve, analisteve, opinionisteve, a ku di une se cfare, ne ekonomiste te mirefillte, madje deri edhe ne eskpert fiskal. Rreziku qe mbart ne vetvete kjo gare qendron ne largimin nga thelbi i ceshtjes dhe shnderrimi i saj ne nje debat te rendomte politik i karakterizuar nga nje lufte shifrash e akuzash te ndersjellta me qellim te vetem per te hutuar zgjedhesit.

Le te ndalemi tek te ardhurat personale. Ne kendveshtrimin tim, politikanet duhet ta trajtojne ceshtjen ne fjale ne rrafshin politik-moral. Kete gje u mundua t'a bente z. Rama ne Opinion, duke u sjelle rrotull e rrotull, por pa prekur zemren e problemit: a eshte e drejte, nga kendveshtrimi i te majtes shqiptare, t'i kerkohet nje kontribut i njejte fiskal, ne proporcion, si atij qe me zor mban shpirtin gjalle me nje rroge (le te themi ) prej rreth 300 mije leke te vjetra, dhe si atij sa ai qe ka te ardhura prej 1 milione lekesh; vlen te theksohet se ne rastin e pare, me ato pak te ardhura, qytetari blen vaj, oriz, sheqer, me nje fjale gjera te domosdoshme per te jetuar, ndersa ne rastin e dyte, mund t'ia lejoje vetes te beje nje jave pushime gjate veres ose ngre pak e nga pak nje ndertese banimi ne fshat. Ne fund te fundit, nje nga temat kryesore qe ndajne te majten nga e djathta eshte pikerisht ideja e zhvillimit te shtresave me me nevoje te shoqerise. Por z. Rama, krahasimin e beri midis infermjeres dhe Kryeministrit, a thua se kryeministri ka te ardhurat me te larta ne vend. Mbase, e beri me vetedije te plote duke mos dashur te marre qendrim. sepse bashke me rrogen e Kryeministrit prekte edhe ato te mijera te punesuar ne sektorin privat e publik qe perfitojne nje page diku rreth 700-800 mije leke.

Natyrisht, ceshtja eshte shume me komplekse sec duket ne pamje te pare. Pyetja e pare qe duhet te shtrohet eshte nese ka vend ne Shqiperi per nje taksim progresiv, me ose pa skalione, te te ardhurave personale. Duke patur parasysh qe rrogat variojne nga 200 mije lek te vjetra ne rreth 1 milione, a do te ishte e gatshme PS-ja t'i kerkonte, pervec Kryeministri, edhe atyre te punesuarve qe perfitojne mbi 700-800 mije leke te vjetra ne muaj, nje kontribut prej rreth 20-30% te pages neto ? Nese po, c'efekte do te kishte kjo mbi konsumin ? Eshte pikerisht kjo pjese e familjeve qe mbeshtet konsumin, tek vene e hane ne restorante, vene ca dite per pushime ne hotelet e Vlores, ose Sarandes, konsumojne karburant, pine kafe ne baret e bllokut ose te lagjeve duke mbeshtetur ne kete menyre te gjitha keto aktivitete ekonomike. Po per sa i perket matjes se nivelit te te ardhurave, a duhet te behet mbi baza personale apo familiare. Ne rast te nje takse progresive, kjo do te bente shume ndryshim midis nje familjeje ku si burri edhe gruaja punojne, dhe nje familjeje me vetem nje te punesuar.

Nga ana tjeter, PS ka te drejte kur shprehet se taksat peshojne mbi shpatullat e shtresave me te uleta te shoqerise. Per fat te keq kjo eshte nje dukuri e njohur edhe ne vende te tjera me nje nivel te larte te evazionit fiskal, si p.sh. Italia. Kjo ndodh per nje arsye te thjeshte, sepse te punesuarit me kontrate te rregullt pune (infermjerja, mesuesi, punetori i fabrikes nese eshte me kontrate te rregullt) nuk mund ta fshehin kete burim te ardhurash ashtu sic ben dentisti, avokati, mjeku qe ka klinike private, mesuesja e kursit te anglishtes si dhe nje sere profesionesh te tjera. Dhe ketu vijme tek nje problem tjeter. C'mendim ka PS mbi taksimin e ketyre kategorive dhe, mbi te gjitha, si mendon t'i vleresoje te ardhurat e tyre. Te gjitha keto jane vendime te natures politike te cilave c'do parti duhet te kete guximin te perballet me to sepse diku do te duhet t'i vjelim te ardhurat e nevojshme per funksionimin e shtetit. Nje teme e lidhur ngeshtesishte me kete qe sapo thashe ka te beje me raportin midis kontributit fiskal te qytetareve dhe asaj se cfare marrin mbrapsht ata ne sherbime publike, si ndertime rrugesh, sherbime sociale (shendetesi, arsim etj. etj.), sherbime trasporti e keshtu me rradhe. Por e pranoj qe kjo eshte nje histori me vete.

Per sa i perket aspekteve thellesisht profesionale te takses se sheshte, pasi degjova dy ekspertet e PS-ne ( njeri prej te cileve me Master ne Kentucky) te cilet, ne nje debat tejet teknik ( jo rralle dukej si nje perplasje dy rrymash ekonomike) mbeshtesnin me force idene se taksa e sheshte nuk paska funksionuar sepse ka rene rritja ekonomike, mendova qe nuk ka me vend per koment...

perfundimisht Studenti pas

perfundimisht Studenti pas gjithe ketij fjalimi te gjate kush ishte mendimi jot? :)

Mendimi im personal eshte i

Mendimi im personal eshte i nderlidhur me besimin, ose jo, qe une kam tek nje shoqeri koheze dhe solide, me pozicionin tim ekonomik, me perceptimin e cilesise se sherbimeve publike e keshtu me rralle. Ne princip, jam kunder takses se sheshte, por ne nje vend si Shqiperia ku akoma nuk paguhen dritat e uji, jo me taksat, me duket nje instrument i duhur per te nxjerre ekonomine nga informaliteti.

Ja tani e shkrujte bukur dhe

Ja tani e shkrujte bukur dhe qarte idene. Ate "koheze" nuk e mora vesh cfare do te thote?

Add new comment