Opozita: Berisha po tenton të blejë votat presidenciale të deputetëve tanë

Titulli më bombastik në të përditshmet e sotme ishte ai që kish të bënte me akuzën e opozitës, se “Berisha po tenton të blejë deputetë të opozitës në funksion të lojës së vet presidenciale”. Madje, është folur për çanta me para që u janë ofruar dy deputetëve (në ndonjë të përditshme, numri shkon në katër). Madje, një hamendje të tillë e bën dhe Sokol Balla në shkrimin e tij të publikuar në Mapo, ku autori jep një dëshmi personale mbi një deputet socialist që është parë ditën e hënë të dalë nga dera e kryeministrisë. Ndoshta edhe për këtë e ka pasur fjalën Rama kur ka thënë se “të hënën dhe të shtunën dy deputetë socialistë janë vendosur përpara ofertës me para të të dërguarve të kryeministrit”.
Nuk kuptohet pse nuk bëhen publikë emrat e deputetëve të futur në objektiv si të korruptueshëm, dhe emrat e atyre që kanë tentuar t’i korruptojnë. Në fakt, PD-ja nuk është skandalizuar shumë nga kjo akuzë. Thjesht kanë thënë që “të bëjnë denoncimin në prokurori; në mos, të heshtin”.
Ka një precedent dyshimesh në lojën presidenciale. Para pesë vitesh, gjatë zgjedhjes së Bamir Topit, numri i socialistëve të bërë papritur me Berishën ish gjashtë.
E.G.
Comments
Deputetet e PS ose jane te

Deputetet e PS ose jane te ndershem shume, ose me shume shume para dhe te lidhur me 100 interesa me kryetarin. Ne secilin rast nuk e kuptoj si mund te korruptohen.

Na beni te ditur emrat e te korruptuarve, sa me shpejt. Tja cjerrim masken kryeministrit.

debat shume i vjeter. Kush

debat shume i vjeter. Kush eshte me kurve, kurvari qe ofron pare apo kurva qe ofron sherbim?!!!

Ylli Cabiri tashme eshte
Ylli Cabiri tashme eshte pretendenti kryesor per President. Karriera e tij nga keshilltar I Besnik Bekteshit, ne Minister te Fatos Nanos, ne Shef Kabineti te Ilir Metes, ne bosin e ndihmave te "zhvillimit" dhe ne 7 vitet e fundit si Drejtor dhe "bamires" I gruas se sotme te Edvin Kristaq Rames...
Ja pse bertet me te madhe Ed Rama, sepse duke thene qe "Berisha ka ofruar para per 2 deputet" ky idiot mendon se do te arrij te mbaj ne rresht deputet e PS-se keshtuqe keta te fundit te votojne njeriun qe ka vendosur Linda Rama dhe e shoqja e Ilir Metes ( e cila ka dobesi per Ylli Cabirin).
O Erind, nuk eshte puna tek

O Erind, nuk eshte puna tek Ylli Cabiri, po se si eshte pergatit prej kohesh ngritja e Ylli Cabirit per President. Un nuk mbaj mend ndonjiher te kem degjuar te flase kete koke gjigande me emrin Ylli Cabir ?

Te gjithe qe e njohin e dine mire se Ylli nuk flet kurr ne publik dhe se nuk di te flasi ! Pamvaresisht titullit "konsulent" qe mban prej mese 22 vjetesh.

Ah edhe nji dicka tjeter, mesa di un Ylli cabiri njihet si njeriu qe i ka pas te gjitha sekretaret e tij dashnore. Ka qene gjeks i modh nuk linte femer qe punonte me te - pa e gri.

Sa me shpejt emrat e

Sa me shpejt emrat e deputeteve dhe te ndermjetesve per ti korruptuar. Ne menyre qe tju veme nga pas Ina Ramen dhe tju tregojme vendin.

"Ka njerez- ka thene Hygoi-

"Ka njerez- ka thene Hygoi- qe do te paguanin per t'u shitur"

Tipa si Kaçi, Harasani apo Malaj nuk mund te futen ne kete kategori per faktin e thjeshte se u jane thare xhepat nga vitet ne opozite por nuk do te hezitonin t'i shiteshin ofruesit me te pare ......

" Per interesat e kombit! Per

" Per interesat e kombit! Per te marre statusin kandidat" do justifikohen po u zbuluan, se tani eshte votimi me zarfa. Edhe 'kolaboracionistet' e meparshem jane thyer para parase. Kot nuk thone 'paraja te thyen koken!'...

Add new comment