Shqipëria dhe Bosnja në fund të tabelës së klasifikimit të vendeve europiane – edhe nga pikëpamja ekonomike

Një institut në Sofie (Open Society Institute) ka zhvilluar një studim të financuar nga Inisiativa e Politikave Europiane, për të analizuar përparimin që kanë bërë vendet e reja anëtare dhe kandidate për në BE në rrugën e tyre të mundimshme drejt afrimit me vendet më të zhvilluara të BE-së. Për këtë, ajo ka ndërtuar një indeks (The Catch-Up Index) që ponderon renditjen relative të vendeve anëtare, kandidate, dhe kandidate potenciale në katër drejtime kryesore: ekonomi, cilësi e jetesës, demokraci dhe qeverisje (http://www.thecatchupindex.eu/TheCatchUpIndex/ ).
Në renditjen sipas indeksit të ponderuar, Shqipëria ndan vendin e fundit me Bosnjën me pikë të barabarta (21). Të parët janë Luksemburgu, Danimarka dhe Suedia me 71 pikë.
Po si renditemi ne në secilin nga katër drejtimet që janë ponderuar në indeksin e mësipërm?
Në drejtimin ekonomik, aq shumë të trumbetuar nga Berisha, Shqipëria është në fund me 27 pikë (njësoj sa Bosnja) dhe 6 pikë pas Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Në drejtim të cilësisë së jetesës ia kalojmë Bosnjës me 2 pikë dhe jemi në një nivel me Turqinë.
Në drejtim të demokracisë ia kalojmë me 1 pikë vetëm Turqisë, që është në vend të fundit me 14 pikë. (E para në drejtim të demokracisë është Suedia me 75 pikë).
Së fundi, vetëm në drejtim të efektivitetit të qeverisjes kemi dy vende poshtë nesh, Serbinë dhe Bosnjën, me 18 dhe 16 pikë (ne kemi 20, ndërsa Danimarka, që është e para, ka 77 pikë).
E.Zaloshnja
Comments
Pune muslimansh. Ketu
<p>Pune muslimansh. Ketu dokumentohet statikisht efekti mbrapambetes i islamit, qofshin keto edhe vende europiane.</p><p>E dij se do te me quejne islamofob, por po ju siguroj se nuk i kam ba une ato statistika.</p>
Add new comment