Pse s’flasin kritikët tanë lidhur me shfaqjen e Teatrit Kombëtar në Londër?

Postuar në 21 Maj, 2012 04:31

Ekspertët e teatrit tonë nuk po e thonë të tyren lidhur me paraqitjen e Teatrit Kombëtar në festivalin Shakespeare-ian Globe to Globe, në Londër, por zhurma e jehona vijon. Shtypi ka sjellë veç komentet kritike nga jashtë (një shkrim në the Guardian, një shkrim i kritikut Igor Toronyi-Laliç, etj), dhe mbi bazën e tyre ka përcjellë mesazhin se shfaqja e artistëve tanë, krahasuar me trupën serbe e maqedonase (këto dy të fundit luajtën të njëjtën pjesë të Shakespeare-it, Henriku VI), ishte e dobët. I ashpër ka qenë sidomos kritiku Laliç, i cili e ka krahasuar inskenimin shqiptar me një situatë Borat-iane, dhe ka nënvizuar se “teatri kombëtar i Tiranës kish ardhur në Globe to Globe, a thua se bëhej fjalë për festivalin e këngës në Eurovizion”.

Tanët kanë sjellë nga Londra dhe përgëzime e vlerësime për lojën e shkëlqyer. Të njëjtën gjë bën dhe gazetari Arben Manaj, i cili ka qenë i pranishëm në shfaqje. Ai sjell, përveç përjetimeve të veta shumë të mira, edhe konsideratat pozitive të drejtorit të Teatrit të Shakespeare-it, Tom Bird, dhe të drejtorit artistik të teatrit The Globe, Domenic Dromgool.

Vëzhgimi i Manajt, dhe i të tjerëve që kanë ecur në të njëjtët binarë, do të ishte më bindës, nëse nuk do merreshin gjatë me origjinën etnike të kritikut Laliç, dhe me “xhelozitë antishqiptare në Londër”. Sidoqoftë, opinioni i tij nuk ka pse të skualifikohet thjesht për këtë arsye. Por nga ana tjetër, bëjmë të njëjtën pyetje që e lamë të nënkuptuar qysh në fillim: Pse kritikët tanë  nuk e thonë të tyren në këtë situatë?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>&quot;(këto dy të fundit luajtën të njëjtën pjesë të Shakespeare-it, Henriku VI)&quot; nuk ishte &nbsp;e njejta pjese ishin tre akte nga HenrikuVI.&nbsp;</p>

Submitted by Fiku detit (not verified) on

<p>Pse kemi kritik te artit dramaturgjik ?! Une nuk kam ndjere zera kritike mirefilli, por ndonje sa per &#39;haber&#39;...</p>

Submitted by Koz (not verified) on

Gazetari Manaj ndoshta nuk ka intelligencen te kuptoje se qofte Zoti Bird, Drejtor I festivalit, qofte Zoti Dromgoole - si Drejtor artistic I The Globe, Kane folur me kortezi dhe si jua kerkon pozicioni I tyre zyrtar dhe smund tu thonin trupes sone provinciale dhe qesharake (qe per turp mbante edhe emrin "Kombetar Shqiptar") se beni skifo. Une pata shancin (e keq) ta shohe kete pjese ne Globe dhe ishte e dhimbshme te shihje teatralitetin e tepruar dhe konceptimin regjizorial qe mund ta presesh ketyre aneve vetem nga trupat amatoresk te shkollave te mesme.
Ishte Turp, turp, turp dhe humiliuse per cdo kend qe nuk kishte shkuar te bente tifozllik ne ate vend te shenje per teatri.
Nese ata actor nuk e kuptojne kete gjë atehere sduhet ti thone me vetes se Jane te tille. Sa per kritiken shqiptare te teatrit, artit, kultures, ajo ka ngordhur me vakt pa qene ne gjendje as te belbezoje. RIP

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

<p>Kozeta, po cfare doje ne Globe ti moj goce? Ti pas nje mullari me sane e ke tamam vendin.</p>

Submitted by Koz (not verified) on

Une nuk denjoj te merrem me nje qelbanik si ky krimbi ketu por I bej thirje administratorit te mos lejoj nje ndyresire si Erion trimi te ndyej kete website.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.