Serbët befasojnë: votojnë për Nikoliçin

Prisnit të fitonte Boris Tadiç në zgjedhjet serbe? Në fakt, edhe pse Tadiç ishte favorit në të gjitha sondazhet, është pikërisht kjo që nuk ka ndodhur. Ka fituar tjetri, konservatori Tomislav Nikoliç, i cili ka braktisur gjatë këtyre zgjedhjeve (në të vërtetë, pak më përpara) llogoren e nacionalizmit ekstrem, dhe ka marrë pozicione më të moderuara. Dhe fushata e tij elektorale ka qenë e fokusuar tek dështimet e Tadiçit, si fjala vjen reformat, invetsimet e huaja, dialog me Kosovën, pajtimi rajonal, etj, etj.
Tadiç , që kërkonte mandatin e tretë, e ka pranuar humbjen. “Askush në Europë nuk ka fituar zgjedhjet në këto kohë të vështira. As unë. E mora në telefon fituesin, dhe e urova për fitoren korrekte e të merituar. Do të ketë një punë të vështirë”, tha ai. Ndërsa fituesi Nikoliç garantoi se “do të lufotë kriminalitetin e organizuar, oligarkinë e partive, varfërinë”, dhe do të ecë përpara në rrugën e integrimit europian të Serbisë.
Kundërshtarët e kanë vizatuar gjithë kohën si ekstremist dhe anti europian. Ai i refuzon këto etiketa, por do duhet të japë prova që të heqë prej vetes këtë nam.
Re.Pu.
Comments
Une kam pritur, jo vetem ne
<p>Une kam pritur, jo vetem ne Serbi,po kudo ku do te kete zgjedhje tani e mbas. Popujt jane te indinjuar me politikat e deritanishme dhe ne mosqartesine e nje zgjedhjeje te re mund te bejne 'turlira' qe do te shkaktojne 'dhimbje koke' per Europen. Ekuilibrat e rinj duan 'pasarela' te reja. Ekstremistet radikale, rrezik te perfitojne nga keto situata 'te veshtira' ekonomike. Bujku thote : ' Toka e varfer barishte te keqija kultivon'...</p>
Add new comment