Arkiv-Lajme
Berisha: Me Ramën e kam personale; më ka rrethuar më 21 janar
E përditshmja shqiptarja.com ka zbardhur bisedën me ekipit të Berishës dhe atij të Metës. Gazetari Jakin Marena pretendon që kjo bisedë e zbardhur vjen nga një burim i PD-së, por gjasat janë që për burim të jetë një nga njerëzit e Metës, ose Meta vetë. Ky i fundit është fjalëpak e me “fraza të matura”, ndërsa Berisha, sipas asaj që thuhet në faqen 2 të shqiptares.com, nuk duket se druhet shumë nga ideja që biseda mund të dalë në shesh. Madje, çfarë ka thënë e ka thënë i sigurtë që do dilte në shesh (ishin gjashtë vetë në atë bisedë).
Sokol Balla: Kur Doktori kërcënon me zgjedhje të parakohshme
Sokol Balla ka shkruar sot një koment tek Mapo, në të cilin analizon levizjet e mundshme të Berishës gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit dhe marrëdhënien me LSI-në duke kërcënuar të majtët me zgjedhje të parakohshme. Berisha kërcënon me zgjedhje?! Balla ka një shpjegim të vetin për këtë skenar.
Bamir Topit nuk i takon të flasë për President konsensual
Në programin e Pezës në Vizion Plus është duke u bërë një bisedë më Presidentin e Republikës. Ky i fundit është pyetur dhe për situatën e sotme presidenciale, ndaj së cilës duhet të jetë shqiptari më i çinteresuar. Por e ka thënë të vetën, megjithatë (nuk është hera e parë); ka thënë se kandidati presidencial mund të jetë edhe i PD-së, edhe konsensual. Si mund të ndodhë kjo? Çfarë ka parasysh Presidenti kur thotë këtë gjë? Shumë e thjeshtë. Ai ka parasysh mënyrën se si u zgjodh ai vetë pesë vite më parë. Ai pra ishte kandidat i PD-së,.
Berisha prishet me Metën e po i jargavitet Ramës?
Duket se Berisha ka hequr dorë nga ideja për të zgjehdur një president nga radhët e PD-së. Këtë kartë ia ka djegur Ilir Meta. Ka kohë që ky i fundit e ka bërë të qartë qëndrimin e vet, por ne të tjerëve na u desh dita e sotme, më saktë takimi i sotëm i orës 13.00, që të bindeshim se Meta nuk lëviz nga pozicioni i tij. Berisha ka dalë nga takimi pikërisht me këtë ide: Metën nuk duhet ta llogarisë si aleat presidencial.
Presidenti, Rama i shmanget taktikës së Berishës për legjitimimin e procesit
Pas takimit me Metën për presidentin, nuk munguan mesazhet e Berishës ndaj forcave të tjera politike dhe specifikisht PS-së. Kryeministri foli për takime “të të mandatuarëve të tij”, përfshirë edhe atë, me të mandatuarit e PS-së dhe Ramën. Edhe pse i ka bërë thirrje më parë Berishës për dialog në lidhje me presidentin, Rama e ka lexuar ndryshe këtë apel duke e cilësuar të gjithë si një teatër. “Që kryeministri të bëjë teatër me takimet për presidentin e ri është zgjedhja e tij, por të flasë për besimin tim tek njerëzit e mi është turpi i tij!
Takimi Meta-Berisha rezultoi një takim i kotë; gjërat janë siç ishin
Takimi Berisha-Meta ka rezultuar ashtu si pritej, dmth i pa frutshëm. Burime të informuara mbi atë që ka ndodhur thonë se palët kanë mbetur në pozicionet që kishin para takimit, pa lëvizur asnjë milimetër nga këto pozicione. Pas takimit, edhe Berisha, edhe Meta, do donin të thoshin gjëra krejt të ndryshme nga ato që thanë. Por ata, ashtu si dhe shumë politikanë të tjerë shqiptarë – e kanë mësuar mirë këtë zanat, tanimë – ditën të kafshonin gjuhën, dhe thanë si më poshtë:
Në Ukrainë luhet ndeshja Lindje-Perëndim; luhet edhe në parlament
Nuk ka vetëm në Shqipëri një kontrast të fortë mes ‘Lindjes’ e ‘Perëndimit’. Madje gjetkë, ky kontrast është dramatik. Fjala vjen, në Ukrainë, ku ka një kamp filorus nga njëra anë e një kamp filo-perëndimor nga ana tjetër. Dhe kontrasti i shtrirë në gjithë shoqërinë ukrainase merr herë pas here forma të konfliktit në Parlament, ja, si dje, ku u verifikua një përplasje e dhunshme mes deputetëve. Arsyeja? Ka të bëjë pikërisht me këtë diskutim.
Vetë Berisha është krejt i paqartë lidhur me Presidentin
Berisha po e shndërron në një qyfyre kolosale çështjen presidenciale. Prononcimet e tij lidhur me këtë çështje, po të mblidhen, janë plot kundërthënie e paradokse. Për muaj e muaj të tërë iu mbajt idesë që “’kandidati do jetë i PD-së, dhe socialistët po të duan le të na japin konsensusin”, ndërsa ka ca javë që po flet për negociata, por duke ftuar dhe opozitën që të nxjerrë kandidatin e saj. Ndërkohë dje, ka zgjedhur një ekip negociatorësh, në krye të të cilëve është ai vetë.
Mario Monti: Greqia ra për shkak të nepotizmit, evazionit, e trukimit të financave
Kryeministri Italian Mario Monti ish ftuar mbrëmë në një talk show të televizionit La 7 (Piazza Pulita), dhe biseda u fokusua më së shumti te kriza e Eurozonës. Foli dhe për Greqinë: “Deri para ca kohësh, Greqia dukej se po kalonte një periudhë triumfale;dukej sikur ish më mirë se Italia; pastaj, pësoi kolaps”. Pse?, ishte pyetja.
Presidenti, dy rrugët e Artur Zhejit për Berishën
Artur Zheji ka botuar sot tek Mapo një koment për temën më të diskutuar këto ditë, zgjedhjen e presidentit duke theksuar se dy janë rrugët për të arritur këtu. Ndoshta janë konsumuar disa herë gjatë debateve të deritanishme, por Zheji rreket t’i thotë në një gjuhë më të thjeshtë.