Arkiv-Lajme

Marku: Pse s’kemi një emër presidencial? Berisha: Do ta kemi në momentin e duhur.

Postuar në 29 Maj, 2012 04:16

Dy a tre të përditshme raportonin sot për një debat, që është zhvilluar dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Por duket se ka një teprim qoftë në lajmin e zbuluar, qoftë në mënyrën se si jepet ky lajm. Nuk rezulton të ketë pasur ndonjë “rebelim deputetësh”, për të cilin fliste ndonjë gazetë. Është fjala veç për një deputet. Një të vetëm. Mark Markun.

Dilema e Metës: President të tijin apo Kryeministër vetë?

Postuar në 29 Maj, 2012 03:56

Gazeta Shqip kishte sot në ballinën e saj titullin e madh “Meta mes Presidentit dhe Kryeministrit”. Duke kaluar në brendësi të gazetës, sqarohet se, sipas burimeve të pacituara të saj, Metës i është ofruar nga Berisha që ta propozojë ai kandidatin për president dhe të mundohet që të marrë edhe konsensusin e opozitës për të.

Oketa: Qeveria, moralisht e rënë; nuk mbështes një president me 71 vota

Postuar në 29 Maj, 2012 03:50

Kreu i FRD-së ka dhënë sot një intervistë tek MAPO, në të cilën shpreh qëndrimin e tij në lidhje me zgjedhjen e presidentit, por edhe me një mocion mosbesimi të mundshëm të bërë nga e majta në parlament.

Rama: Ndiqmëni në orën 13.00, pasi do jem live në TV!

Postuar në 29 Maj, 2012 03:42

Në account-in e tij në twitter, Edi Rama ka nxjerrë njoftimin se sot në orën 13.00 do të mbajë një fjalim live në TV (Sa të nakatosur janë në Shqipëri politika dhe televizionet! Janë si një e tërë, dhe e pandashme. Ja, Rama do dalë të mbajë një fjalë, dhe e di paraprakisht se fjala e tij do të transmetohet live). Saktësisht, mesazhi i tij twitter thotë: “Në orën 13.00 do të transmetohet live në TV fjala ime përpara grupit parlamentar në këtë moment kyç për ecurinë e integrimit e fatin e statusit të vendit kandidat në vjeshtë”.

Kadare riboton Dimrin e Vetmisë së Madhe; me pak ndryshime të tjera

Postuar në 28 Maj, 2012 16:40

Romani “Dimri i vetmisë së madhe” u shkrua më 1971 dhe u botua një vit më pas. Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut “Koha e grindjes”, një sagë bashkëkohore mbi tri acarimet e Shqipërisë komuniste me ish-aleatët, komunistët jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë. Libri i parë, grindja me jugosllavët, nuk u shkrua asnjëherë, kurse i treti, “Koncert në fund të stinës”, i ndaluar për një kohë të gjatë, u botua pak kohë para rënies së komunizmit.

E pabesueshme: Berisha kërkon një President-simbol të bashkimit kombëtar!!!

Postuar në 28 Maj, 2012 13:04

Po e fillojmë me një pyetje (duke shpresuar t’mos keni lexuar titullin). Të kujt janë këto fjalë të marra nga e përditshmja Mapo, që vijojnë më poshtë: “[Është] shumë e rëndësishme për vendin që të përzgjidhet në postin më të lartë të shtetit një person me kredenciale të larta brenda dhe jashtë vendit, që di të ngrihet mbi palët, që ka integritetin politik për t’iu përmbajtur frymës së kushtetutës si simbol i unitetit të kombit, e që [ka forcën për të] shkëputur të gjitha lidhjet me partinë, [nga e cila do të dalë]?”

Blair dëshmon në procesin kundër kompanisë së Murdoch-ut; dikush e quan “kriminel lufte”

Postuar në 28 Maj, 2012 11:53

Ish kryeministri britanik në periudhën 1997-2007, Tony Blair, teksa dëshmonte në procesin kundër kompanisë News Corp, tha se kish patur një raport të ngushtë me boss-in e kësaj kompanie, Rupert Murdoch-un (ka qenë dhe kumbar i një prej djemve të tij), por kurrë nuk i kish bërë këtij të fundit favore klienteliste. Në fakt, është tronditur një pjesë e mirë e establishmentit politik prej skandalit të përgjimit të telefonave të shumë personazheve vip nga ana e gazetarëve të gazettes News of the World (tanimë e mbyllur për fare).

Kosovarët i gëzohen Ronës; por edhe vajtojnë që s’përfaqësoi Kosovën

Postuar në 28 Maj, 2012 10:09

Shtypi kosovar i ka bërë shumë jehonë suksesit të Rona Nishliut në Baku. Editoriali i djeshëm i së përditshmes së Prishtinës Kosova Sot, duke marrë shkas nga suksesi i Ronës që është njohur e afirmuar si talent në Tiranë, kërkonte një klimë tjetër në Kosovë, në të cilën talentet të gjejnë mundësinë për t’u shfaqur. Flaka Surroi e Kohës Ditore, para se Nishliu të këndonte në mbrëmjen e fundit e të dilte e pesta në kompeticionin europian të këngës, e kish parë të mjaftueshëm faktin që ajo këndoi mirë, dhe u pëlqye. E kështu me radhë.

Berisha i “tund” Metës marrëveshjen e 2009-s, ky i fundit këmbëngul në një president konsensual

Postuar në 28 Maj, 2012 09:09

Afrimi i ditës së mërkurë, e cila shënon edhe raundin e parë të votimit për presidentin, ka ndezur edhe më tepër debatin, ku brenda një harku kohor shumë të shkurtër, kanë reaguar sot Berisha, Rama dhe së fundmi Meta.

Riafrimi mes Ramës e Metës e ka bërë nervoz kryeministrin

Postuar në 28 Maj, 2012 07:54

Berisha vijon të flasë në zyrën e kryeministrit (në mbledhjen e qeverisë) si kryetar i PD-së. Dhe sot, i ngacmuar dhe nervoz prej riafrimit Rama-Meta, ka thënë një numër gjërash, mes të cilave mund të veçohen dy, një gënjeshtër dhe një nënvizim krejt i kotë dhe i tepërt.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme