Berisha i “tund” Metës marrëveshjen e 2009-s, ky i fundit këmbëngul në një president konsensual

Afrimi i ditës së mërkurë, e cila shënon edhe raundin e parë të votimit për presidentin, ka ndezur edhe më tepër debatin, ku brenda një harku kohor shumë të shkurtër, kanë reaguar sot Berisha, Rama dhe së fundmi Meta.
Ky i fundit doli në një konferencë për shtyp ku apeloi për zgjedhjen e një presidenti me të paktën 84 vota por edhe më tepër duke theksuar se ai duhet të jetë i pranueshëm nga të gjithë. “Presidenti të jetë i pranueshëm nga të gjithë. Ne gjykimin e LSI-së procesi i dialogut dhe negociatave duhet të ecë sa më shpejt, në mënyrë sa më të hapur dhe konstruktive duke pasur parasysh se të mërkurën është raundi i parë. Jemi për një zgjedhje të tij mundësisht që në raundin e parë dhe me më shumë se 3/5 e votave. Procesi të menaxhohet në mënyrë më të përgjegjshme”, - tha ai.
Deklarata e Metës për zgjedhjen e një presidenti me më shumë se 84 vota, vjen fill pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ku Berisha i kujtoi të vetëve se partia e tij dhe LSI-ja kishin përcaktuar në marrëveshjen qeverisëse në tetor 2009 edhe bashkëpunimin për zgjedhjen e Presidentit. Në këtë mënyrë, kreu i LSI-së shpreh edhe një herë qëndrimin se është kundër një presidenti të dalë nga një marrëveshje e ngushtë PD-LSI.
Re.Pu.
Comments
Iku edhe plaku Mere, me
<p>Iku edhe plaku Mere, me gjithe tespije dhe Tosum Bac. Eshte katandisur qe ti lepije b... Metes dhe dules..Pastaj do i vije rradha Kacit, dhe priftit. Ky qen i ndyre qe do te perpiqet te lepije gjithe ato jarge qe u ka hedhur te tjereve. Padyshim qe ky kerme do te vazhdoje te permjere dhe qelbe atmosferen shqiptare edhe per ca kohe por ditet i ka te numeruara. Pasi eshte tallur dhe ka terrorizuar te gjithe (perfshire meten dhe Priftin) vper 7 vjet po bie vete viktime e lojrave te tilla meskine dhe idioteske qe disa breza shqiptaresh do ti paguajne ne kurrizin e tyre shume shtrenjte.</p>
SI NUK E KUPTONI QE BERISHA E
<p>SI NUK E KUPTONI QE BERISHA E KA GELLTITUR ME SE FUNDI OPSIONIN E EMERIMIT TIM SI KRYEPROKUROR? A NUK E THA BABA LIKJA QE UNE JAM PROKURORI I PERHERSHEM DHE KRYEPROKURORI NE PRITJE?</p>
Add new comment