Arkiv-Lajme

Të dielën takimi Rama-Berisha ?

Postuar në 01 Qershor, 2012 10:39

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, do te takohen te dielën, vetëm një dite përpara mbajtjes se raundit te dyte te votimit për presidentin e ri te vendit, raporton Vizion Plus. Ende nuk janë mësuar modalitetet e takimit ne fjale, i cili konsiderohet shume i rëndësishëm ne momentin qe palët ndajnë ende qëndrime te ndryshme për mënyrën sesi duhet te dale emri i kandidatit për kryetar shteti. Por mbetet për tu pare nëse ky takim do te mund te prodhoje një marrëveshje për një president konsensual?

Ç’kuptim ka që Rama e priti në takim Zaganjorin?

Postuar në 01 Qershor, 2012 08:06

Takimi që Edi Rama ka bërë sot me Xhezair Zaganjorin është gjëja më pa kuptim e këtyre ditëve të pakuptimta. U mor vesh që takimi është kërkuar nga kandidati presidencial i maxhorancës, por nuk merret vesh se pse kandidatin presidencial të maxhorancës duhet ta presë në takim kryetari i partisë më të madhe të opozitës, të cilit maxhoranca i ka thënë ‘jo’ në të gjitha kërkesat e tij.

Artan Lame: Shqipëria është bërë e njohur gjatë 100 viteve të fundit; për keq

Postuar në 01 Qershor, 2012 04:59

Në shkrimin e tij me titull ‘Berisha i stërparë’ të publikuar sot tek Shqipi (shih linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/06/01/berisha-i-sterpare/, Artan Lame rrëfen një anektodë gazmore me synimin për të nxjerrë në evidencë një lloj diference në perceptimin e të huajve mbi Shqipërinë në dy kohë të ndryshme, 100 vjet më parë dhe sot. Ja çfarë thotë Lame:

Kandidati për President, Xhezair Zaganjori bëhet negociator

Postuar në 01 Qershor, 2012 04:00

Xhezair Zaganjori, kandidat për postin e Presidentit i propozuar nga maxhoranca, ka filluar të lëvizë vetë. Ai, në stilin e Fatos Nanos, ka filluar të kërkojë e realizojë takime me personalitete të ndryshëm të jetës politike. Sipas shqiptares.com, ai ka mbërritur në zyrat e Partisë Socialiste, ku pritet të ketë një takim me Edi Ramën, të cilit, me sa duket, kërkon t’i marrë mbështetje në këmbim të zotimit e të garancive se do të jetë një President mbi palët e i të gjithëve.

Paralelisht me negociatat për presidentin vazhdojnë dhe ato për KQZ-në

Postuar në 01 Qershor, 2012 03:32

Shqiptarja.com raporton se PS-ja ka propozuar një formulë të re për riformatimin e KQZ-së dhe Berisha ka dhënë konsensusin e tij për këtë formulë të re. Pika ku palët janë ende larg është procesi i ankimimit në KQZ pas numërimit të votave, e cila u bë  thembra e akilit në zgjedhjet e 2009-ës.

“Panorama” dhe “Shekulli”, 30 lekë nga nesër

Postuar në 01 Qershor, 2012 02:55

Lexuesit e të përditshmëve “Panorama” dhe “Shekulli” kanë lexuar sot që në mëngjes njoftimin e redaksive përkatëse se nga nesër, ato nuk do të shiten më me çmimin 20 lekë, por me 30 lekë. Të dyja gazetat kanë vendosur t’ia kumtojnë lexuesve të tyre nëpërmjet redaksionaleve duke shpjeguar edhe arsyet e një hapi të tillë: kostoja në rritja dhe ruajtja e cilësisë.

Deputeti Braçe: Njerëz nga brenda PS-së përcjellin në media lajme të rreme

Postuar në 01 Qershor, 2012 02:45

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe i ngacmuar nga një news i gazetave të djeshme lidhur me qëndrimin e tij në Grupin e PS-së dhe nga një news me titull ‘Fërkime në grupin e PS-së pak minuta para seancës së djeshme’, i publikuar dje në respublica, ka bërë një shënim të zemëruar në profilin e tij në facebook.

Të gjithë po flasin për konsensus maxhorancë-opozitë

Postuar në 31 Maj, 2012 16:02

Ridvan Bode ka folur për televizionin ABC (në mënyrë paksa të pazakontë për natyrën që ka, për statusin që bart e për momentin që jetojmë, pasi ekonomia jonë është në krizë të plotë; 180 milionë euro më pak ka në buxhetin e qeverisë) lidhur me çështjen presidenciale. Dhe ka shtruar binarë të konsensusit maxhorancë-opozitë. “Është e mundshme që të miratojmë me opozitën një president jashtë politikës”, kjo ka qenë fraza e tij më e rëndësishme. Dhe ka shtuar: Nuk ka nevojë për stërhollime, gjërat janë shumë të thjeshta.

Kadare studentëve: Merreni si ogur të mirë refuzimin që po i bëj postit të kreut të shtetit!

Postuar në 31 Maj, 2012 12:51

Nuk pritej që Ismail Kadare t’i kthente përgjigje letrës së një unioni studentësh (saktësisht, Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës), për më tepër që në këtë letër i kërkonin “qiqra në hell”; i kërkonin të bëhej President i Republikës. Nuk e ka vonuar shumë përgjigjen, por atij i pëlqen të luajë pakëz me vonesën. Ka qenë “dëshira për të vonuar një përgjigje zhgënjyese” arsyeja që ju kam bërë të prisni ca ditë, u thotë ai studentëve shkodranë.

Mblidhet grupi parlamentar i PS-së. Pardje me dyer të hapura, sot me të mbyllura

Postuar në 31 Maj, 2012 11:18

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste po zhvillon një mbledhje me dyer të mbyllura. Ajo nisi rreth orës 17:30 në selinë rozë. Pritet qëtë merren vendime mbi qëndrimet  e socialistëve rreth vazhdimit të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Kuvendi vendosi sot në seancën plenare të radhës se raundi i dytë i votimit për presidentin e ri do të zhvillohet më datën 4 qershor, ora 10:00.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme