Të gjithë po flasin për konsensus maxhorancë-opozitë

Postuar në 31 Maj, 2012 16:02

Ridvan Bode ka folur për televizionin ABC (në mënyrë paksa të pazakontë për natyrën që ka, për statusin që bart e për momentin që jetojmë, pasi ekonomia jonë është në krizë të plotë; 180 milionë euro më pak ka në buxhetin e qeverisë) lidhur me çështjen presidenciale. Dhe ka shtruar binarë të konsensusit maxhorancë-opozitë. “Është e mundshme që të miratojmë me opozitën një president jashtë politikës”, kjo ka qenë fraza e tij më e rëndësishme. Dhe ka shtuar: Nuk ka nevojë për stërhollime, gjërat janë shumë të thjeshta. Nëse vullneti i opozitës ekziston, çështja zgjidhet për dhjetë minuta”.

Duket se po ecet drejt zhvillimesh, që do të çojnë drejt një zgjidhjeje të këtij ngërçi të tepërt e të panevojshëm. Do të takohet Berisha me Ramën?Kjo është axhenda e tyre personale”, thotë Bode, duke sqaruar se “ura e komunikimit mes dy partive vazhdon”, megjithatë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.