Artan Lame: Shqipëria është bërë e njohur gjatë 100 viteve të fundit; për keq

Postuar në 01 Qershor, 2012 04:59

Në shkrimin e tij me titull ‘Berisha i stërparë’ të publikuar sot tek Shqipi (shih linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/06/01/berisha-i-sterpare/, Artan Lame rrëfen një anektodë gazmore me synimin për të nxjerrë në evidencë një lloj diference në perceptimin e të huajve mbi Shqipërinë në dy kohë të ndryshme, 100 vjet më parë dhe sot. Ja çfarë thotë Lame:

“Në vitet e para të shekullit XX, kur Shqipëria ekzistonte vetëm në mendjet e capak shqiptarëve të ndriçuar, u gjend njëherë Fan Noli në Detroit, në një takim ku i duhej të bënte propagandë për të mbështetur lëvizjen atdhetare. Një zonjë amerikane, e pyet gjithë naivitet:

-Ku bie Shqipëria?

-Buzë Adriatikut – i thashë, kujton imzot Noli.

-Po Adriatiku ku ndodhet?

-Midis të Ballkanit dhe Italisë, në Detin Mesdhe.

-E Mesdheu? – vazhdoi zonja me naivitet.

-Ky det zonjë, shtrihet midis Evropës dhe Afrikës, dy kontinente këto që kanë, në krahun tjetër të oqeanit Atllantik. Amerikën, të cilën besonj se e dini se ku bie – e mbylli më në fund Noli.

Sot punët kanë ndryshuar dhe jo vetëm se kanë kaluar 100 vjet. Politikanët e botës e dinë shumë mirë se ku bie Shqipëria dhe, po i pyete të thonë: Ah po, ai vendi ku po bëhen demonstrata, ku ndodhi Gërdeci, që u dogj më ‘97-n, ku s’merret vesh kush është ëngjëlli e kush djalli, e kështu me radhë. E shihni se sa kanë ndryshuar punët që nga koha e asaj zonjës injorante të para një shekulli.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.