Arkiv-Lajme
S. Ngjela: Opozita duhet të dalë me një kandidat të vetin, e duhet të futet në garë
Spartak Ngjela, në një intervistë për Aristir Lumezin e Panoramës, e bashkon zërin me ata që e shohin lojën presidenciale si një garë në parlament, e jo si një marrëveshje. Ai është shumë kritik ndaj takimit që u bë mes Berishës e Ramës (“dukej sikur kishin një arkivol në mes”, tha ai për këtë takim, dhe me këtë ka përbërë përkufizimin më të saktë e më të gjetur të asaj ngjarjeje), pasi në këtë mënyrë injorohet parlamenti.
Meta i ikën fjalës; por Rama nuk e dramatizon këtë fakt
Meta i ka ikur zotimit publik për t’mos votuar thjesht një kandidat të maxhorancës; ai tani është duke këmbëngulur më tepër se sa Berisha që “opozita të japë konsensusin për Zaganjorin”, dhe ky U Turn po perceptohet si – po i mbetem interpretimit folklorik e vulgar më popullor në ëeb – “ngjala që ka ngrënë Edi Rama në Lalëz”. Por Rama ka shtrënguar dhëmbët këto ditë, dhe nuk e ka lënë veten t’i shpëtojë ndonjë deklaratë e pakujdesshme.
Tirana jonë dhe Tirana e parë nga Derhemi & Vehbiu
Artikulli i respublica-s i Eda Derhemit mbi Tiranën që merrte ngacmimin nga ca konsiderata ‘mizore’ të regjizorit Italian M. Bellocchio (‘Tirana nuk është një qytet i bukur’, thosh ai me pak fjalë), tok me ca komente lexuesish në fund të shkrimit, nuk kanë kaluar pa u vënë re.
BE-ja zgjat mandatin e EULEX-it; shqiptarët nuk duket se janë kundër
EULEX-i (EU janë iniciale të njohura, dmth European Union, në shqip Bashkimi Europian, dhe Lex është një term latin që do të thotë Ligj) është një strukturë e asistencës civile në Kosovë, që ekziston qysh prej vitit 2008 e që sponsorizohet nga Brukseli. Mandati i këtij misioni ish planifikuar të përfundonte në qershor të vitit 2012. Sa është data sot? Është 5 qershor 2012. Është koha që qindra policë e burokratë civilë të huaj të kthehen nëpër vendet e tyre? Po, sigurisht, por afërmendsh nuk ka ndodhur kjo.
Këshilli i Europës: Duhet President konsensual, dhe hetim i 21 janarit
Reforma parlamentare dhe ajo zgjedhore, zgjedhja e presidentit të ri të republikës, heqja e imuniteteve dhe hetimi i vrasjes së 4 protestuesve në 21 janar, janë çështjet ku raportuesit e Këshillit të Europës krahas raportimit të fakteve të mbledhura në terren, paraqesin në raport edhe konkluzionet.
PRESIDENTI
A e do Berisha integrimin e Shqipërisë në BE?
Revista Business New Europe, me qendër në Bruksel, mbulon zhvillimet ekonomiko-financiare dhe politike në vendet ish-komuniste europiane. Tetorin e kaluar, në një intervistë dhënë kësaj reviste, Berisha kishte deklaruar se anëtarësimi në BE i Shqipërisë ishte prioriteti i tij kryesor. Duke rikujtuar atë thënie të Berishës, revista konstaton tani se zgjedhja e presidentit vetëm me votat e shumicës së udhëhequr prej tij do të ishte një goditje për prioritetin kryesor të deklaruar nga kryeministri shqiptar.
Fatos Nano insiston; por gjuha e tij po bëhet ajo e një lojtari politik
Fatos Nano i ka hyrë lojës presidenciale i motivuar si kurrë më parë. Si zor që ai “t’ia ketë bërë hysmetin” ndonjë gjëje kështu si po “ia bën këtë herë”. Gjasat janë të pakta, fare të pakta, që ta zgjedhin President, por ai po i luan të gjithë gurët, e po lëviz në mwnyrë të ethshme. Ai, apo të tjerë në emër të tij, kanë publikuar sot një deklaratë tjetër, e cila është pazakonshmërisht e gjatë.
Dunja Mijatoviç, ndryshe nga zyra e OSBE-së në Tiranë, ngre zërin lidhur me lirinë e media-s
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, është në Tiranë. Ajo duket se është e mirinformuar mbi problemet e mass-media-s. Në komisionin parlamentar të medias ajo parashtroi – sipas televizionit Vizion Plus – një listë të gjatë me probleme, si televizioni publik i pavarur (më saktë, i varur nga qeveria), KKRT-ja që heq vallen e pushtetit, ndikimin e këtij të fundit në media-n e lirë nëpërmjet ndarjes së reklamave shtetërore, etj.
Rama deputetëve: Nuk kemi kandidat deri në raundin III
PS nuk do të ketë kandidat për garën presidenciale, të paktën jo deri në raundin e tretë të votimit që pritet të mbahet brenda kësaj jave. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit kuvendor, deputetët socialistë janë informuar nga kryetari Rama dhe kreu i grupit kuvendor Ruçi lidhur me negociatat e deritanishme me demokratët për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendi.
Berisha Ramës: Pse nuk e lejoni F. Nanon të jetë kandidat për postin e Presidentit?
Çfarë është biseduar në terma konkretë në takimin Rama-Berisha? Një detaj të bisedës e ka nxjerrë Gramoz Ruçi në një mbledhje ad hoc të Grupit Parlamentar Socialist, që ka zgjatur shumë pak e që ka patur si rend dite informimin e deputetëve mbi këtë takim. Sipas Ruçit, që citohet nga e përditshmja Mapo, Berisha u ka kërkuar emra kandidatësh Ramës e Ruçit. Madje, në një moment ka bërë pyetjen: Pse nuk propozoni Fatos Nanon e pse nuk i jepni atij njëzet nënshkrimet për ta bërë kandidat zyrtar?