BE-ja zgjat mandatin e EULEX-it; shqiptarët nuk duket se janë kundër

Postuar në 05 Qershor, 2012 14:04

EULEX-i (EU janë iniciale të njohura, dmth European Union, në shqip Bashkimi Europian, dhe Lex është një term latin që do të thotë Ligj) është një strukturë e asistencës civile në Kosovë, që ekziston qysh prej vitit 2008 e që sponsorizohet nga Brukseli. Mandati i këtij misioni ish planifikuar të përfundonte në qershor të vitit 2012. Sa është data sot? Është 5 qershor 2012. Është koha që qindra policë e burokratë civilë të huaj të kthehen nëpër vendet e tyre? Po, sigurisht, por afërmendsh nuk ka ndodhur kjo. Këshilli i Ministrave i BE-së e ka zgjatur mandatin e EULEX-it deri në vitin 2014.

Kosovarët duket se e kanë mirëpritur këtë vendim. Klasa politike nuk është ndjerë (nuk ka pasur asnjë koment nga Prishtina zyrtare), ndërsa komentet e shqiptarëve të thjeshtë në rrjetet sociale dëshmojnë se EULEX-i shihet edhe si një “institucion i garancive” përballë një klase politike të paaftë e të korruptuar.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.