Arkiv-Lajme

Shkëlqim Cani: Kreditë e këqija janë 25-30%; janë riaktivizuar fajdexhinjtë

Postuar në 09 Qershor, 2012 05:55

 

Është klimë për garë, apo për konsensus?

Postuar në 09 Qershor, 2012 05:12

 

Do gazeta të sotme, mes të cilave binte në sy Shekulli, jepnin lajmin se pas tërheqjes së Zaganjorit PS-ja është gati të japë emra. Sipas këtyre të përditshmeve është situata e re ‘post Zaganjori’ që lyp një taktikë të re, e prandaj, sipas këtij versioni, nuk do kish kuptim që opozita të mos kish kandidaturat e saj.

Zaganjori ka ndryshuar të gjitha planet e palëve

Postuar në 09 Qershor, 2012 04:39

 

Kandidati Nano, moral-politika dhe real-politika

Postuar në 08 Qershor, 2012 14:48

Pas vetë-largimit të Xhezair Zaganjorit nga gara presidenciale, kandidati i vetë-ofruar Fatos Nano, i cili ka marrë njëfarë përkrahje publike nga ambasadori amerikan në Tiranë, u bëri edhe një herë thirrje kryetarëve të partive parlamentare që ta zgjedhin në postin e Presidentit të Republikës, si një figurë që mund të realizojë unitetin e popullit. PD-ja dhe LSI-ja, pa iu referuar drejtpërdrejt Nanos, bënë të qartë në deklaratat e tyre se do të shkojnë në raundin e 4-të të votimit për president me një kandidat tjetër të mazhorancës, që do të zëvendësojë kandidatin Zaganjori.

Rama-aleatët, përfundon takimi

Postuar në 08 Qershor, 2012 11:45

Ka përfunduar para pak çastesh takimi mes kreut të PS, Edi Rama dhe aleatëve, ku është diskutuar për çështjen e presidentit.
Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke folur pas takimit ka nënvizuar se e drejta e propozimit të kandidatit tashmë i takon opozitës.
“Berishës s’i lejohet më propozimi nëse flitet për konsensus. Tani të drejtën e propozimit të kandidatit e ka opozita”, ka deklaruar Ngjela.

Ikja e Zaganjorit: të gjithë janë kapur pa mendje

Postuar në 08 Qershor, 2012 10:45

Në deklaratën e tërheqjes së Zaganjorit nga gara presidenciale vihet re se ai ka patur merak të saktësojë që ikja e tij është ikja e tij. “E di që analistët do më paragjykojnë këtë vendim si të marrë nën presion”, tha ai, si të donte të shkurajonte çdo lloj spekullimi. Në fakt, shumë vetë u kapën të papërgatitur nga ky lajm. Menjëherë pasi ai bëri publik vendimin e tij, nuk gjeje dot një njeri që të thosh se “po, e dija, pritej, etj, etj”. Dhe në fakt, edhe pse s’e ka vënë njeri në dyshim, po rezulton se është tamam kështu.

Zaganjori tërhiqet nga gara presidenciale; hapet rruga për negociata të reja

Postuar në 08 Qershor, 2012 08:52

Kandidati presidencial i propozuar nga shumica qeverisëse, Xhezair Zaganjori ka deklaruar sot për Top-channel-in se ka vendosur ta tërheqë kandidaturën e tij. Vendimi i tij është marrë menjëherë pas përfundimit, në fakt dështimit, të raundit të tretë të votimit në parlament.

Fabrika e çimentos, gazetari Biçaku rrihet nga truprojat

Postuar në 08 Qershor, 2012 08:04

Bodigardët e fabrikës së çimentos në Fushë Krujë rrahin dhe dhunojnë fizikisht para drejtorisë së policisë së Tiranës gazetarin e njohur të kronikës në gazetën Shekulli, Dashamir Biçakun.
Gazetari u dhunua fizikisht duke u rrahur me grushta nga bodigardët ndërsa ishte duke filmuar para Drejtorisë së Policisë. Drejtues të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë po dëshmonin sot në gjykatë lidhur me vrasjen e punonjësit të tij pakistanez Anuar Rizik gjatë një atentati mafioz me bombë në banesën e tij.

Sot ngrihet sipari i Europianit; në Varshavë

Postuar në 08 Qershor, 2012 07:56

Jeni lodhur nga show presidencial, me të cilin ne njerëzit e mass-media-s ju kemi ushqyer mëngjes, drekë, darkë? Ju kanë ardhur në majë të hundës “ngjarjet e ndeshtrashat në fshatin tonë”? Epo mirë, qysh nga ky moment keni me se të merreni. Sot në Varshavë ngrihet sipari i Kampionatit Europian të Futbollit, i cili do të luhet – kështu është vendosur për t’i dhënë pak gjallëri lindjes së kontinentit të vjetër – në Poloni e Ukrainë. Show është i garantuar për ata që janë të apasionuar pas futbollit.

Karta “Nano”, diversion apo premtim i fshehtë i Berishës?

Postuar në 08 Qershor, 2012 05:07

Berisha sot dhe Klani i tij mbrëmë e shtuan trysninë ndaj Edi Ramës për kandidimin e Nanos nga PS-ja për raundin e 4-ët të votimit për Presidentin e Republikës. Berisha tha sot në Kuvend se fakti që PS-ja nuk don të paraqesë kandidat të sajin në garën presidenciale tregon se “lepuri fle te Fatos Nano” Ndërsa Fevziu & co. mbrëmë në TV Klan harxhuan tre orë duke argumentuar se përse PS-ja duhet të kandidojë Nanon për president.

Ky insistim i Berishës dhe Klanit të tij për kandidimin e Nanos ky dy shpiegime racionale:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme