Arkiv-Lajme

Meidani me Nanon kundër Ramës?

Postuar në 13 Qershor, 2012 13:19

 

Kisha e Shna Ndout, aty ku përzjehen paganizmi, misticizmi, bestytnitë e besimi i njimendtë fetar

Postuar në 13 Qershor, 2012 11:15

 

Gazetarët raportojnë nga Kisha e Shna Ndout (kisha e Shna Nout, thuhet në dialekt, duke e ngrënë ‘d’-në) në Laç, ku janë dyndur pelegrinë nga gjithë Shqipëria. Atje shkojnë çdo ditë vizitorë, të cilët, përveç besimit fetar (kristianët), i çon dhe një besim mistik, që ka lidhje me mite e legjenda afetare rreth kësaj kishe e rreth këtij vendi. Me këtë shpjegohet dhe prania e shumë njerëzve, të cilët pretendojnë të jenë myslimanë, por të cilët, sipas shumë gjasash, ngatërrojnë identitetin fetar me traditën fetare, nga ata vetë vijnë.

Adi Krasta tregon nausea-n e tij prej Lalzit të politizuar

Postuar në 13 Qershor, 2012 08:48

 

Kosovë - Shqipëri, shpërthen 'lufta e çimentos' në dogana

Postuar në 13 Qershor, 2012 06:45

 

Belgjika: Rivendosim vizat me Shqipërinë, fluks azilantësh

Postuar në 13 Qershor, 2012 05:25

Belgjika forcon ultimatumin e saj për Shqipërinë lidhur me respektimin e liberalizimit të vizave. Sekretarja belge për imigracionin Moggie de Block gjatë një takimi në qytetin e Shkodrës ka paralajmëruar vendosjen e vizave mes vendit të saj dhe Shqipërisë.
“ Mund të heqim liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Situata me kërkesat e azilkërkuesve është përkeqësuar. Thuajse cdo ditë pranë institucioneve tona paraqiten kërkesa për azil, 40 përqind e të cilave vijnë nga shqiptarë. Brenda kësaj kategorie, 90% janë azilkërkues nga rajoni i Shkodrës “, tha de Block.

Ka mundësi Nishani të bëjë Presidentin?

Postuar në 13 Qershor, 2012 04:03

Bujar Nishani, i sapo zgjedhur President i Republikës, kërkoi të hidhte pak dritë mbi gjendjen e tij shëndetësore në një klimë dyshimesh e spekullimesh. “Po”, tha ai në intervistën e tij për Opinionin e TV Klanit, “kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, por tani jam mirë; vetëm se nuk mund të vrapoj”.

Xhufi: Një koalicion PS-LSI? I pakëshillueshëm dhe i pamundur

Postuar në 13 Qershor, 2012 03:44

Mund të ketë njerëz të opozitës që e shohin Ilir Metën, dhe LSI-në e tij, si një aleat të mundshëm të tyre në zgjedhjet e ardhshme, por Pëllumb Xhufi nuk bën pjesë tek këta. Përkundrazi, për të, “pas këtyre shejtanllëqeve presidenciale, urat mes PS-së e LSI-së janë prerë në mënyrë të parekuperueshme”. Ai është i bindur se “edhe në PS do të jetë rritur numri i atyre që e shohin me mosbesim këtë aleat nga halli”.

Rama e Nano ‘lajnë hesapet’ pas lojës presidenciale

Postuar në 13 Qershor, 2012 03:29

Rama i është përgjigjur Nanos në një intervistë për televizionin News 24. Ishte Nano i pari që i bëri një sulm frontal pasardhësit të tij në krye të PS-së pas përfundimit të lojës presidenciale (shih linkun: http://www.respublica.al/artikuj/2012/6/12/fatos-nano-humbet-presidencen-dhe-kerkon-partine-sulmon-edi-ramen), dhe i dyti ia kthen me të njëjtën monedhë.

Nishani bën përurimin televiziv të mandatit të tij presidencial; në TV Klan

Postuar në 12 Qershor, 2012 17:30

Presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani, bëri adetin televiziv. Dha intervistën e parë në TV Klan, në programin Opinion, ku u ndodh përballë pyetjeve të lexueshme e dashamirëse të Fevziut. Dhe s’kish pse të ndodhte ndryshe. Nishani është një President sefte, e nuk do kish kuptim të ‘masakrohej’ me pyetje të zorshme. Intervista ishte e shtruar, e qetë, pa nerv, pa ngjyrë, tmerrësisht e mërzitshme. Përgjigjet ishin të gjitha të rrumbullakosura.

“Në kombëtaren italiane gjenden tre lojtarë gay”. Dhe plas debati

Postuar në 12 Qershor, 2012 13:57

 

Konfuzion në kombëtaren italiane, por s’ka të bëjë me futbollin. Gjithçka ka startuar me një deklaratë të një gazetari gay, Alessandro Cecchi Paone. “Tre lojtarë të kombëtares sonë janë gay”, ka thënë ai. Gazetarët italianë që kanë shkuar në Poloni e Ukrainë të raportojnë mbi ndeshjet e Europianit kanë pyetur me këtë rast Cassano-n. Ky i fundit doli sot në një konferencë për shtypin, dhe pyetja kureshtare ishte: kush janë këta të tre? Përgjigja e Cassano-s ishte e papërpunuar dhe e tepër e shkujdesur: “Nëse mes nesh ka bythq…, ky është problemi i tyre, jo i imi”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme