Arkiv-Lajme
Nga ...urinimi, në kërkim për 21 janarin (!)
Gazetari Fatos Mahmutaj është një nga të plagosurit e 21 janarit. Dje ndodhej mes dëshmitarëve që ishin thirrur në gjykatë në seancën e radhës. Çfarë i ka ndodhur? E rrëfen në këtë dëshmi të botuar në shtypin e sotëm:
Dikush i flet rëndë Berishës me sms, teksa po zgjidhej Presidenti
Raca e foto-reporterit nuk është shumë e përhapur në Shqipëri. E megjithatë ka tek-tuk prurje interesante. Si përshembull në këtë rast të vënë në dispozicion të Respublica-s nga një foto-reporter i pranishëm në seancën e votimit për president të Bujar Nishanit. Ai ka arritur të fotografojë nga lart ekranin e celularit të... kryeministrit Sali Berisha. Dhe vëreni çfarë shkruhet në njërin nga mesazhet (ekzistojnë disa të tilla në këtë set fotografik). Në celularin e Berishës lexohet ky mesazh (më saktë fillimi i një mesazhi që vijon në disa foto të tjera): “Sa keq për ju.
Balla: Votat për Nishanin u shkëmbyen me Albpetrolin
Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti socialist, Taulant Balla, është shprehur se Berisha mendon se me zgjedhjen e një presidenti nga Partia Demokratike, ai, djali dhe e bija, do të shpëtojnë nga drejtësia.
“Ai mendon se Bujar Nishani do të mund të kontrollojë prokurorinë dhe shërbimin informative shtetëror. Por, ne nuk do të reshtim së kërkuari që ky vend të mbajë ritmin evropian”, ka thënë Balla gjatë fjalës së tij.
Balla ka hedhur akuza të forta, duke thënë se votat për Nishanin president, janë shkëmbyer me Albpetrolin.
PD tërhiqet, moratoriumi i skafeve rikthehet për diskutim
Partia Demokratike tërhiqet nga “jo”-ja për heqjen e moratoriumit të skafeve. Tre deputetë Metalla, Dashamir Tahiri dhe Koka kanë dorëzuar në Kuvend një amendim që ka të bëjë me lejimin e jahteve, barkave motorike por jo gomoneve.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se shtynte diskutimin e nismës PS sepse ishte një amendim nga deputetët Koka, Metalla dhe Dashamir Tahiri, të cilët kanë kërkuar që nisma të kalojë edhe një herë në komisionin e Ligjeve. Kreu i grupit PS, Gramoz Ruçi deklaroi se nisma ishte hequr nga rendi i ditës pasi PD nuk kishte kuorumin për ta votuar.
Lojra gazetareske me Nishanin
Mbiemri Nishani u ka shërbyer gazetarëve për të bërë lojra fjalësh. Janë bërë shumë komente, ku është vënë re një tërheqje stilistike drejt mbiemrit Nishani, për të cilin thonë se gjatë komunizmit ka qenë Mehmeti. Loja u ka pëlqyer shumë vetëve. Rrozhani bënte një koment para dy ditësh, të cilin e titullonte “Presidenca, Nishani i fundit”. Arben Manaj kish një shkrim të tijin po atë ditë, por në Shqip, titulli i të cilit ishte ‘Kur Populli i Majtë nuk ka Nishan’. Armand Shkullaku kish nëj shkrim të vetin sot, në Panorama. Titulli: Nishani i Sali Berishës.
Kush e hodhi votën e tretë kundër Nishanit?
Një ditë pas votimit presidencial, që pati për rezultat zgjedhjen e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Republikës, shtruam pyetjen: të kujt janë tre votat që ishin kundër? Dy diheshin. Njëra votë ishte e Vangjel Dules, që e demonstroi hapur se abstenoi, dhe tjetra, sipas shumë gjasash, ka qenë e Gazmend Oketës. Nuk ka prova për këtë, por është e vështirë të gjesh dikë që t’mos besojë se Oketa ka votuar kundër kandidatit të maxhorancës. Po vota e tretë?
Ndahet nga jeta ‘poeti bohem’ Pano Taçi
Është ndarë nga jeta Pano Taçi, në moshën 83 vjeçare. “Një poet bohem”, ky ishte përcaktimi që i kanë bërë më së shumti, e që nuk mungonin t’ia bënin dhe një ditë pas vdekjes. Por e kanë quajtur dhe përfaqësuesi i poezisë erotike shqiptare (ja një poezi e këtij lloji me titullin ‘Qepa’: Paçka se jam kufomë e gjallë/ do marr një grua kur të vdes/ me nderim në varr të më kallë/ ndryshe pa kallur do të mbes/ Për testament ia lë një qepë/ ta shtrydhë që lotë t’i nxjerrin sytë/ kur t’ia shohin syrit në cep lotin/ do thonë e qau me shpirt.
Shpresa e Nanos për rikthim në krye të PS-së përsëri e ka emrin Gramoz Ruçi
Në deklaratat e përditshme që po bën Fatos Nano (drejtpërdrejt ose tërthorazi nëpërmjet Arian Galdinit), duket qartë se po i var shpresat për rikthim në krye të PS-së në distancën që mund të krijojë mes figurave historike të saj dhe kryetarit aktual. Dhe njërit prej këtyre figurave, Gramoz Ruçit, ai i ka bërë ftesë publike që ta përkrahë për herë të n-të për rimarrjen në dorë të kontrollit të partisë.
Milo: Rama-Meta propozuan emrin tim për President; ish kundër Berisha
Edhe pse procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri përfundoi, nuk kane marrë fund ende debatet rreth tij. Paskal Milo kryetari i PDS-së, aleat i PS-së, bëri të ditur sot se e majta jozyrtarisht propozoi emrin e tij tek kryeministri për President, por ky i fundit e hodhi poshtë. I ftuar në emisionin ‘Studio24’ të Denis Mingës, Milo zbuloi se takimi Rama-Meta prodhoi një emër që mund të ishte kandidati i opozitës për President.
Milo: Rama-Meta propozuan emrin tim për President; ish kundër Berisha
Edhe pse procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri përfundoi, nuk kane marrë fund ende debatet rreth tij. Paskal Milo kryetari i PDS-së, aleat i PS-së, bëri të ditur sot se e majta jozyrtarisht propozoi emrin e tij tek kryeministri për President, por ky i fundit e hodhi poshtë. I ftuar në emisionin ‘Studio24’ të Denis Mingës, Milo zbuloi se takimi Rama-Meta prodhoi një emër që mund të ishte kandidati i opozitës për President.