Shpresa e Nanos për rikthim në krye të PS-së përsëri e ka emrin Gramoz Ruçi

Postuar në 14 Qershor, 2012 01:35

Në deklaratat e përditshme që po bën Fatos Nano (drejtpërdrejt ose tërthorazi nëpërmjet Arian Galdinit), duket qartë se po i var shpresat për rikthim në krye të PS-së në distancën që mund të krijojë mes figurave historike të saj dhe kryetarit aktual. Dhe njërit prej këtyre figurave, Gramoz Ruçit, ai i ka bërë ftesë publike që ta përkrahë për herë të n-të për rimarrjen në dorë të kontrollit të partisë. Në fakt, kjo ftesë e Nanos për Ruçin bën kuptim, po të kihet parasysh se përkrahja e këtij të fundit ka qenë vendimtare për marrjen e kontrollit të PS-së në shumicën dërrmuese të përplasjeve të mëdha brenda kësaj partie. Mund të thuhet pa frikë se kush ka patur përkrahjen e tij ka patur në dorë edhe kontrollin e saj.

Por a do të joshet Ruçi nga thirrjet e “sirenës” Nano? Në shumë vende të botës përdoret thënia “Në qoftë se më gënjen një herë, është faji yt. Nëse më gënjen për herë të dytë, faji është i imi.” Edhe në Shqipëri duhet të ketë vlerë kjo thënie. Madje në rastin e Nanos, bëhet fjalë për gënjeshtër për herë të n-të, jo thjesht për herë të dytë...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Ernesto (not verified) on

E vertete eshte ajo shprehje Zaloshnja, po eshte e vertete mbi te gjitha per Ramen tend. Ate Rame qe Berisha e ka cpuar vrime me vrime e tani nuk i ka mbetur asgje me nga fasada qe kishte ne kohen e bashkise.

Ne fakt zgjidhja me e mire do ishte qe Rama te jepte doreheqjen e partia te hapte me ne fund nje gare normale per kryesimin e saj as nga Rama e as nga Nano me. Po duke qene se po flasim per Shqiperi e jo per Amerike atehere rruga tjeter qe na mbetet eshte kjo e Tosit. Te pakten per 12 vjet (92-2005) PS-ja ishte vertete parti e pare me te ne krye.

Submitted by Bard (not verified) on

Zaloshnja, per te perdorur ne debat nje standart paanesie: Z. Rama ka genjyer ndonjehere keto 8 vjet Edi Rama, apo nuk duhet ti bejme keto pyetje shoferit me friken se mos na hedh ne gremine? Po ta bej pyetjen ne nje format me te qarte;

1.A ka genjyer Edi Rama duke thene qe eshte i pastrehe dhe pasuria e tij eshte 3000 euro?

2.A ka genjyer Rama kur premtoi qe do do bashkonte te majten ne 2005, dhe si e shihni ju te majten shqiptare sot pas 8 vitesh, me te bashkuar apo me te percare se ne 2005?

3.A ka genjyer Rama kur i futi njerezit ne greve urie, i mbajti 20 dite pa ngrene ne emer te nje transparence, dhe pastaj u kerkoi te dilnin megjithese transparenca nuk u be kurre?

4.A genjeu dhe zhgenjeu Rama kur i ftoi njerezit te rrezonin qeverine, te rriheshin e te vriteshin ne emer te demokracise, dhe pastaj iken naten te haje "ngjalen" me paturpesine me te madhe, me ate qe ishte shkaktari direkt i viktimave te 21 Janarit?

Duhet fantazi per te rreshtuar te gjitha rastet kur Edi Rama ka genjyer ne keto 8 vite, megjithese te genjyerit nuk eshte problemi me i madh i tij. Problemi qe shqeteson dhe duhet te shqetesoje cdo opozitar sot eshte qe ai eshte nje humbes dhe deshtak i pariparueshem. Ai ka pasur gjithe kohen dhe komoditetin e mundshem te reformoje partine e tij dhe ta shendrroje ne force fituese, dhe nuk e ka bere. Tani ka ardhur koha qe te behet bilanci, dhe llogarite do te kerkohen do s'do Rama apo ndonje tjeter. Nese ju thoni qe s'duhet ti kerkojme llogari magazinierit se e kane vjedhur, kjo me duket gjeja me qesharake ne kete dynja. Pergjegjesite jane personale, duhen kerkuar dhe do kerkohen, per kete te jesh i sigurt.

Submitted by anonim (not verified) on

Ne lidhje me kete fraze: "Në fakt, kjo ftesë e Nanos për Ruçin bën kuptim..." - > kam pershtypjen e keni perkthyer direkt nga anglishtja. Ne fakt, shqip kjo "s'ben kuptim" fare!

Sugjeroj "eshte e kuptueshme"...Ju lutem ta zevendeoni ose me kete ose me nji shprehje te ngjashme...Kini parasysh se nuk ju lexojne vetem injorante te kategorise "Arvizu, Wollfarth & Co".

Submitted by Anonim (not verified) on

Plotesisht dakord. "Ben kuptim..." shko meso me pare te shkrush shqip pastaj shkruaj artikuj ne gazete.

Submitted by Anonim (not verified) on

E sakte ben kuptim = make sense. Po Zaloshnja do te tregoje se di anglisht aq mire sa ngadonjehere i interferon me shqipen

Submitted by Vlora (not verified) on

Duket se edhe Rama po e ndjen pasi ne festen e PS-se i beri nje falenderim te vecante Rucit, por ky i fundit kam pershtypjen se e di qe ne rastin me te pare Rama do ta flake tutje si limon te shtrydhur.

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Z. Zaloshnja, Ne nje vend demokratik me sistem pluralist, shenja e pare qe e dallon ate vend nga sistemi autokrat anti-demokratik eshte pikerisht dhenja e llogarise pas cdo deshtimi. Me Edi Ramen socialistet kane deshtuar ne cdo kuptim. Prandaj nuk duhet te ishet primare ceshtja se a duhet ti behet bilanci Edi Rames por pse arriti deri aty qe te behesh kaq vone! te gjithe ata emrat e lakuar kohe pas kohe brenda PS-se si "me te miret" apo "ish mendimi ndryshe" nuk arriten te prodhonin opozicion karshi Kryetarit gjithnje humbes. Mos u cudisni per furine qe perpiqet te shkaktoje nje "pensionist" si Nano, ngreni pyetjen se si eshte e mundur qe shpresat ti zgjoje pikerisht nje pensionist. Pergjigjen me te thjeshte mund ta formulosh edhe: Edi Rama ka instaluar me njerezit e natyren e tije nje sistem brenda-partiak te frikes dhe varesise autokratike! Levizja e Fatos Nanos eshte legjitime, e kuptueshme dhe e formes me demokratike sic mund ti gjesh ne cdo kohe ne te gjithe historite e partive demokratike ne mbare BE-ne. Te humbesh ne cdo drejtim prej kaq e kaq vitesh rresht dhe te mos gjykohesh deri me sot, kjo ndodh vetem ne Shqiperi, nuk imagjinohet dot qe antare te nje partie ne BE te kene durim kaq shume me nje kryetar si Humbesi !

Submitted by Ernesto (not verified) on

Zoti Zaloshnja , Ruci me Nanon ka qene ne te njejten pozicion thjesht ka qene ne pushtet ndersa tani ne Opozite. Kjo hedh poshte konkluzionet e artikullit tend. E ke  menduar ndonjehere pse Rama nuk i dha firmat Nanos ne kete lufte presidenciale. Sepse eshte frikacak dhe mendon se asnje figure tjeter ne PS duhet te kete pozite. Sheh ndonje arsye pse gjate kohes qe Nano ishte kryetar njerzit qe kishin kundershtimet e tyre dhe kishin ide rriteshin ne detyre(pervec rastit te Metes se fundit i cili e solli ne humbje) ndersa tani perjashtohen ose behen te parendesishem. A po te duket sikur hapsirat e demokracise ne partine socialiste jane gjithmone ne renje. Po nese humb dhe zgjedhjet e ardhshme cdo nxjerre. Apo sipas mendimit tuaj duhet te presim qe berisha te kaloj ne nje bote tjeter qe Rama te vije ne pushtet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.