PD tërhiqet, moratoriumi i skafeve rikthehet për diskutim

Partia Demokratike tërhiqet nga “jo”-ja për heqjen e moratoriumit të skafeve. Tre deputetë Metalla, Dashamir Tahiri dhe Koka kanë dorëzuar në Kuvend një amendim që ka të bëjë me lejimin e jahteve, barkave motorike por jo gomoneve.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se shtynte diskutimin e nismës PS sepse ishte një amendim nga deputetët Koka, Metalla dhe Dashamir Tahiri, të cilët kanë kërkuar që nisma të kalojë edhe një herë në komisionin e Ligjeve. Kreu i grupit PS, Gramoz Ruçi deklaroi se nisma ishte hequr nga rendi i ditës pasi PD nuk kishte kuorumin për ta votuar.
“Ju e stafi juaj keni hequr nga axhenda e Kuvendit nsimën e PS për moratoriumin e skafeve. Meqënëse kolegët PD mund të kenë propozime nuk do të thotë se duhet hequr nisma... Ju s’doni votoni se s’keni kuorum ndaj po gjeni mënyra për ta hequr nga axhenda, ndërsa keni premtuar se do të jeni avokat i opozitës."
Nga ana e tij Eduard Paloka deputet i PD kërkoi të sqaronte si relator i këtij pr/ligjit, se moratoriumi ishte rrezuar në komisionin e Ligjeve. Në replikë Topalli tha “Jam dhe do të jem avokatja juaj. Do isha shumë e fyer nëse do mendonit ndryshe. Ju e dini por nuk guxini ta thoni"
(shqiptarja.com)
Add new comment