Ndahet nga jeta ‘poeti bohem’ Pano Taçi

Është ndarë nga jeta Pano Taçi, në moshën 83 vjeçare. “Një poet bohem”, ky ishte përcaktimi që i kanë bërë më së shumti, e që nuk mungonin t’ia bënin dhe një ditë pas vdekjes. Por e kanë quajtur dhe përfaqësuesi i poezisë erotike shqiptare (ja një poezi e këtij lloji me titullin ‘Qepa’: Paçka se jam kufomë e gjallë/ do marr një grua kur të vdes/ me nderim në varr të më kallë/ ndryshe pa kallur do të mbes/ Për testament ia lë një qepë/ ta shtrydhë që lotë t’i nxjerrin sytë/ kur t’ia shohin syrit në cep lotin/ do thonë e qau me shpirt. Të tjera poezi të tijat mund t’i gjeni në linkun: http://www.peshkupauje.com/2012/06/nje-lot-oh-e-desha-nje-lot).
Kishin shkruar të gjitha gazetat sot për të. Dhe i kishin kushtuar të paktën një faqe. Në Shqip ish, tok me shkrimin e Oliverta Lilës, një in memoriam i Aleksandër Çipës. Në Mapo ish Arian Leka që shkruante. Në Panorama Edmond Tupja, dhe Alma Mile me shkrimin e saj. Në Shqiptarja.com i ish marrë një mendim Bardhyl Londos, që i bënte shoqëri një shkrimi të Dhurata Hamzait. Dhe të tjerat kishin shkruar, gjithahstu.
Re.Pu.
Comments
I qofte i embel dheu.Thote
<p>I qofte i embel dheu.Thote nje shprehje afrikane"Kur vdes nje plak,digjet nje biblioteke".Mendoj se kur vdes nje poet,fillon te ngrihet nje biblioteke.Fati i artisteve neshte qe te çmohen kur nuk jane e te perçmohen kur jane gjalle.Na çmendet me kete <capchka,sikur po na ndjek Gestapoja.</p>
Add new comment