Arkiv-Lajme
Kikia: Nishani s’ka ç’i bën drejtësisë; Baze: Duam info mbi shëndetin e Presidentit
Zgjedhja e Presidentit të ri, përveç që është qortuar nga shumë drejtime si një proces i pilotuar nga kryeministri, është shoqëruar dhe me kritika të natyrave të tjera. Dy shkrime që bien në sy kanë për autor Mentor Kikian dhe Mero Bazen. I pari është i shqetësuar për sistemin e drejtësisë, ‘timonier’ i të cilit është Presidenti i Republikës. Ai flet për një sistem drejtësie tërësisht të korruptuar, ku përgjegjësia e kreut aktual të shtetit merret me mend.
Ndahet nga jeta Medin Zhega
Sot ka ndërruar jetë, pas një viti në koma, Medin Zhega, një personalitet i padiskutueshëm i sportit shqiptar, që binte në sy dhe për prerjen e staturën e tij morale. Në vijim po japim një bio të tijën, e cila për shumëkënd është e njohur, ngaqë ai ka qenë për shumë kohë në sytë e të gjithëve:
Brukseli na fshikullon; ndërsa Nishani fillon të flasë si President
Pasoja e parë e zgjedhjes së Presidentit ashtu si e zgjodhi Berisha erdhi më shpejt se sa pritej. Dhe më brutale, gjithashtu. Erdhi nga Brukseli. Petër Stanos, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, që nuk ka lënë ngjarje të Tiranës pa komentuar, është ngutur të japë një koment dhe për ditën e djeshme. Më saktë, komenti është për shkak të ditës së djeshme: “Mund t’ju them se në këtë moment është e vështirë të shohësh ndonjë shenjë apo moment pozitiv që do ta çonte Shqipërinë, liderët e saj politikë dhe popullin në fazën tjetër të procesit për anëtarësim”.
Artan Fuga për dosjet e ish-Sigurimit
Në një intervistë dhënë gazetës Panorama, filozofi dhe publicisti Artan Fuga ka dhënë këtë opinion për çështjen e dosjeve të ish-Sigurimit:
Fatos Nano ‘humbet presidencën’, dhe kërkon partinë: sulmon Edi Ramën
Fatos Nano, menjëherë pas përfundimit të aventurës presidenciale, që ish dhe një aventurë pafat e tij, u drejtohet socialistëve me një letër të hapur. Me ç’rast? Me rastin e 21 vjetorit të PS-së. Pasi harxhon ca fraza të natyrës sentimentale (P.sh. “Gëzuar së bashku 12 qershorin, festën e themelimit, festën e të gjithë socialistëve të mirë e të ndershëm”, “Asgjë dhe askush nuk ka mundur të na ndajë neve nga njëri-tjetri socialistë të dashur e të shtrenjtë”, etj), ai hyn në temë: “Unë jam tashmë para jush i gatshëm për t’ju udhëhequr drejt fitoreve të reja”.
Kush është Bujar Nishani? Një bio e shkurtër
Kryetari më i ri i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, është një ushtarak dhe politikan karriere. 46-vjeçari, që u zgjodh dje nga Kuvendi i Shqipërisë me votat e mazhorancës qeverisëse, ka edhe një përvojë të rëndësishme akademike, përkatësisht në mësimdhënien ku janë formuar kadetët e Forcave të Armatosura të Republikës. Karriera e zotit Nishani ka qenë një vijimësi në uniformën e gjelbër për të veshur më pas në mënyrë progresive kostumin e nëpunësit të ekspertizës, e në fund i ka hyrë, për të mos dalë më, zanatit të ndërlikuar të politikanit.
Futboll: Pa Shevçenkon e Ibran-n, dita e djeshme do ish një mërzi e madhe
Ndeshja mes Francës e Anglisë që u luajt dje pasdite në Donetsk ishte më e mërzitshmja deri më tani. Anglezët dukeshin sikur dikush i kishin nxjerrë me pahir në fushë, por edhe francezët, sidoqë demonstruan më shumë dëshirë e patën më shumë nën kontroll lojën, nuk ishin frymëzues. Nuk është se këtyre të fundit u munguan rastet për shënim, por goli i barazimit ishte më tepër një ‘shpikje’ e Nasri-së. Ndërsa anglezët thjesht patën fat me golin e Lescott-it.
Të kujt janë tri votat që s’shkuan për Nishanin?
Bujar Nishani u zgjodh President i Republikës në votimin e djeshëm me 73 vota. Mirëpo në votim morën pjesë 76 deputetë. Nga procesi i numërimit të votave morëm vesh se një votë ishte kundër kandidatit, dhe dy fletë votimi ishin të pavlefshme. Kush janë këta deputetë me emër e mbiemër që kanë votuar kundër apo kanë bërë të pavlefshme fletën e tyre të votimit? Njëri dihet. Ai është Vangjel Dule, i cili e demonstroi faqe botës se e hodhi fletën të pambushur.
Tri partitë më të vlerësuara nga publiku: PD, PS, AK
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka publikuar një sondazh të opinionit publik, zhvilluar javën e parë të qershorit, mbi perceptimet e qytetarëve ndaj funksionimin e institucioneve dhe partive politike, rolit të BE, SHBA dhe OSBE në arenën politike të Shqipërisë dhe opinionet e tyre për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. (http://www.soros.al/2010/foto/uploads/File/Adela/Permbledhje%20ekzekutive%20.pdf)
Politika bie në qetësi; është klimë urimesh; të paktën, hë për hë
Është pritur qetësisht zgjedhja e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Republikës, dhe siç ndodh në të tilla rrethana, janë orë urimesh. Dhe në këtë mes bien në sy urimi i Bamir Topit, dhe ai i Fatos Nanos. I pari e ka marrë në telefon pasardhësin e vet, por me këtë gjest ai nuk befason askënd më, pasi njihet për bon ton-in dhe sjelljen institucionale. Ndërsa i dyti ka lëshuar një deklaratë, ku thuhet: “Sot Shqipëria ka Presidentin e saj më të ri, i cili ka dalë nga një votim transparent në Kuvend.