Kikia: Nishani s’ka ç’i bën drejtësisë; Baze: Duam info mbi shëndetin e Presidentit

Postuar në 12 Qershor, 2012 12:38

Zgjedhja e Presidentit të ri, përveç që është qortuar nga shumë drejtime si një proces i pilotuar nga kryeministri, është shoqëruar dhe me kritika të natyrave të tjera. Dy shkrime që bien në sy kanë për autor Mentor Kikian dhe Mero Bazen. I pari është i shqetësuar për sistemin e drejtësisë, ‘timonier’ i të cilit është Presidenti i Republikës. Ai flet për një sistem drejtësie tërësisht të korruptuar, ku përgjegjësia e kreut aktual të shtetit merret me mend. “Informacionet konfidenciale flasin për një merkato në emërimet e gjykatësve dhe prokurorëve, flasin për një ushtri sekserësh që kontrollojnë ‘politikën e kuadrit ‘në sistemin e drejtësisë”, thotë Kikia në website-in e vet idea.com. Dhe në këtë mes nuk lë pa përmendur përgjegjësitë e atij që sapo është bërë President. “Bujar Nishani ka qenë Ministër i Drejtësisë dhe nëse ne do të gërmonim sot të gjenim një kontribut të tij në drejtësi, nuk do ta gjenim”, thekson ai.

Ndërsa Mero Baze sheh një problem, që të tjerët s’para e kanë parë. Bujar Nishani ka probleme të rënda shëndetësore, thotë ai, dhe prandaj kërkon nga Presidenti i ri, por dhe nga të tjerët që t’i kërkojnë, “të bëjë publike sëmundjen e tij dhe kartelën mjekësore”. “Ne duhet të dimë nga se vuan presidenti i zgjedhur dhe sa e rrezikon ajo sëmundje aftësinë e tij për të drejtuar Shqipërinë…. Ne na duhet një raport zyrtar për këtë”, përfundon Baze një shkrimin e tij në Gazetën e tij Tema online.

Re.Pu.

Comments

Submitted by illi (not verified) on

Mero ka plotesisht te drejte. Perderi sa maxhoranca ne menyre te papergjegjshme propozon A.H. dhe pastaj na e merr vesh se nuk i ka "letrat ne rregull", kush na garanton se edhe ky nuk i ka "letrat ne rregull" , gje qe mund ti sjelle nje situate te pakendshme vendit?! Bile Mero ka te drejte edhe kur e kerkon kete nga mjeku suedez, qe paska kohe qe e trajtoka B.N. Eshte krejt norname ta benin vete, por kur nuk e bejne nuk eshte keq t'ua kujtosh.

Submitted by Iluministi (not verified) on

E di qe As Saliu, as Bujari nuk e lexojne Resp. Por, edhe po ta loxojne, ata nuk i konsiderojne idete e publikut, ku perfshij dhe veten. Nese ata duan te tregojne se vertet jane per nje shtet qe perparon, 100 vjet pas themelimit te tij, te na deshmojne se e kuptojne si nje te drejte themelore te popullit informimin zyrtar, te certifikuar nga agjenci te specializuara e te njohura evropiane. Nese nuk e bejne kete, sigurisht që ata nuk do ta bejne kete, asnje nuk ka perse te ndjehet i fyer. Kjo eshte me e pakta qe ata mund te na bejne.

Submitted by nik (not verified) on

o kikia..........ku ishe ti deri tani.nuk te degjuam ti thoje bamirit pse e ke bere merkato emerimin e gjyqtareve......apo tashti te erdhi zeri ty......mire te paguan edi rama......apo po kerkon rritje rroge

Submitted by nik (not verified) on

po ti o kapterr mero.....e ke nxjerre ndonjehere raportin e psikopatit............botoje edhe nje here raportin e skizofrenise se edit......apo e ke mik tani

Submitted by murat II (not verified) on

i thoni t'i heqe ato mustaqet ky presidenti taze se ngjan si pusht magazinash

Submitted by Olti (not verified) on

Kikia ka rrjedhur si shoku Fatos. Po Pse ore u vu Bukari President qe te rregulloje gjyqesorin???? Gjyqesori eshte yll fare, Zeni plas ndonje Fabrik e se prek njeri, Iliri kthehet Ne te pafajshem mbasi kapet tu vjedh, kush vrau per garipllik Ne bulevard ka Bo mire... Kush pret nga Sala te emeroje President DALZOTAS qe te rregulloje drejtesine shqiptare ka ku shkon tani!
REspect!

Submitted by Xha Teme (not verified) on

Me kujtohet, pas rizgjedhjes ne postin e Presidentit te SHBA, Regan u pyet nga nje gazetar: - Zoti president, ju tashme i keni kaluar te shtatedhjetat. Mendoni se nga pikpamja shendetsore, jeni i afte ta kryeni detyren? Dhe Regan ju pergjigj: Ju falenderoj per pyetjen. Per te zbutur shqetsimin tuaj une po ju them se per shendetin e presidentit kujdeset nje staf i specializuar mjekesh. Nese ata do te arrijne ne perfundimin se une nuk jami  i afte te kryej detyren, atehere fare thjesht,  largohem.

Por, kuptohet, tek ne ky problem nuk ka perse shtrohet. Fatmiresisht ne kemi zotin Kryeminister, qe me gjendjen e tij shendetsore eshte plotesisht i afte te permbushi edhe ndonje boshllek qe mund te krijoi ne ushtrimin e detyres i porsazgjedhuri zoti Nishani.

Submitted by tisar (not verified) on

presidenti nishani, pervec injorimit qe tregon per  prezidentin konsesual si qellim thelbesor per hecjen e shqiperise drejt evropes(te tjeret paten kurajon  te jipnin doreheqje), paraqitet hapur edhe si sherbetor i berishes pa pike turpi. Drejtesia  ne shqiperi pranohet gjithandej se eshte e semure dhe ky ish-minister i drejtesise nuk ka bere asgje per te dhene sado pak drejtesi ne gjithe ato skandale korupsioni.tani berisha e zgjedh si simbol te haromise dhe te bashkunimit te forcave politike.nuk ka hipokrizi me te madhe!!!  bravo berishes dhe te gjithe atyre qe  votojne salen,sado qe kane lene shqiperine vendin me te varfer ne evrope, dhe prap duan qeveri dhe karrike

Submitted by Glauk (not verified) on

Meroz Baze kerkon kodra pas bregut ose gjelperen midis kashtesh ose qimen ne qull ose me mire... i ha kurrizi!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.