Futboll: Pa Shevçenkon e Ibran-n, dita e djeshme do ish një mërzi e madhe

Ndeshja mes Francës e Anglisë që u luajt dje pasdite në Donetsk ishte më e mërzitshmja deri më tani. Anglezët dukeshin sikur dikush i kishin nxjerrë me pahir në fushë, por edhe francezët, sidoqë demonstruan më shumë dëshirë e patën më shumë nën kontroll lojën, nuk ishin frymëzues. Nuk është se këtyre të fundit u munguan rastet për shënim, por goli i barazimit ishte më tepër një ‘shpikje’ e Nasri-së. Ndërsa anglezët thjesht patën fat me golin e Lescott-it.
“Për dreq”, si për ta theksuar e nxjerrë në evidencë mërzinë e kësaj sfide, ndeshja e mbrëmjes mes Ukrainës e Suedisë ishte një spektakël i vërtetë. Ukraina, e marrë për dore prej ‘plakushit’ Shevçenko (36 vjeç), i cili është parë me dyshim para Europianit për shkak të skedës anagrafike, ishte entuziaste. Shevçenko shënoi dy herë, por përpara tij kish shënuar Ibrahimoviçi, një nga më të mëdhenjtë e futbollit të sotëm. Ishte një garë mes të dyve: Shevçenko-Ibra 2-1.
Re.Pu.
Comments
Nje verejtje e cila u perket
<p>Nje verejtje e cila u perket edhe shkrimeve te tjera: lutem permbajuni rregullave te drejtshkrimit lidhur me emrat e huaj ose te pakten unifikoni praktikat tuaja. Pa Shevcenkon dhe Ibran - n ? Me drejtshkrim duhej te ishte <em>Pa Shevcenkon dhe Ibran. </em>Por ne rast se deshironi te shpikni rregulla te reja, atehere te pakten unifikoni praktikat tuaja, dmth jo vetem <em>Lescott </em>por edhe <em>Shevchenko</em></p>
Add new comment