Arkiv-Lajme
Aleanca Kuqezi: Ndryshim kushtetues për zgjedhjen e presidentit nga populli
Në një fjalim mbajtur në kongresin themelues të Aleancës Kuqezi, kryetari i saj Kreshnik Spahiu bëri sot paraqitjen më të zgjeruar të deritashme të programit të kësaj partie të re. Fryma e përgjithshme e fjalimit të Spahiut mund të përmblidhet me fjalët “mosqarkullimi i elitave politike i ka lënë shqiptarët prapa popujve të tjerë europianë”.
Çfarë po ndodh me 7 mijë m2 pyll në Parkun e Liqenit?
Në një pjesë të parkut të kodrave të liqenit, atë në afërsi të Rrugës së Elbasanit, (në foto) po priten me shpejtësi pemët në një sipërfaqe prej 7,000 metrash katrorë. Këshilltarët e majtë bashkiakë kanë dhënë alarmin, dhe thonë që në dijeninë e tyre nuk është marrë asnjë vendim në Bashki. Por Bashkia thotë që po zgjerohet rruga. - “Një masakër që ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Liqenit në Tiranë, ku mijëra metra katrorë janë shkatërruar brenda një nate. I kërkojmë Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet.
Kujdes kur divorcoheni... Sidomos nëse keni nënshkruar një Deklaratë Pasurie!
Këshilltarja ekonomike e kryeministrit Suzana Guxholli Pani është divorcuar nga bashkëshorti, inxhinier Besnik Pani. Deri këtu gjithçka normal, por... Në përpjekjet e kuptueshme për të përfituar sa më shumë nga ndarja e pasurisë pas divorcit, znj.Guxholli-Pani (në foto me “ministrat e parave” Bode e Ruli) ka kërkuar t’i provojë gjykatës që kontributet e saj gjatë viteve të martesës janë shumë më të larta se ato të bashkëshortit të saj, rrogëtar i thjeshtë.
Bouda Driss Alami Kouiyes, tani është... shqiptar (ose shqiptare)
Ditën e fundit të Majit, pra pak ditë para votimit të Presidentit të ri, presidenti Topi ka firmosur një tjetër dekret për dhënie shtetësie shqiptare. Ndryshe nga dekretet e tjerë kur në listë ka patur një, dy apo tre persona, kësaj here lista është e gjatë. Janë 39 emra. Dhe mos mendoni se bëhet fjalë vetëm për shtetas nga Kosova, siç mendohet zakonisht. Po t'u hedhësh një sy emrave, nuk i shpëton dot ngasjes për t'i bërë vetes pyetje të tilla: Cili të jetë, p.sh, Panagiotis Matheos Tzelis (me gjasa, grek), Arzu Kanber Işik (me gjasa, turk), Robert Wright, Jr.
Kosovë: Dino Asanaj u vra apo u vetvra?
Shefi i Agjencisë kosovare së Privatizimit, Dino Asanaj vrau veten, apo e vranë? Pak momente pas vdekjes së tij, mediat dolën me tituj të llojit “Dino Asanaj theret në zyrën e tij”, dhe me këtë u referoheshin plagëve të shumta të gjetura në trupin e tij. Por tani ka dalë teza e vetvrasjes. Deri të enjten të gjithë, policë, prokurorë, ekspertë mjeko-ligjorë, flisnin për vrasje, por të premten ky version ra. Papritur, Instituti i Mjekësisë Ligjore mbron variantin e vetvrasjes.
Mesazheri kurajoz kryeministror? Një inxhinier nga Vlora!
Është pritur me shumë befasi botimi i disa SMS-ve të fotografuara në ekranin e celularit të kryeministrit Berisha gjatë seancës së votimit të Presidentit të ri të Republikës. Në botimin e mëparshëm, për arsye të kuptueshme, e kishim fshirë numrin e mesazh-dërguesit që shfaqej në ekranin e BlackBerry- t kryeministror. Por një gazetare e “Shekullit” i ka rënë pas kësaj pune. I ka telefonuar dje atij numri që dallohej qartë në shkrepjet e foto-reporterit Franc Zhurda. "Pas disa thirrjeve pa përgjigje, më në fund nga ana tjetër e receptorit, u përgjigj një zë burri me theks vlonjat.
Gallup International: Shqiptarët e duan Shqipërinë e Madhe
Nano duket se e ka gjetur “Petro Koçin” e PSV-92-shit
Pasi dështoi në tentativën për t’u bërë president në 2007-ën, Fatos Nano filloi një lëvizje për shpëtimin e PS-së nga “uzurpuesi” Edi Rama. Lëvizjes së tij iu bashkua Petro Koçi, një nga themeluesit e PS-së në vitin 1991. Pasi zhvilluan takime në disa qytete së bashku, Nano u kthye në Vjenë dhe ia la gjithë barrën Petro Koçit, i cili themeloi eventualisht Partinë Socialiste të Vërtetë 1991 (PSV-91).
Këto ditë, Nano ka filluar një lëvizje të ngjashme, pasi dështoi përsëri në tentativën e tij për t’u bërë president. Edhe kësaj radhe duket se ai e ka gjetur një “Petro Koç”.
Luftë trolls-ave në internet. Sa mirë, apo sa keq?
Troll është një term i gjuhës angleze, dhe sipas Wikipedia-s, “troll-i është një person që ndërvepron me persona të tjerë të komunitetit online, dhe që lëshon mesazhe provokativë, ngacmues, jashtë teme apo pa pikë kuptimi. Qëllimi i një troll-i është thjesht të pengojë e të bezdisë gjatë komunikimit, apo të ndezë gjakrat e të tjerëve, duke mbetur vetë anonim”. Ja, fjala vjen, në website-in respublica.al ka sa të duash troll-a, të cilët futen në këtë site jo me qëllimin për të komunikuar, por me qëllimin për të fyer e bezdisur të tjerët.
Prokuroria provon veprën penale të 8 komisionerëve zgjedhorë të Dajçit, por jo motivin e tyre
Pasi kandidati socialist për kryetar komune në Dajç të Lezhës denoncoi 8 komisionerë zgjedhorë për shpërdorim detyre dhe falsifikm në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, Prokuroria e Lezhës i provoi akuzat dhe ka kërkuar 15 vite burg dhe 2.4 milione lekë gjobë si dënim për 8 komisionerët, ndër të cilët 3 ishin përfaqësues të PS-së. Sidoqoftë, prokuroria provoi vetëm se komisionerët kishin mbushur kutitë me vota të emigrantëve që nuk ishin fare në Shqipëri, por nuk sqaroi motivet që i shtynë komisionerët për të kryer këtë vepër penale.