Arkiv-Lajme
Thaçi në Arabinë Saudite: Njihni Kosovën që serbët 'e denigrojnë' si myslimane!
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një vizitë në Arabinë Saudite, ku është pritur me pompë më të madhe se sa mund të mendohet (nuk ka mbetur media pa e dhënë këtë lajm). Por nuk ka ndonjë habi në këtë mes. Autoritetet e atjeshme dinë të presin, sidomos kur bëhet fjalë për të parin e një vendi që, ashtu si ata, është në shumicën e tij me popullsi myslimane. Thaçi nuk e ka hapur shumë gjeografinë e bisedave me vendasit (nuk ka pasur shumë për të folur, pasi fushat e marrëdhënieve mes dy vendeve janë shumë të kufizuara), dhe është fokusuar tek njohja e Kosovës sovrane.
“Koka e turkut” Ristani
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, i ka kërkuar sot parlamentit që të aprovojë mandatimin e rifillimit të punës për këtë reformë dhe përcaktimin e një afati për mbylljen e saj. Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri theksoi se PS është gati të përfundojë dy çështjet e fundit të mbetura pezull në tryezë, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së dhe me procesin e ankimimit pas numërimit të votave.
Sekretari për Koalicionet flet për... koalicionet, por mbetet i paqartë te “gjithëpërfshirja”
Partia Socialiste ka edhe një “Sekretar për Koalicionet”. Ky është Ndre Legisi. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” sot, sekretari për koalicionet (në foto gjatë një proteste të opozitës në Lezhë) është disi kontradiktor kur flet për... koalicionet.
“Bukë dhe Cirk” në Ukrainë e Poloni?
“Bukë dhe Cirk” është një strategji politike që na vjen nga kohët romake (në latinisht: panem et circenses), e cila synon shushatjen e shtetasve e të të qeverisurve me spektakle e lojra, në mënyrë që ata të humbasin mendjen e të mos kërkojnë më shumë se sa një copë bukë, të cilën regjimi ua garanton, gjithsesi. Këtë metaforë e kish përdorur opinionistja e gazetës Washington Post, Anne Applebaum, në artikullin e vet, ku fliste për shpenzimet që janë bërë në Ukrainë e në Poloni në funksion të organizimit të Kampionatit Europian të futbollit (ky është ‘Cirku’ pra).
Majko flet për zgjedhjet dhe sheh ....zi e më zi
Pandeli Majko ka bërë një shënim në profilin e vet në facebook, ku nënvizon atë që do duhej të përbënte përparësinë numër një të opozitës: zgjedhjet e ardhshme. Sipas një optike pesimiste të Majkos, “sistemi zgjedhor në Shqipëri sa vjen dhe po kthehet në një kulturë mafioze manipulimi, që fillon me listat e zgjedhësve, me falsifikimin e dokumentave të identifikimit dhe me b...lerjen e votave” (nuk kuptohet qartë loja me pikat që ndajnë fjalën ‘blerje’). Dhe vijon: “Po shkojmë sërish drejt zgjedhjeve ‘më të mira se ato të kaluarat’ dhe me vjedhje industriale brenda sistemit.
Filip Çakuli: Halle, halle kjo dynja; politikanët kanë të vetat
Një artikull të tijin, ku janë të përzjera komenti me satirën, Filip Çakuli e nis me frazën e Konicës “Shqipërinë e krijuan idealistët, e ruajtën rastet, e vranë politikanët”, dhe e vijon me ndonjë konsideratë për Berishën, Ramën e Nanon (mirë do ishte të fuste dhe Metën):
Përparësitë e opozitës të raportuara nga televizionet e lajmeve të titruara
Kanalet televizive që japin lajme 24 orë non stop informonin dje në një interval të caktuar të ditës mbi tryezën e PS-së mbi teknologjinë e informacionit e të komunikimit. Lajmi ishte copëtuar në shumë fragmente (siç bëjnë gjithnjë televizione të tillë), dhe secili fragment përfaqësohej nga një shënim me titra.
Nishani i ka marrë studiot televizive me radhë
Presidenti i ri i sapozgjedhur, Bujar Nishani, është duke dhënë intervista pa fund në pritje të përurimit të mandatit presidencial. S’po ia prish askujt. E ka filluar me Fevziun e TV Klanit menjëherë pas votimit, dhe më pas ka vijuar të frekuentojë të gjitha studiot e mundshme televizive (duke përjashtuar ndonjërën, që ndoshta e refuzon për arsye ‘ideologjike’); dje kish dhënë një intervistë për programin Arena të Roland Qafokut. Dhe në çdo intervistë pranon të flitet për çdo detaj të jetës së vet.
FRD: Eduard Selami me ne për të rrëzuar Berishën në zgjedhjet 2013
Eduard Selami jo vetëm që është pjesë e Frymës së Re Demokratike (FRD) - forca politike më e re e krijuar në vend, e cilësuar në media si partia e Presidentit Topi – por në zgjedhjet e vitit 2013 do të jetë një ndër figurat kryesore në betejën për të rrëzuar Kryeministrin Berisha nga pushteti.
Pohimi për Shqiptarja.com ka ardhur nga Aleksandër Biberaj, një nga anëtarët themelues të FRD-së dhe ish-deputet i Partisë Demokratike. “Selami është në FRD me kontribute të forta dhe mbulon dhe marrëdhëniet me SHBA”, tha Biberaj për Shqiptarja.com.
Qeveritë bëjnë kërkesa censurimi pranë Google-it
Kompanisë ‘Google’ i arrijnë çdo vit shumë kërkesa nga ana e qeverive, dhe agjencive qeveritare, për të hequr materiale të ndryshme print, video, audio, foto, etj, etj. Kjo gjë merrej me mend, dhe dihej, por kompania në fjalë ka publikuar një raport të vetin që e ka quajtur Transparency Report, në të cilin jep listën e qeverive që kanë bërë kërkesa të tilla. Janë kërkesa të bëra nga gjykatat, por ka dhe plot kërkesa të tjera të bëra në rrugë më ‘sportive’, fjala vjen me telefon nga ana e autoriteteve policore.