Arkiv-Lajme

Arvizu: KQZ-ja minoi edhe një tjetër herë besimin e publikut

Postuar në 21 Qershor, 2012 07:16

Silura e dytë amerikane ndaj KQZ-së së Ristanit brenda një muaji erdhi sot nga goja e Ambasadorit Arvizu në Teatrin Kombëtar të Tiranës. Në takimin me moto “Vepro Tani!”, ai bëri pyetjet retorike: "Përse u pengua realizimi i referendumit për mbetjet? Pse KQZ-ja nuk lejoi referendumin për plehrat, në një kohë që firmat për të u mblodhën? Pse KQZ-ja minon EDHE NJË TJETËR HERË besimin e publikut ndaj saj për të vepruar me paanësi në interes të të gjithë qytetarëve?”

Çfarë po ndodh me Parkun Kombëtar?

Postuar në 21 Qershor, 2012 06:44

Prej rreth dhjetë ditësh në një pjesë e Parkut të Tiranës po ndërhyhet me prerjen tërësore të pemëve shumëvjeçare (pisha, rrepe, eukalipte, etj, 30-70 vjeçare).

Arvizu përuron nismën “Vepro tani!”; dhe bën pyetje të forta retorike

Postuar në 21 Qershor, 2012 05:33

Një nismë e ambasadës amerikane me moton “Vepro tani’ po synon të zgjojë energji të fjetura të shoqërisë shqiptare në rrethanat e sotme. Veprimtaria është përuruar sot në Teatrin Kombëtar nën drejtimin e showman-it Adi Krasta, ku është lexuar një përshëndetje e Ismail Kadaresë, dhe ku ka folur ambasadori amerikan. Në këtë moment të parë, agjencitë e informacionit kanë veçuar vetëm disa pyetje të fortta, që Arvizu ka bërë në këtë takim: "Përse u pengua realizimi i referendumit për mbetjet? Pse KQZ-ja nuk lejoi referendumin për plehrat në një kohë që u mblodhën firmat?

"Shteti" i Lazaratit, ku policia nuk shkel dot

Postuar në 21 Qershor, 2012 04:38

Në Kordhocë, rreth një kilometër larg hyrjes në fshatin e Lazaratit, është  kufiri që  Policia e Shtetit i ka vënë vetes në Gjirokastër. Aty prej ditësh janë ngritur postblloqe me trupa të përbëra nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e Delta Forcë. Megjithëse janë të armatosur gjer në dhembë, më tutje askush nuk guxon të bëjë një hap. Rruga drejt Lazaratit është e lirë, edhe nga lazaratasit.

Në fshat

Të përditshmet e opozitës injorojnë intervistën e Fatos Nanos në TV Klan

Postuar në 21 Qershor, 2012 03:45

Fatos Nano ka qenë mbrëmë në studion e programit Opinion të TV Klanit, ku ka paralajmëruar, ndoshta përuruar, nismën e tij të re “për të rimarrë në dorë PS-në e për të rindërtuar një opozitë fituese në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”. Pjesa më e madhe e të përditshmeve të sotme që janë më afër opozitës e kishin injoruar këtë lajm. Shqipi e njoftonte në faqe të parë, por lajmit i kish dhënë një hapësirë të vogël në fund të faqes katër, atje ku zakonisht gazetat më afër qeverisë japin informacion mbi vizitat e Jozefina Topallit brenda e jashtë vendit.

Tabela e Tahirit dhe Argita 1 miliardëshe

Postuar në 21 Qershor, 2012 02:35

 

Deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri është duke mbrojtur veten në një proces gjyqësor të nisur me padi të fëmijëve të kryeministrit Sali Berisha. Sot paradite u zhvillua një tjetër seancë. Për ata që nuk e dinë, kjo histori nisi nga një deklaratë e Tahirit në një emision televiziv tetorin e vitit të kaluar: “Sali Berisha është i korruptuar, i biri dhe e bija janë të përfshirë në korrupson”. 

Ish-kryeministri rumun tenton vetvrasjen pas dënimit për korrupsion

Postuar në 21 Qershor, 2012 02:14

Adrian Nastase, kryeministri që firmosi antarësimin e Rumanisë në BE, qëlloi vetveten dje me armë, vetëm disa orë pasi gjykata e lartë rumune e dënoi me dy vjet burg për korrupsion. Ai është i shtruar në një spital të Bukureshtit dhe duket se e ka kaluar rrezikun për jetën, raporton New York Times.

Polemikë në gazetën Express: Berat Buzhala versus Arbër Zaimit

Postuar në 20 Qershor, 2012 14:56

Ka një polemikë në shtypin e Prishtinës lidhur me zgjedhjet në Kaçanik, të cilat janë fituar nga PDK-ja. Fillimisht ka qenë Berat Buzhala, gazetar dhe deputet i maxhorancës, që i ka parë këto zgjedhje si provë të n-të të forcës së partisë së Thaçit (kandidati i PDK-së ka fituar qysh në raundin e parë).

Ngjela: Berisha po bën ç’i do qejfi; opozita është e plogësht

Postuar në 20 Qershor, 2012 12:09

Ngjela e fillon një intervistë për televizionin TV A1Report me një ide të sforcuar, ku duket se ngatërron dëshirën me realitetin. “Sali Berisha është në konflikt me Washingtonin”, ia bën ai. E vërteta është se nuk duket se ka ndonjë luftë mes Berishës e Washingtonit. Por Ngjela vijon në të vetën: “Të shikojmë kush do e fitojë konfliktin. Ne jemi me Washingtonin.”

Pas 5 vitesh, Qeveria u heq privatëve pagat e referencës

Postuar në 20 Qershor, 2012 11:51

Merr fund me bujë një nga vendimet më të debatuara të qeverisë shqiptare, të miratuara që nga viti 2007: hiqet paga e referencës për sektorin privat. Vendimi, i përfolur më parë edhe në shtyp, u morr sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme