Çfarë po ndodh me Parkun Kombëtar?

Postuar në 21 Qershor, 2012 06:44

Prej rreth dhjetë ditësh në një pjesë e Parkut të Tiranës po ndërhyhet me prerjen tërësore të pemëve shumëvjeçare (pisha, rrepe, eukalipte, etj, 30-70 vjeçare).

Ky proces ka përfshirë gjithë zonën e Parkut përgjatë rrugës së Elbasanit, që prej Fakultetit të Ekonomisë e deri në Sauk. Si fillim janë prerë tërësisht pemët në një sipërfaqe prej rreth 5000 m2 në zonën e hyrjes së Parkut; përgjatë rrugës së Elbasanit në një brez gjerësi 10-30 m dhe; brenda rrethimit te Varrezave të Dëshmorëve gjithashtu në një brez me gjerësi rreth 10-15 m. Të gjitha këto zona bëjnë pjesë brenda kufijve të Parkut të Tiranës, kufij dhe destinacion i shpallur me vendim të KRRTRSH-së dhe si të tillë nuk mund të ndryshohet pa një vendim tjetër të po këtij organizmi eperor.

Gjithashtu, nga piketimet paraprake shihet se projekti parashikon shkatërrimin e rrethimit të Kopeshtit të Pallatit të Brigadave dhe prerjen e pemëve në një brez 10-15 m brenda tij. Natyrisht që shkatërrimi i rrethimit përfshin gjithë murin origjinal me harqe, kullat prej guri në fillim dhe në fund, portën monumentale të Pallatit, vend-rojet ceremoniale, etj, të gjitha pjesë e Parkut të Pallatit, i cili me VKM është shpallur vite më parë "Monument Kulture".

I gjithë ky shkatërrim, bëhet në emër të një projekti fantazmagorik për zgjerimin e rrugës së Elbasanit. Themi “fantazmagorik”, pasi në terren nuk ka asnjë tabelë që të sqarojë publikun për gjithë çka po ndodh (gjë që përbën detyrim ligjor).

Gjithashtu, nuk dihet se kush e ka hartuar këtë projekt; kush e ka miratuar dhe në çfarë instance; a është bërë dhe kush e ka bërë raportin e ndikimit të mjedis; kush e ka ndryshuar destinacionin e pjesës së Parkut që po tjetërsohet e për rrjedhojë shkatërrohet; a është kërkuar prononcimi i IMK-së për shkatërrimin e një monumenti kulture siç është parku i Pallatit të Brigadave; etj.

Bashkia e Tiranës mundohet të ofrojë informacionin minimal, duke deklaruar herë për një projekt me 4 korsi e herë me 6 korsi. Në fakt, përfundimi i autostradës Elbasan-Tiranë, e nxjerr jashtë loje këtë investim të sforcuar, duke hedhur kështu hije të rënda dyshimi për arsyet reale të këtij shkatërrimi.

Re.Pu.

Comments

Submitted by andi (not verified) on

Ne cilen, dite? Ne cfare ore? Me cilet qytetare eshte konsultuar z. Basha sipas motos "Ju jenit te paret (qytetaret)"? Perderisa nga fushata e tij elektorale u propagandua se do merret mendimi dhe se qytetaret do te jene vendimmarres ne ndryshimet e projektet qe une (z. Basha) do bej per kete qytet.

Submitted by ma h' mut (not verified) on

"Putting People First" eshte slogani i Bill Clinton ne 1992.

Berisha eshte nje majmun qe imiton poshte e perpjete, eshte nje safi islamiko komunist qe i qan zemra te duket si amerikan dhe kjo vetem se atje mvaren fijet  e pushtetit te tij.

Këtë, ai e ka kuptuar shume mire se e provoi prej tyre ne '97.

Zoti Rama, nuk e ka kuptuar akoma se nuk mund te vij ne pushtet duke luajtur lojen e Putin per destabilizimin e Ballkanit(21 janari) aq me teper me inkurajimin e ca spiunve serb nga malesia e madhe ne parlament.

Submitted by arvanites (not verified) on

Nuk e di si e ndjejne veten gjithe ata qe kan votura Lulzim Bashen ne 8 maj.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Shume mire ndjehen.Luli atyre votuesve u ka punesuar Grate diku ne shtet a ne Bashki.Dhe me leket e punes se grave te tyre,e kane garantuar Tironcit gotene Rakise te lokali Lagjes.

Submitted by arvanites (not verified) on

Behet fjale per mbi 120,000 votues. Heqim 20,000 katunare provincash qe erdhen per te votuar ne Tirane ate dite me regjistrimin ne Gjendje Civile ne baze te kontratave falloco te qirase, heqim dhe nja 20,000 mije tironca qe u jane punesuar grate ngelen edhe 80,000 loqe.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Shifrat tuaja jane te sakta dhe mua me del llogaria tamam.

120.000  (votues per PD)

- 20.000  (katunare) = 100.000

100.000 (kane mbetur tani)

- 20.000 (qe u jane punesuar grate)

Mbeten edhe 80.000

Duhet te keni parasysh qe tendenca e votimit eshte familjare, ne kuptimin sic voton burri, ashtu edhe gruaja ashtu edhe femijet. Duke patur parasysh se nje familje perbehet rreth 4 vete i bie qe 80.000 te mbeturit te jene pjesetaret e tjere te familjes....

Por gjithsesi ky nuk eshte votim per PD, eshte votim per interesa pune, per punesim, per mospushim nga puna, pra thjesht votim per buken e gojes... Nuk eshte votim por eshte turp. Edhe ne kete votim jo se gjykimi jone eshte 100% pasi nuk eshte votuar vtem nga interesi por edhe ngaqe shume njerez ne vend te trurit kane nje cope loqe...

Pra ketu hyne ne pune edhe Loqet. Ne cdo vend ka Loqe (me te madhe biles), keshtu qe edhe ne nje qytet te madh si Tirana, patjeter qe numri i loqeve eshte i madh duke patur parasysh raportin me popullsine. Pervec ketyre duhen zbritur ata te thaseve te miellit. Duhen zbritur vullnetaret e Enverit dhe Hysniut (milloshit behet fjale).

Ketu duhen hequr edhe nje numer i madh "njerez-fantazma" te regjistruara ne garazhe, pulari, ne adresa qe nuk egzistonin, megjithese u permenden.

Nuk dihet gjithashtu sa ka qene numri i kosovareve qe kane votuar.

Nuk dihet se sa ka qene numri i fluturimeve te shumta te BEL AIR nga Italia, pasi gjate asaj kohe thone qe sillnin studente pa bileta......

Submitted by Anonim (not verified) on

thojeni shqip, pse i bini kaq gjate? Jane shoket e Edi Rames, si Bashkim Ulaj apo Zamir Mane, qe tani ndjehen te plotfuqishem, dhe po i japin ketij vendi doren e fundit te vjedhjes. Cfare ka te habitshme ketu? E vetmja habi eshte PS-ja qe nuk po ndjehet fare.

Submitted by nik (not verified) on

pse.ku do ta gjeje luli token me zgjeru rrugen.apo per te dale nga tirona me shku ne krrabe duhet me i ra nga durrsi.

edhe flasin ato arkitekte qe deri dje jepshin lejet e ndertimit te pallateve dhe e bon tironen beton dhe rruge te ngushta pa prespektive.

kur prishnin lulishtet ke qendra ku ishin kto ambientalistet e famshem.

a ka shume budallej qe ju besojne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.