Arkiv-Lajme
Zef Brozi: Kandidimi i Nanos për postin e Presidentit ishte kurth i Berishës
Zef Brozi, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit që bëri divorc të bujshëm me regjimin ‘Berisha 1’ në vitin 1995, ka qenë vazhdimisht aktiv në jetën publike shqiptare, kryesisht me intervista e shkrime, s’ka gjë se është me banim në SHBA. Sot ai ishte intervistuar nga shqiptarja.com me rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ja intervista e plotë e tij.
Demokracia e Re kryeson në exit poll me diferencë fare të ngushtë
Rezulatet e një sondazhi të kryer pas mbylljes së votimit të sotëm në Greqi (njohur ndërkombatarisht me termin anglez “exit poll”), tregojnë fituese të zgjedhjeve parlamentare partinë Demokracinë e Re, e cila kryeson garën elektorale me një diferencë fare të ngushtë nga radikalët e majtë të Syriza-s.
Tony në Kosovë
Njeriu kyç që vuri në lëvizje ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë, Tony Blair - (kosovarët e kanë me qejf ta thërrasin në emër: Toni) - do të jetë të hënën për një vizitë në Prishtinë. Sipas shtypit kosovar ish-kryeministri britanik, përmes Fondacionit të tij “Faith Foundation”, do të ndihmojë dy universitete kosovare në "promovimin e tolerancës dhe debatit kritik për rolin e feve në shoqëritë demokratike".
TV grek: 40 % po votojnë parti tjetër nga ajo që votuan në 6 maj
Të ndjekur nga sytë e thuajse gjithë botës, grekët kanë që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm që po votojnë. Do votohet deri në orën 18.00, por as ata me humor nacional të ngritur nga fitorja e mbrëmshme me Rusinë në kampionatin europian të futbollit, nuk guxojnë të bëjnë parashikime. Sondazhet tregojnë që një pjesë e madhe e elektoratit, është krejt e pasigurtë çfarë ane të mbajë.
Mendja te alguasil-ët....
Alguasil-i në spanjisht është një tip oficeri policie. Servantesi bën fjalë diku për një alguasil trim dhe për ndihmësin e tij, të cilët "mbanin" dy femra me një nam shumë të keq. Këto nimfa "mirëbërëse" dilnin në panairet e mëdha të kohës, ose në raste të tjera solemne, veshur në mënyrë të atillë që merrej vesh një sahat larg se ç'mall ishin. Kur i hidhnin grepat ndonjë të ardhuri që marrosej pas tyre, menjëherë njoftonin me marifet dashnorët e vet policë se ç'hotel kishin zënë.
Countdown në Greqi
Europa po mban frymën ndërkohë që në Greqi sot votohet. Një e dielë elektorale kruçiale me ndikim përtej skenës politike greke dhe që pritet të determinojë të ardhmen e Athinës në Eurozonë.
Pas suksesit në votimet e 6 majit, Alexis Tsipras, 38 vjeç, me Syriza-n e tij, i ka bërë të gjitha hesapet të mbështetura te zemërimi i grekëve përballë planit të masave të kursimit. Objektivi i tij është të rinegociojë termat e këtij plani ndërkombëtar, por pa dalë nga Euro.
Partia e Beppe Grillo-s del parti e parë në Itali?
Fati ndihmon veprimtarët e AK-së; por policia e merr hetimin shtruar!!!!
Lidhur me aksidentin që i ndodhi autobusit me veprimtarë të Aleancës Kuq e Zi, Mero Baze ka shkruar në të nxehtë një koment. Baze e fillon me atë që, sipas tij (dhe sipas shumë agjencive të informacionit) ka ndodhur: “Aksidenti i autobusit me delegatë të Aleancës Kuqezi ka gjithë gjasat të jetë aksident tipik shqiptar. Një fuoristradë nervoze, siç bëhen nervozë parellinjtë e rinj shqiptarë që nuk i le dikush të parakalojnë, i ka prerë rrugën autobusit, e ka goditur dy herë sipas dëshmitarëve, i ka humbur atij sigurinë dhe e ka çuar në humnerë.”
Guxholli: Scoop-i i Shekullit është lojë e ish-tim shoqi
Këshilltarja e kryeministrit, Suzana Guxholli, për të cilën Shekulli në numrin e sotëm ka publikuar scoop-in e mospërputhjes së pasurisë së deklaruar në institucionin e verifikimit e kontrollit të pasurisë me pasurinë e pretenduar prej saj në seancat gjyqësore gjatë divorcit, ka reaguar menjëherë. “Dua të bëj me dije opinionin publik, që çfarë thuhet në gazetë janë shpifje dhe intriga të frymëzuara e të nxitura nga ish bashkëshorti im dhe të përdorura nga politika”, thotë ajo fillimisht. Më pas bën shpjegimet e veta:
Nesër grekët do të votojnë; ç’rezultat do të dalë, vallë?
Nesër janë zgjedhjet greke, të dytat në harkun e pak javëve. Janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Greqisë moderne. Dhe më delikatet. Këtë e di shumë mirë dhe Foivos Karzis, komentator i radios 9,84, një radio shumë popullore në Athinë. Sot, në vend të komentit të improvizuar, ka mbajtur një gati fjalim, me mjaft pathos patriotik, që me siguri e ka pasur të shkruar e të menduar: “Është hera e parë qysh prej kohëve që s’mbahen mend, që jemi shndërruar në qendrën e botës.