TV grek: 40 % po votojnë parti tjetër nga ajo që votuan në 6 maj

Postuar në 17 Qershor, 2012 06:28

Të ndjekur nga sytë e thuajse gjithë botës, grekët kanë që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm që po votojnë. Do votohet deri në orën 18.00, por as ata me humor nacional të ngritur nga fitorja e mbrëmshme me Rusinë në kampionatin europian të futbollit, nuk guxojnë të bëjnë parashikime.  Sondazhet tregojnë që një pjesë e madhe e elektoratit, është krejt e pasigurtë çfarë ane të mbajë. Rreth 700 mijë janë të pavendosurit dhe sipas një kërkimi të bërë nga Televizioni kombëtar Ant-Ena, rreth 40 përqind e zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votimet e 6 majit, kanë ndërmend të votojnë ndryshe, pra një parti tjetër. Është një përqindje aq e lartë sa mund ta revolucionarizojë tërësisht kuadrin e fragmentuar politik që doli nga kutitë e votimit 6 javë më parë. (A.N.)

Comments

Submitted by Gingi (not verified) on

Ops. Sondazhet e porositur. Financa nuk do lejoje nje Islande tjeter ?
Shpresojme Berisha te mbetet i vetmi qe falsifikon rezultatin elektoral.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.