TV grek: 40 % po votojnë parti tjetër nga ajo që votuan në 6 maj

Të ndjekur nga sytë e thuajse gjithë botës, grekët kanë që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm që po votojnë. Do votohet deri në orën 18.00, por as ata me humor nacional të ngritur nga fitorja e mbrëmshme me Rusinë në kampionatin europian të futbollit, nuk guxojnë të bëjnë parashikime. Sondazhet tregojnë që një pjesë e madhe e elektoratit, është krejt e pasigurtë çfarë ane të mbajë. Rreth 700 mijë janë të pavendosurit dhe sipas një kërkimi të bërë nga Televizioni kombëtar Ant-Ena, rreth 40 përqind e zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votimet e 6 majit, kanë ndërmend të votojnë ndryshe, pra një parti tjetër. Është një përqindje aq e lartë sa mund ta revolucionarizojë tërësisht kuadrin e fragmentuar politik që doli nga kutitë e votimit 6 javë më parë. (A.N.)
Comments
Ops. Sondazhet e porositur.
Ops. Sondazhet e porositur. Financa nuk do lejoje nje Islande tjeter ?
Shpresojme Berisha te mbetet i vetmi qe falsifikon rezultatin elektoral.
Add new comment