Arkiv-Lajme
Për tifozët italianë: Ja rrethanat e kualifikimit të Italisë pas ndeshjeve të ores 20.45
Shumë njerëz janë duke pritur ndeshjet e orës 20.45, Itali-Irlandë dhe Spanjë-Kroaci. Për ata tifozë italianë (të cilët në Shqipëri duket se janë të shumtë) që janë disi konfuzë, për shkak të formulës të ngatërruar, lidhur me mundësitë e kualifikimit të Italisë për në turin e mëpastajmë, sqarojmë:
Cili është institucioni më i besueshëm në Shqipëri? Ambasadori amerikan
Çfarë bën dikush teksa has vështirësi në përpjekjet për të gjetur apo marrë të drejtën që i takon? U drejtohet institucioneve, që në një rast mund të jetë prokuroria, në një rast tjetër policia, gjykatat, etj, etj. Po në Shqipëri? Në Shqipëri, i vetmi institucion që gëzon besimin e qytetarëve është Ambasadori amerikan në veçanti, dhe ambasadorët në përgjithësi. Letrat publike që janë publikuar së fundmi, kanë pasur në krye dhe saktësimin “Për dijeni: Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë”.
Të gjithë janë entusiazmuar nga zgjedhjet greke; me përjashtim të tregjeve
Lajmi i parë i të gjitha agjencive të lajmeve në të gjitha vendet kryesore të botës gjatë 24 orëve të fundit ka pasur të bëjë me zgjedhjet në Greqi. Kjo ‘qasje’ kish filluar qysh në mëngjesin e djeshëm, por u theksua para mbylljes së kutive të votimit, në pritje të exit poll-eve, dhe më tej raportimi vijoi i pandërprerë e i përzjerë, ose i shoqëruar, me komente e analiza. Fitorja e ngushtë e konservatorëve, dhe mundësitë praktike të këtyre të fundit për të ndërtuar një koalicion qeverisës në parlamentin e ri, dhanë shpresë se kriza greke po shkonte drejt mbylljes.
Në Prishtinë nuk e besojnë versionin e vetvrasjes së Dino Asanajt
Itali: Një festival idesh që u shndërrua në një festë për shumë njerëz
Për katër ditë me radhë, në Bolonjë, u mbajt një festival i veçantë me titull ‘La Repubblica delle Idee” (Republika e Ideve). Ky festival u oganizua nga e përditshmja italiane la Repubblica, në bashkëpunim me bashkinë e këtij qyteti. Një shesh i këtij qyteti u shndërrua në një sallë të madhe, ku spektatorët ndiqnin fjalën e dikujt në skenë, interpretimin e dikujt tjetër, shpesh dhe debatin që zhvillohej atje. Ishte një aktivitet, ku stili përzjehej me substancën, ku show përdorej për t’i bërë idetë më ndjellëse.
Ambasadorja gjermane: Shpresuam për një president konsensual
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, duke folur për Deutsche Welle-n, ka thëne se ajo dhe të tjerë ambasadorë në Tiranë kishin shpresuar që të arrihej konsensusi në zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, por sidoqoftë ajo ka theksuar se, të paktën, parlamenti shqiptar e zgjodhi presidentin e ri me një proces kushtetues dhe se kjo është më e rëndësishmja.
Burgaj: Po përgatitim operacionin për të ndërhyrë në Lazarat!!!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, po shfaqet gjatë këtyre orëve në media, duke u ngrefosur mbi një plan masash operacionale për të hyrë në Lazarat. “Është rrethuar Lazarati”, gjëmon media që i mban ison policisë lidhur me këtë çështje. Dhe pakkush pyet: Po pse erdhën punët kështu, që policia të na shesë si sukses rrethimin e Lazaratit?
I vihen prangat shoferi të autobuzit me veprimtarë të AK-së; ‘e ka shpikur’ fuoristradën?
Është arrestuar Mit’hat Biçaku, shoferi i autobuzit që bartte delegatë të Aleancës Kuq e Zi. Policia nuk ka besuar pretendimet e tij, sipas të cilave një fuoristradë është përplasur qëllimisht me autobuzin deri sa ka bërë që ai të humbasë kontrollin e mjetit të tij. Ky është një pretendim që e kanë dhe një numër udhëtarësh, por ekspertiza e deritanishme e policisë ka arritur në përfundimin se shoferi, jo vetëm ka rënë në humnerë për fajin e tij, por edhe e ka shpikur ngjarjen me fuoristradën ‘armike’.
Pse INSTAT-i nuk jep të dhënat mbi Censusin?
Para dy muajsh, ne të respublica-s publikuam lajmin, sipas të cilit rreth 70% e shqiptarëve nuk kanë pranuar të deklarojnë identitetin e tyre fetar. Kreshnik Spahiu jep një të dhënë tjetër në Shqipin e sotëm: 62% e tyre kanë refuzuar t’i përgjigjen pyetjes mbi përkatësinë etnike. Dhe këto janë shifra që rrjedhin në rrugë ‘jo legale’. Instat-i, që organizoi Censusin, e ka blinduar informacionin lidhur me këto çështje. As në kohët e Enver Hoxhës informacioni zyrtar nuk ka qenë kaq i blinduar.
Greqia drejt qeverisë pro-euro, por surprizat nuk përjashtohen
Katastrofa për Athinën dhe për Europën duket më e largët. Mbrëmja pas votimeve më të rëndësishme në historinë e afërt greke nisi me një "rrotë më rrotë" dramatike mes së majtës dhe së djathtës, por exit poll-et, projeksionet dhe rezultatet e para zyrtare flasin për një fitore të konservatorëve pro-euro të Demokracisë së Re. Formacioni politik i Antonis Samaras që tashmë ka folur publikisht për fitore "jo vetëm për grekët por për gjithë Europën", po shkon drejt numrit 127 të vendeve të Parlamentin e ri.