Nesër grekët do të votojnë; ç’rezultat do të dalë, vallë?

Nesër janë zgjedhjet greke, të dytat në harkun e pak javëve. Janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Greqisë moderne. Dhe më delikatet. Këtë e di shumë mirë dhe Foivos Karzis, komentator i radios 9,84, një radio shumë popullore në Athinë. Sot, në vend të komentit të improvizuar, ka mbajtur një gati fjalim, me mjaft pathos patriotik, që me siguri e ka pasur të shkruar e të menduar: “Është hera e parë qysh prej kohëve që s’mbahen mend, që jemi shndërruar në qendrën e botës. As shpërbërja e perandorisë otomane, as lufta për pavarësinë nuk prodhuan dot këtë interes planetar kaq të ethshëm. Edhe njeriut më të fuqishëm të botës, Barack Obama-s, i kanë hyrë të dridhurat prej krizës sonë.”
Ka dashur me këtë të krijojë një si vetëdijë për momentin që po kalon Greqia, dhe të inkurajojë grekët të dalin në votime për t’i dhënë një zgjidhje kësaj krize.
Re.Pu.
Add new comment