Tabela e Tahirit dhe Argita 1 miliardëshe

Deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri është duke mbrojtur veten në një proces gjyqësor të nisur me padi të fëmijëve të kryeministrit Sali Berisha. Sot paradite u zhvillua një tjetër seancë. Për ata që nuk e dinë, kjo histori nisi nga një deklaratë e Tahirit në një emision televiziv tetorin e vitit të kaluar: “Sali Berisha është i korruptuar, i biri dhe e bija janë të përfshirë në korrupson”.
“Deklarata të tilla përbëjnë shpifje publike dhe fyerje për paditësit duke i cenuar ata në nderin, personalitetin dhe emrin e mire (reputacionin) që gëzojnë”,- thuhet në padinë për shpifje të fëmijëve të kryeministrit, Argita e Shkëlzen. Dhe kërkojnë dëmshpërblim prej 8 milionë lekësh (4 milion të reja për secilin). Deputeti i majtë është sfiduar kësisoj të provojë atë që ka deklaruar. Dhe mes të tjerash, në përpjekjet e këtyre ditëve për mbrojtje, ai ka përgatitur edhe një tabelë përmbledhëse të deklaratave të pasurisë së Argita Malltezi Berishës.
Në këtë tabelë (në foto) deputeti ka renditur e krahasuar deklarimet e vetë znj.Malltezi-Berisha për pasurinë e saj nga viti 2005 në vitin 2011. Nëse referimet e Tahirit janë të sakta, del se Malltezi-Berisha ka deklaruar 85 milionë e 600 mijë lekë pasuri në 2005 dhe 182 milionë e 567 mijë e 910 lekë pasuri në 2011. Pra ka fituar këto 6 vite, 96 milionë e 967 mijë e 910 lekë të reja; shkurt, rreth 1 miliard lekë të vjetra.
"Në vitin 2005, kur i ati mori pushtetin, 850 milionët, znj.Malltezi i justifikoi me punën në Kosovë; pasurinë pas këtij viti, deri në 2011, i justifikon me punën si avokate në Tiranë" – përmbledh Tahiri në tabelën që e ka paraqitur në një bashkëbisedim me anëtarët e një blogu online. Booh... 1 miliard në 6 vjet si avokate... Ndoshta Tahiri do bënte mirë të merrte një tufë avokatësh dëshmitarë në gjyq. Nëse të gjithë fitojnë kaq shumë në 6 vjet, ky po që qenka profesion! (A.N.)
Comments
Lume ata e mjere ne ! Dhe

Lume ata e mjere ne ! Dhe pastaj ankohemi qe s'kemi rritje ekonomike e rritje mireqenie ?! Na paska verbuar opozita ! Mesatarisht tek miliardat e Malltezit dale dhe une e femijet e mi milionere, sipas statistikave. Ti Shqiperi me jep nder...dhe pse jam bere 'me nder...'...

perrallat e tahirit. ne se ka

perrallat e tahirit.

ne se ka gje ti drejtohet prokurorise (se ka edhe ina ramen me vete),ndryshe te paguaje gjoben dhe te mos llomotite me.

men

ta bofte Zoti gjoben ty, aq

ta bofte Zoti gjoben ty, aq te madhe sa c'po ja boni Shqiperise

Ajo qe me shkaterron me shume

Ajo qe me shkaterron me shume nga te qeshurit (me pahir si ne nje tragji-komedi) eshte padia per shpifje e avokatit te femijeve Berisha: " duke i cenuar ata në nderin, personalitetin dhe emrin e mire" ... Qe ketu duhet te filloje mbrojtja e deputetit Tahiri. Le te beje nje anketim ne Fb dhe le te shohim se sa "emer te mire" gezojne keta milioneret e ndershem te Sali Berishes. Kulmi i talljes me njerezit...fara keqe ka infektuar krejt vendin dhe po i merr frymen nje populli!

ke te drejte. kane ardhe kohe

ke te drejte.

kane ardhe kohe "moderne".

kane emer me te mire keta pafamiljet qe marrin nga 2 - 3 gra apo qe dalin lakuriq ne publik,kurse familjaret e rregullt jane bere jashte mode.

Add new comment