Ngjela: Berisha po bën ç’i do qejfi; opozita është e plogësht

Ngjela e fillon një intervistë për televizionin TV A1Report me një ide të sforcuar, ku duket se ngatërron dëshirën me realitetin. “Sali Berisha është në konflikt me Washingtonin”, ia bën ai. E vërteta është se nuk duket se ka ndonjë luftë mes Berishës e Washingtonit. Por Ngjela vijon në të vetën: “Të shikojmë kush do e fitojë konfliktin. Ne jemi me Washingtonin.”
Më tej, ai hidhet tek plogështia e opozitës, dhe këtu thotë të vërteta që s’kundërshtohen: “Elektorati i majtë është i pezmatuar. Saliu po i fiton betejat. Po vjedh, po grabit. Është kundër të gjithë perëndimorëve, dhe po jeton”. Të gjithë këtë e thotë për të nënvizuar dobësinë e opozitës, së cilës “po i bien aksionet”.
Dhe e mbyll duke e kapur demin prej brirësh: “Kryesorja janë zgjedhjet e lira. Nëse arrijmë të mbajmë zgjedhje të lira… pastaj guri e gjen vetë vendin e vet”.
Re.Pu.
Comments
Tamam keshtu shprehej ky

Tamam keshtu shprehej ky Ngjela per socialistet dikur.......kur ishte me demokratet.

Pyetja duhet bere a ka a po

Pyetja duhet bere a ka a po s'ka te drejte O Anonim? Perse ti nuk i jep pak te drejte qe pati burrerine te shohi se cfare drejtimi po merrte PD dhe u terhoq si burrat e jo si disa lango qe vazhdojne ti sherbejne akoma ketij sistemi te degraduar. Dhe ka po guximin t'ja perplase edhe Rames kur sheh qe Rama s'eshte aty ku duhet te jete.

Avokat keni të drejtë por çti

Avokat keni të drejtë por çti bëshe kur shoqëria jonë është 75%fshatarë dhe 75%myslymanë të bëjë një pyetje keni parë ndo një shoqëri me përqindje të tillë që të ket mentalitet demokratik dhe të ketë hvillim ekonomik me qënse jeni i lexuar mundohuni të gjeni një ilaç për shoqërinë tonë që të bëhet me mentalitet demokratik dhe të ingranohemi në shoqërinë europiane

Berisha do vazhdoje
Berisha do vazhdoje sulltanatin e vete deri sa Rama te jete lider i opozites...Nje lider qe nuk frymzon me,i konsumuar dhe votuesit jane lodhur nga deshtimet e tija me doktorin...
nqs sot do te kishim

nqs sot do te kishim opozite, sot Shqiptaret do ishin ne shesh, Per qeverine qe vjedh per nje president me diplome fallc, ettj etj.

po krijohet pershtypja sikur Rama dhe opozita jane pjese e vjedhjes qe po i behet Shqiperise. Sot Rama doli dhe po flet per aspiratat europiane (duke na velur topat).

Zoti Ngjela, keni rene ne
Zoti Ngjela, keni rene ne pesimizem!
Sulltanet ne Orient dhe Diktatoret ne oxident bejne cfare u do qejfi! Opozita ka detyre te tregoje keq qeverisjen e pushtetareve por kur populli mbyll syte ky eshte Bahti jone!
Shpresa e Vetme eshte votimi plebishitar Kunder kancerit te Shqiperise; nese nuk ndodh tregon se kanceri nuk ka shkuar deri ne kocke!
U pa kjo pune!
Zgjedhjet po vijne! Ne

Zgjedhjet po vijne! Ne qytetaret e Tiranes duhet te bejme diferencen.

Dhe kjo eshte shume e thjeshte:

Te votojme per korifeun erudit te shqiptarizmit, pro-amerikanin e terbuar dhe mikun e ngushte te Barak Obames dhe Mit Romney-t,

superintelektualin me dije e kulture te gjere anglo-saksone, avokatin e spikatur te çunave te mire te Kamorres, gjenialin Spartak Ngjela.

Dhe pastaj ne, shqiptaret do te jemi te gjithe pro-amerikane e te gjithe te lumtur thjesht sepse te gjitheve do te na rriten aksionet!

ky ngjala eshte shume i

ky ngjala eshte shume i mencur.prandaj e ka zgjedhur edi.

avokat qe ska fituar asnje gjygj.

Add new comment